Connect with us

Trashëgimia

Mungesa e të vepruarit për Sarkofagun e Kosovës flet për neglizhencë të madhe

Published

on

Dy vite më pas që kur gërmuesit ilegalë zbuluan një sarkofag të lashtë në Kosovën jugore, autoritetet nuk kanë bërë asgjë për ta ruajtur arkivolin e gdhendur prej guri apo për ta hetuar vendin rreth tij.

Në maj të vitit 2020, një fermer shqiptar nga Kosova po i ruante lopët e tij në malet e Kosovës jugore kur hasi në një sarkofag të hapur.

Legjendat mbi betejat dhe gjakderdhjen  janë të shumta në zonën përreth Krivenikut, ku fermeri jetonte afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, dhe dukej se sarkofagu ishte gjetur gjatë një gërmimi të paligjshëm për një thesar të fshehur.

Arkivolë me zbukurim prej guri, sarkofagët janë tipikë për qytetërimet e lashta, të tilla si qytetërimet romake,  egjiptiane dhe greke dhe zakonisht rezervohen për aristokratët që varroseshin së bashku me bizhuteri, ari, shpata dhe sende të tjera me vlerë.

“Ne e kemi njoftuar policinë dhe policia është marrë me të,” kujton banori i Krivenikut, Shyqeri Thaçi, i cili i referua gdhendjes së saj “interesante”, të ndërlikuar.

Policia e ka njoftuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, e cila në fund është përgjegjëse për objektet e trashëgimisë kulturore.

Dy vjet më vonë, megjithatë, kur reporterët e BIRN e vizituan vendin e sarkofagut, ata gjetën pak prova për ndonjë angazhim zyrtar për ta mbrojtur të njëtin; vendi aty ishte mbuluar me dhé dhe një grumbull pllakash guri të thyera ishin shtrirë në tokë, përfshirë edhe kapakun.

“Dikush e mbuloi atë, ilegalisht – edhe një herë ilegalisht”, tha Thaçi, duke e shfryrë dëshpërimin e madh mbi mënyrën se si Kosova e mbron trashëgiminë e saj kulturore.

Banor i Krivenikut, Shyqeri Thaçi, duke treguar sarkofagun antik dhe historitë e zonës përreth. Foto: BIRN

Legjenda, thesare dhe zbulime të rastësishme arkeologjike

Kosovës i mungon një kornizë solide ligjore për funksionimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, duke e penguar aftësinë e tij për t’i mbrojtur vendet dhe zbulimet e rëndësishme dhe madje edhe për të angazhuar punë me kohë të pjesshme për gërmime.

BIRN në mënyrë të përsëritur e ka mbuluar neglizhencën institucionale që e rrënon qasjen e Kosovës ndaj trashëgimisë kulturore.  Në janar të vitit 2020, BIRN raportoi për mungesën e energjisë elektrike, ngrohjen me ndërprerje dhe pagat e papaguara në një park arkeologjik në vendin e një qyteti dikur të madh romak në Kosovë. Që atëherë nuk ka pasur asnjë përmirësim të dukshëm.

Në gusht të vitit të kaluar, BIRN raportoi për gjendjen e zymtë të 10 hamameve turke në Kosovë, të listuara si monumente të trashëgimisë kulturore, me vetëm disa individë që kërkuan restaurimin e tyre si qendra kulturore apo banja.

Rrëfimet e një vendbanimi të lashtë janë përcjellë brez pas brezi në rajonin e Krivenikut ku u gjet sarkofagu.

Pak më shumë se dy dekada më parë, ajo zonë e largët ishte një strehë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, gjatë fushatës së saj guerile për ta hequr qafe sundimin represiv të Serbisë.

Në retrospektivë, në fund të shekullit të 19-të kjo zonë besohet se ishte e populluar nga shqiptarë të dëbuar nga pjesë të tjera të Ballkanit dhe të cilët u bënë të njohur si ‘muhaxherë’, nga arabishtja muhajir që do të thotë ‘mërgimtarëë’ ose ‘migrantë’.  Banorët e sotëm thonë se muhaxherët u vranë nga forcat serbe dhe u varros me pasuritë e tyre më të çmuara.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit gërmojnë këtu ilegalisht”, tha Thaçi.

“Besoj se gërmimet ilegale u bënë për përfitime personale, duke menduar se këtu fshihej diçka e vlefshme,” tha ai për BIRN.  “Siç na e thotë historia, ka flori në këto pjesë.”

Megjithatë, sarkofagu i paraprin muhaxherit dhe mbështet pretendimet e banorëve vendas se dikur rreth Krivenikut ndodhej një vendbanim i lashtë.  Vendasit kënaqen me mistikën, por janë të shqetësuar nga neglizhenca e dukshme e shfaqur nga autoritetet.

Ata thonë se nuk janë kontaktuar asnjëherë nga ministria në lidhje me sarkofagun.

Ministria nuk pranoi të komentonte për këtë rrëfim dhe departamenti i saj medialt, sipas një e-maili të siguruar nga BIRN, iu dha instruksione drejtuesve të institucioneve kulturore dhe arkeologët e tyre që iu drejtuan për ndonjë koment që së pari të kërkonin leje nga ministria.

Ministria mohoi t’u mbyllur gojën ekspertëve të saj, por të gjithë ata që folën me BIRN thanë se nuk kishin leje të flisnin me mediat.

Duke folur në kushte anonimiteti, megjithatë, arkeologët thanë se nga kontrollet fillestare u konstatua se sarkofagu ishte rreth 1500 vjeçar dhe se kishin rekomanduar që ai të gërmohej dhe të transferohej në Shtëpinë e Kulturës të komunës së Hanit të Elezit, pjesë e të cilit është Kriveniku, për vlerësim të mëtejshëm.

Ekspertët në Institutin Arkeologjik të Kosovës kërkuan mbështetje nga ministria për hetime të mëtejshme të lokacionit, por kjo nuk ishte e mundur.  Disa ekspertë besojnë se mund të ketë më shumë relikte që mund të gjinden në atë zonë./Media Ndërtimi.

Ky shkrim fillimisht është publikuar në Balkan Insight.

Trashëgimia

Në fillim të sezonit turistik, ‘Durrësit antik’ i është vënë dryni

Published

on

Turistët e huaj po përballen me dyert e mbyllura të muzeve nën rikonstruksion apo të dëmtuar nga tërmeti dhe pamundësinë për të parë mozaikë të fshehur në bodrume pallatesh gjatë vizitës së tyre në qytetin e Durrësit.

Turistët e huaj që kanë mbërritur në Durrës gjatë javëve të fundit nuk kanë mundur të vizitojnë Muzeun Arkeologjik dhe atë Etnografik.I pari po i nënshtrohet restaurimit me një financim nga BE, ndërsa ende nuk ka asnjë projekt për muzeun etnografik që u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019.

“Në qytet ka vetëm dy muze dhe unë nuk munda t’i shoh, pasi mësova se janë mbyllur për një periudhë kohe,” tha Chantelle, një turiste franceze që mbërriti me kroçerë dhe që preferoi të shëtiste në Durrës pa ndihmën e guidës.

Numri i turistëve të huaj në qytetin bregdetar që nga fillimi i këtij viti ka ardhur duke u rritur, por një pjesë e objekteve të trashëgimisë kulturore janë të mbyllura për motive të ndryshme, ndërsa njoftimi përkatës në internet thuajse mungon .

“Unë u përpoqa të shoh edhe Torrën veneciane,” tha Chantele për BIRN, duke shtuar se në këtë rast nuk arriti ta kuptojë arsyen e rrethimit dhe të mbylljes me dryn.

“Monumenti ishte restauruar që prej disa muajsh, por siç më thanë ende nuk ishte plotësuar me disa pajisje kompjuterike që do t’i shërbejnë informimit të vizitorëve të huaj apo vendas,” shtoi turistja e huaj.

Muzeu arkeologjik i Durrësit i ka mbyllur dyert për vizitorët në tetor të vitit të kaluar, dhe restaurimi i tij me financim nga BE duket se do të zgjasë më shumë se sa parashikimi.Ndryshimi nga projekti fillestar për ndërtimin e objekteve ndihmëse ku do të sistemohen arkeologët, ka shkaktuar ndërprerjen e punimeve dhe përfundimi i restaurimit në të vetmin muze kombëtar të arkeologjisë do ta tejkalojë tetorin e parashikuar të këtij viti.

Ndërkohë tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi rëndë Muzeun etnografik, për të cilin nuk ka ende një investim restaurimi.

Shtëpia me çardak e shekullit 19-të ku ishte vendosur edhe muzeu kushtuar aktorit me famë europiane, Aleksandër Moisi tashmë është zbrazur  prej vitesh nga  objektet e jetës së Moisiut, i cili kaloi në Durrës disa vite të fëmijërisë, si dhe nga elementet etnografike të jetës qytetare, që ishin ekspozuar në godinën dykatëshe prej guri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Gratë nga Skenderaj, bashkuan forcat për të promovuar produktet e pasura tradicionale

Published

on

Fuqizimi i grave në Kosovë,  përmes projektit të financuar nga BE-ja #ReLOaD2!

Një nga pikat kryesore të fundit ishte panairi i jashtëzakonshëm 3-ditor i organizuar nga SHGB Okarina e Runikut, ku gratë nga të gjitha komunitetet në komunën e Skenderajt bashkuan forcat për të promovuar produktet e pasura tradicionale të rajonit.

Ky panair ishte një festë e trashëgimisë kulturore, me një gamë të larmishme produktesh të ekspozuara. Nga delikatesat ushqimore te veshjet e bukura #artizanale te #suvenire tradicionale dhe #bizhuteritë e punuara me dorë. Çdo artikull tregoi një histori unike, duke pasqyruar pasurinë dhe diversitetin e rajonit.

Ky panair shërbeu si një platformë për të bashkuar gratë nga të gjitha komunitetet në rajon për të promovuar produktet tradicionale, për të festuar #kulturën e tyre dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik.

Projekti ReLOaD 2 ka luajtur një rol vendimtar në mbështetjen e kësaj nisme, duke punuar pa u lodhur për fuqizimin e grave dhe promovimin e barazisë gjinore.

Bashkimi Evropian në Kosovë e mbështet këtë aktivitet si pjesë e projektit #ReLOaD 2, të zbatuar nga UNDP Kosovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Zbulohet misteri i çative të kuqe në qytetin e gurtë të Gjirokastrës

Published

on

Gjirokastra është përfshirë në Javën e Kulturës Italiane, ku do të zhvillohen disa aktivitete të përqendruara në datën 4 qershor.

Një prej tyre është edhe shfaqja e filmit dokumentar “Çatitë e kuqe në qytetin e gurtë” nga Brikena Metaj.

Gazetarja tha në emisionin GoodMorning Albanians se dokumentari tregon historikun e ndërtimeve italiane në Gjirokastër, nga liceu i ndërtuar në ‘41 në themelet e ish-liceut francez dhe një pjesë e mirë e ndërtesave.

“Ajo që theksohet nga specialistët është se ndërtimet e bëra nga italianët janë mbështetur edhe në arkitekturën e Gjirokastrës për të mos e cenuar arkitekturën vendase. Titulli i dokumentarit është më tepër poetik, për të tërhequr vëmendjen. Duke qenë një qytet që njihet për çatitë gri i kam kundërvënë ngjyrën e kuqe për të treguar se brenda kësaj grisë kemi edhe ngjyra. Lidhja e Gjirokastrës me Italinë është e hershme dhe ne e kemi theksuar prej kohësh, edhe pse kjo nuk ka qenë shumë e dukshme në pjesën tjetër të vendit”, tha ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending