Më në fund pandemia e Covid 19 është dobësuar mjaftueshëm sa duhet që eventet e ndryshme të mbahen të sigurta, dhe kjo nënkupton që edhe festivalet më të mira të arkitekturës dhe dizajnit do të rikthehen.
Këtë tetor, arkitektë, stilistë dhe artitstë ndërkombëtarë pritet të mblidhen në qytetet anembanë botë për të paraqitur koncepte të reja dhe emocionuese, e po ashtu edhe të diskutojnë se si puna e tyre mund të ndihmojë në formimin e së ardhmes.
Ndër eventet arkitekturore që pritet të mbahen në muajin që po hyjmë janë Archtober në Nju Jork apo edhe Seoul Design 2022.
Por cilat janë shtatë festivalet arkitekturore dhe të dizajnit që pritet të mbahen këtë muaj.
Archtober – Nju Jork, SHBA, 1-31 tetor
Festivali i arkitekturës në qytetin e Nju Jorkut rikthehet për vitin e tij të 12-të, duke ofruar leksione, ekspozita të përhapura në të gjithë qytetin në një seri të udhëhequra nga arkitektët. Këtë vit Archtober po feston gjithashtu rihapjen e qytetit dhe aftësinë për të organizuar ngjarje me të ftuar në një vend. Disa nga aktivitetet përfshijnë “Dizajnet e mëdha: Arkitektura në Green-Ëood” duke eksploruar monumentet dhe mauzoleumet e varrezave Green-Ëood, apo edhe “Jeta midis ndërtesave” të Muzeut të Artit Modern, një eksplorim i mënyrës sesi artistët kanë punuar në hapësirat intersticiale të qytetit.
Tallin Architecture Biennale, Estoni, 7 shtator – 31 nëntor
Me temën “E ngrënshme, ose Arkitektura e Metabolizmit”, Bienalja e 6-të e Arkitekturës së Talinit fton audiencën të reflektojë mbi marrëdhëniet mes ushqimit dhe arkitekturës dhe të rimendojë sesi sistemet ushqimore të planetit tonë mund të funksionojnë me kapacitetin e arkitekturës për të kryer proceset metabolike.
10th Architecture Biennale Rotterdam, Holandë, 22 shtator-13 nëntor
Duke eksploruar temën “Është koha”, në edicionin e 10-të i Bienales së Arkitekturës në Roterdam do të prezantohet në një ish objekt për ruajtjen e gazin në zonën e portit perëndimor të qytetit. “Është koha” aludon në presionin në rritje nga koha, dhe lufta për të bërë diçka kundër ndryshimeve klimatike, e cila duhet të bëhet shpejtë. Motoja poashtu fokusohet në kohën dhe shpejtësinë si faktorë vendimtarë në proceset e punës së arkitekturës dhe dizajnit hapësinor.
Seoul Design 2022, Kore e Jugut, 19 tetor-2 nëntor
Organizuar nga Fondacioni i Dizajnit të Seulit dhe vendosur në Dongdaemun Design Plaza të Zaha Hadid Architects, ky event do të prezantojë ekspozita, forume dizajni dhe një treg dizajni që ofron një platformë globale si për dizajnerët në rritje poashtu edhe për ata tashmë të dëshmuar, platformë kjo që shërben për të diskutuar të tashmen dhe të ardhmen e dizajnit.
Biennale Interieur 2022, Belgjikë, 20-24 tetor
Edicioni i 27-të i platformës ndërkombëtare të dizajni Biennale Interieur do të mbahet në Kortrijk të Belgjikës, ku mundësi prezantimi do të kenë talentët e rinjë e poashtu edhe markat e njohura. Përshkrimi i ngjarjes është “Biennale Interieur bashkon markat dhe talentët, duke eksploruar fushën e dizajnit dhe ambienteve të brendshme, jetën, punën dhe kohën e lirë”
Designart Tokyo 2022, Japoni, 21-30 tetor
Duke paraqitur artin, dizajnin, dizajnin e brendshëm dhe modën, Designart Tokyo do të eksplorojë temën “Së bashku” dhe do të përfshijë një ekspozitë të re “risi e gjelbër” që bashkon mobiljet dhe artin nga stilistë, artistë dhe prodhues të rinjë bazuar në konceptin “qëndrueshmëri dhe teknologji”.
Dutch Design Week 2022, Holandë, 22-30 tetor
Tema e Dutch Design Week këtë vit është “Bëhu gati” duke theksuar një ndryshim në mentalitet nga përgatitja në veprim. Ngjarja më e madhe e dizajnit në Evropën Veriore do të bashkojë mbi 2600 stilistë për të shfaqur risitë e fundit përmes ekspozitave, ngjarjeve, leksioneve, ceremonive të çmimeve dhe debateve. Eventi mbahet në zona të ndryshme të qytetit të Eindhoven dhe priten më shumë se 350 mijë vizitorë/Media Ndërtimi