Gurët e vjetërsuar me gypat që lejojnë rrjedhën e ujit të Drinit të Bardhë tek Mulli i Bërdynjave vazhdojnë të jenë të fortë edhe pas treqind vjetëve.
Në mes Radavcit i rrethuar nga shtëpi, i lidhur me rrjedhën e Drinit të Bardhë ashtu si para tre shekujve edhe tani çdo ditë bëhet punë në shërbim të komunitetit. Dikur në mullirin e ujit punonin 90 anëtarë të familjes Bërdynaj ndërsa sot prej tyre vetëm dy anëtarë punojnë në të.
Izet Bërdynaj bashkë me gruan e tij, e vazhdojnë këtë traditë me shumë pasion, raporton Kallxo.com.
“Punoj në mulli që tre vite, puna e mirë është ka fitim me mbajt me këtë punë është një mulli 300 vjeçar monument historik, punë ka çdo ditë punoj pa u ndalë tërë muajin. Punën brenda ditore e bëjmë bluarjen e gjithë lloje të misrave, çfarëdo misri që e sjellin për ta bluar, i vendosim në sanake këtu që janë edhe kryhet bluarja e misrit varet sa është misri i tharë nëse është i terur mirë bluhet më shpejtë”- tregoi ai. Mulliri përbehet nga katër gurë, më katër gypa prej të cilave rrjedh uji dhe vë në funksion rrotullimin katër gurëve.
“Katër gurë i ka, çdo gurë e ka nga një lug, përfundi poshtë është ajo flutura që e bien ujin direkt këtu e rrotullon, prapa i lugët shtatë metra gjatë me lartësi tre metra. Misri sillet këtu, vendoset në sanak (kuti) edhe lëshohet në funksion guri edhe i ka operacionet e veta për me vendos më trash se i sjellë ai me blu”- tha pronari i mullirit. Ai thekoi që brenda dy ore mund të bluhen rreth 100 kilogramë miell duke nënkuptuar që edhe pse funksionon nga uji puna nuk shkon ngadalë. Qerim Bërdynaj që është historian nga Famija Bërdynaj rrëfeu disa ngjarje si ka vijuar historia e mullirit sipas tij është blerë nga parardhësit e familjes së tyre pas luftës së parë botërore 1918 me formimin e Jugosllavisë kur janë shpërngulur turqit në vendlindjen e tyre.
Mulliri përbehet nga katër gurë, më katër gypa prej të cilave rrjedh uji dhe vë në funksion rrotullimin katër gurëve.
Brenda dy ore, në këtë mulli mund të bluhen rreth 100 kilogramë miell duke nënkuptuar që edhe pse funksionon nga uji puna nuk shkon ngadalë.
Gurët të cilët funksionojnë në mulli janë të vjetër afro 50 vite të cilët i kanë marrë prej Shalës së Bajgorës./Media Ndërtimi.