Connect with us

Trashëgimia

Firma serbe, “Koto”, dyshohet se morri artefakte në Kalanë e Novobërdës gjatë restaurimit

Published

on

Gjatë vitit 2015 dhe 2016 në Kalanë e Novobërdës janë kryer punim për restaurim – konservimin e kësaj kalaje. Punimet janë kryer si mos më keq nga firma beogradase, “Koto”.

Gjatë kësaj kohe dyshohet se janë marrë artefakte – materiale arkeologjike pa dijeninë e institucioneve kosovare, të cilat janë dërguar në Serbi, raporton Kallxo.com.

Gjetje nga punimet në kala, gjatë atyre viteve janë përdorur për një botim nga disa autorë serbë në revistën “Journal of Archaeological”, në fund të 2021.

Duke përforcuar kështu dyshimet për kontrabandim të artefakteve apo materialeve arkeologjike të gjetura gjatë restaurimit të Kalasë së Novobërdës.

Institucionet kosovare nuk kanë përgjigje se si ka përfunduar materiali arkeologjik në Serbi, mbi të cilin studiuesit serbë kanë bërë punimin.

Zana Fetiu, këshilltare e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë thënë për Kallxo.com se nëse vërtetohen dyshime për kontrabandim të artefakteve apo materialeve arkeologjike do të ketë masa ligjore ndaj përgjegjësve.

“Natyrisht, kjo nga ana e MKRS-së nuk do të kalojë pa adresim të përgjegjësisë ligjore për kryerësit e veprimeve eventuale të kundërligjshme ashtu sikurse do të vlerësohet edhe zbatimi ose jo me sukses i detyrave mbikëqyrëse të institucioneve tona vartëse e personave përgjegjës në këto institucione”, deklaroi Fetiu.

Instituti Arkeologjik i Kosovës ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen teknike të punimeve në restaurimin e Kalasë së Novobërdës, gjatë 2015/16.

Enver Rexha, drejtor i këtij instituti, ka thënë për KALLXO.com se nuk është në dijeni nëse artefakte nga Novobërda janë kontrabanduar për në Serbi.

Ai ka thënë se punimi i autorëve serbe në “Journal of Archaeological”, bazohet në materiale të cilat nuk janë artefakte.

Rexha thotë se gjatë restaurimit të kalasë nuk janë bërë gërmime arkeologjike, por pastrimi dhe depozitimi i materialit të rënë shekullor brenda kalasë, për të realizuar konservim-restaurimin./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Kinemaja Lumbardhi në Prizren shënon 70 vjetorin e themelimit

Published

on

Në kuadër të programit për 70 vjetorin e themelimit të Kino Lumbardhit u promovua libri “Lumbardhi: një histori episodike” dhe filloi programi i filmit LXX në Kino Bahçe.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendës ministri, Sejnur Veshall dhe këshilltarët Nora Arapi Krasniqi dhe Onur Canhas.

Ministri Çeku në fjalën e tij bëri të ditur rëndësinë shoqërore dhe historike të kinemasë Lumbardhi si aset në mbrojtje të shtetit, i cili trajtohet me prioritet nga ana e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të programit të restaurimeve dhe të reformimit ligjor të institucioneve të kulturës dhe kinematografisë, ndërsa theksoi përkushtimin institucional që kjo kinema të vazhdoj të ruaj vlerat e saj dhe funksionin në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë.

Fjalën e morën edhe drejtoresha e Qendrës Filmike të Sarajevës, Ines Tanović, si dhe kuratorët e programit të filmit.

Ngjarja vazhdoi me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” nga Bengi Muzbeg dhe Tevfik Rada, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, libër ky që flet për takimin dhe ndërveprimin mes Kino Lumbardhit dhe Prizrenit, prej rrethanave që sollën te hapja e kinemasë në vitin 1952 e deri te ndalja e aktivitetit pas falimentimit të ndërmarrjes shoqërore “Kino Bistrica” në fillim të shekullit të ri.

Në Kino Bahçe programi do të vazhdoj deri në muajin shtator, me mbi 40 shfaqje filmike të prezantuara në orare dhe formate të ndryshme./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Polakët pa dy vjetësh rinisin gërmimet arkeologjike në Shkodër

Published

on

Rikthehen gërmimet arkeologjike të ekspeditës shqiptaro-polake!

Projekti kërkimor arkeologjik i misionit Polako-Shqiptar i instaluar në Shkodër që në vitin 2011, rinis gërmimet në Bushat pas një ndërprerje 2-vjeçare për shkak të pandemisë #Covid19.

Këtë vit ekspedita është përqendruar në nivelin e mesëm të qytetit për të kuptuar dhe më mirë shtrirjen e tij, zhvillimin urban dhe një datim më të saktë të fazave të vendbanimit, ndërsa sfida për gërmimet do të vazhdojë deri më gjetjen e emrit të këtij qyteti antik.

Nga 2018, ky mision tashmë po kryen kërkime arkeologjike në zonën e Bushatit, ku vit pas viti po del në dritë një qytet antik i panjohur që daton kryesisht në shek.IV-II para erës sonë.

Projekti drejtohet nga Prof. Piotr Dyczek- Arkeolog, Drejtues i Qendrës për Kërkime në Antikitet për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës- Poloni, Ass.Prof. Saimir Shpuza nga Instituti i Arkeologjisë, Tiranë dhe Helidon Sokoli, arkeolog, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Shkodër./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Promovohet monografia “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”

Published

on

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka organizuar promovimin e monografisë profesionale të arkitektit Flamur Doli.

Në muzeun etnografik të Gjakovës, u promovua monografia “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”.

Kjo monografi, sipas arkitektit Sali Spahiu është udhërrëfyes jo vetëm për arkitektët.

Monografia shtejllon projektet për restaurimin rindërtues të kullave të tipit të Rrafshit të Dukagjinit, i shtëpisë së familjës në konakun e Jashar Pashësh në Pejë dhe Mullirit tradicional në Mitrovicë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending