Ndërtesa e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por edhe e qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare, Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në hapësirë të komunikimit me të kaluarën dhe të edukimit për brezat e ri.
Në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike.
“Do të vazhdojmë me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit.
Sot kemi emëruar ekipin përgjegjës për funksionalizimin dhe menaxhimin e kësaj ndërtese.
Synimi ynë është që Muzeun e Burgut të Prishtinës ta shndërrojmë në njërën nga hapësirat më të vizituara jo vetëm në qytetin e Prishtinës.”, ka deklaruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi.