Connect with us

Ndërtim

Disa kompanive ndërtimore në Skenderaj u ndërpriten punimet, nuk ofrojnë siguri për punëtorët

Published

on

Është dashur humbja tragjike e jetës së një punëtori që komuna të vë në lëvizje organet kompetente në mbrojtje të punëtoreve në sektorin e ndërtimtarisë në qytetin e Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Portali rajoni.org edhe më herët kishte shkruar për punëtoret e ndërtimtarisë që po punojnë nëpër objekte të ndryshme në këtë qytet, pa masa të duhura të sigurisë madje këtë e kishte dëshmuar edhe më foto nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo si duket fotot e publikuara nuk kishin mjaftuar që të vë në lëvizje organet përkatëse komunalë për të parë së si qëndron puna rreth kësaj çështje, derisa ndodhi rasti tragjik ku humbi jetën.

Burime të rajonit tregojnë së tek tani, pas kësaj ngjarje tragjike, institucionet kanë vizituar disa kompani qe janë duke ndërtuar, objekte të larta në qytetin e Skenderajt dhe kompanitë të cilat nuk kanë masa e duhura të sigurisë për punëtorët, ja u ka ndërprere punën, e që këtë drejtim, kësaj mase u janë nën shtruar shumica e kompanive ndërtimore në Skenderaj./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Danimarka nderon punëtorët që humbën jetën në ndërtimin e stadiumeve të Katarit

Published

on

Futbollistët danezë nuk do të kenë me vete familjarët dhe bashkëshortet në Botërorin e Katar.

Një zgjedhje kjo e ndërmarrë në të njëjtën linjë me pozicionimin që ka marrë prej kohësh Federata Daneze në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut në vendin që do të organizojë turneun.

“Nuk duam të kontribuojmë në rritjen e përfitimeve të Katarit dhe për këtë arsye kemi reduktuar sa më shumë të jetë e mundur numrin e personave që do të jenë në këtë udhëtim”, bënë të ditur nga Federata për të përditshmen “Ekstra Bladet”.

Në ditët e shkuara, Hummel, sponsori teknik i kombëtares daneze, prezantoi fanellat që lojtarët do të veshin në Botëror. Në njërën prej tyre me qëllim janë zbehur simboli dhe logot, pasi, siç u shpjegua, “danezët nuk duan që fanellat e tyre të jenë të dukshme në një turne që u ka kushtuar jetën mijëra personave”, ndërkohë që fanella e tretë do të jetë e gjitha e zezë, në shenjë zie për të gjithë punëtorët që kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit.

Sipas disa statistikave, 6,500 punëtorë migrantë kanë vdekur duke ndërtuar kantierin e Kupës së Botës 2022

Ndërtimi i vendeve për Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar filloi menjëherë pasi vendit të vogël të Lindjes së Mesme iu dha evenimenti në dhjetor 2010. Që atëherë, më shumë se 6,500 punëtorë ndërtimi migrantë kanë vdekur, sipas një raporti nga The Guardian që mori çuditërisht pak. vëmendje.

Për të ndërtuar shtatë stadiume të reja, një aeroport të ri, dhjetëra hotele dhe një qytet krejtësisht të ri që do të presë finalen e Kupës së Botës, vendi punësoi punëtorë nga, mes vendeve të tjera, India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka. Në 10 vitet që nga fitimi i ofertës së diskutueshme, mesatarisht 12 punëtorë nga këto pesë vende kanë vdekur në javë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Bechtel ka nevojë për furnizues për ndërtimin e digës shqiptare prej 600 milionë euro

Published

on

Bechtel dhe UK Export Finance (UKEF) po zhvillojnë një panair furnizuesish në fund të këtij muaji në një përpjekje për të gjetur furnizues në Mbretërinë e Bashkuar për projektin e hidrocentralit të Skavicës në Shqipëri.

Me taksapaguesit britanikë (nëpërmjet UKEF) që sigurojnë përfshirjen e kontraktorit amerikan Bechtel në projektin të Shqipërisë prej 600 milion euro, Bechtel-it i kërkohet t’u bëjë disa punë furnitorëve britanikë (ose të paktën furnitorëve me një zyrë të regjistruar në MB, pavarësisht nga vendbanimi aktual).

Projekti 210 MW Skavica përfshin ndërtimin e një dige rregulluese në lumin Drin në Shqipëri. Projekti po zhvillohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prodhuesi dhe furnizuesi publik i 75% të energjisë elektrike në Shqipëri.

Bechtel po kërkon të takojë kompani në Mbretërinë e Bashkuar që janë të interesuara për të mbështetur ekzekutimin e projektit dhe kanë aftësitë në fushën e inxhinierisë civile, strukturore ose mekanike dhe/ose pajisjeve të ndërtimit.

Një panair furnizuesish po mbahet më 20 dhe 21 tetor 2022 në 1 Great George Street (shtëpia e Institutit të Inxhinierëve Civilë), Londër SW1P 3AA./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Publikohen pamjet nga Ura e madhe e Kukësit, Rama e quan spektakël mbresëlënës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën tha se nuk kanë lënë përqeshje pa i bërë kur e ka prezantuar projektin në 3D.

Rama në një postim në Facebook e ka quajtur spektakël mbresëlënës inxhinierik.

“Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending