Connect with us

Ndërtim

Mos miratimi i zoonimit të Bjeshkëve të Nemuna vonon ndërtimin e Qendrës Turistike ‘Borea’

Published

on

Gjendet në bjeshkët e Rrafshit të Dukagjinit, vetëm 900 metra larg qytetit të Pejës, maja ku po planifikohet të shndërrohet në një qendër rekreative turistike, e quajtur “Borea”.

E kjo për shkak të pozitës së saj atraktive, që atë e bënë një ndër vendet më tërheqëse në rajon.

“Borea” si projekt kishte filluar rreth gjashtë vjet më parë, në kohën kur në krye të shtetit ishte ish-kryeministri Isa Mustafa, e cila edhe sot e asaj dite ka mbetur si projekt i pezulluar duke mos arritur të finalizohen punimet e parapara për këtë qendër skijimi në qytetin e Pejës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në një intervistë për Telegrafin, deklaroi se si projekt ka filluar që prej vitit 2016, por që pengesa kryesore ishte mos miratimi i zoonimit të parkut të Bjeshkëve të Nemuna.

“Si projekt është nis prej vitit 2016, mirëpo ne kemi filluar përgatitjet një vit më herët për këtë projekt madhor për Komunën e Pejës por edhe për komplet komunat e tjera rreth Pejës. Ky projekt do t’i ndihmonte shumë në zhvillimin ekonomik, të komplet Rrafshit të Dukagjinit. Pengesa kryesore në thonjëza po e them ka qenë se nuk është miratuar zoonimi i parkut nacional në Bjeshkët e Nemuna. Edhe pse projekti si i tillë ka kaluar në Komisionin Ndërministror dhe është dhënë drita e gjelbër nga ministri i atëhershëm i Planifikimit Hapësinorë dhe katër ministra të tjerë të Komisionit bashkë me kryetarin e komunës e kanë miratuar fillimin e procedurës për ndërtimin e kësaj qendre”, tha Muhaxheri.

Borea, e cilësuar si projekti më i madh i realizuar në Republikën e Kosovës, sipas Munaxherit ka shumë përfitime duke filluar që hapja e vendeve të reja të punës e deri te mirëpritja për skijim të bashkatdhetarëve tanë, gjatë stinës së dimrit.

“Ky projekt mundëson punësim të njerëzve të rijnë, pengim të shpërnguljes dhe ndoshta do të kontribuon në pengimin e njerëzve për të shkuar jashtë vendit dhe hapjen e bizneseve, në Komunën e Pejës. Ne kemi shume bashkëqytetar tonë që jetojnë në Zvicër në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës dhe shohim që skijimin gjatë muajve të dimrit e kryejnë në Itali, në Spanjë, në Austri po besojmë që në të ardhmen do të vinin në vendin e tyre për të skijuar”, ka përfunduar Muhaxheri.

Operatori fitues i tenderit për ndërtimin e “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës është konsorciumi italiano-zviceran Leitner AG Spa & Filav SA./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Hotel Dajti po rikonstruktohet nga kompania e falimentuar që 5 vjet!

Published

on

Dokumentet e siguruara nga BIRN zbulojnë se punimet për rikonstruksionin e ish-Hotel Dajtit në Tiranë nuk po kryhen nga kompania që u përzgjodh fituese në një tender ndërkombëtar në vitin 2017, pasi ajo është prej 5 vitesh në procedura falimenti.

Në qershor të vitit 2010, Banka e Shqipërisë i bleu Këshillit të Ministrave për 30.4 milionë euro ndërtesën e ish-hotel Dajtit, për ta kthyer në një kompleks zyrash për administratën e saj në rritje – një transaksion i pazakontë që ngjalli debate dhe akuza politike.

Në vitin 2017, Banka e Shqipërisë mbajti një tender të kufizuar ndërkombëtar me vlerë 16 milionë euro me shtatë kompani ndërtimi të huaja për rikonstruksionin e ndërtesës, duke premtuar se do të bënte transparencë për kompaninë fituese pas lidhjes së kontratës.

Megjithëse kanë kaluar pesë vjet nga tenderi dhe dy vjet nga afati i përfundimit të punimeve, ndërtesa ikonike e hotelit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë është ende  në rikonstruksion.

Edhe premtimi i Bankës së Shqipërisë për të bërë transparencë mbi kompaninë ndërtuese nuk është materializuar, ndërsa institucioni qendror financiar i vendit fshihet pas ‘sekretit bankar’, duke refuzuar kërkesat për informacion të bazuara në ligjin ‘Për të drejtën e informimit’.

Megjithatë, të dhënat dhe dokumentet e siguruara nga BIRN nga burime të tjera tregojnë se tenderi për rikonstruksionin e ndërtesës u fitua nga kompania italiane e ndërtimit “C.G.F Construzioni Generali s.p.a’ në bashkëpunim me shoqërinë lokale ‘AD-STAR’ sh.p.k.

Por italianët falimentuan një vit më pas dhe në skenë hyri një kompani shqiptare, e regjistruar në Tiranë nga një shtetase italiane me të njëjtin emër – “C.G.F Construzioni Generali s.p.a sh.p.k’, rrokadë që sipas ekspertëve, shkel rregulloren e prokurimit të Bankës së Shqipërisë.

“Nëse një kompani është zgjedhur mbi bazën e dokumentave të rregullt, të një procesi të rregullt dhe gjatë rrugës ajo falimenton, atëherë prokurimi duhet të ndërpritet dhe të rishpallet gara,” tha Selami Xhepa, profesor ekonomie në Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa shtoi se zëvendësimi i kompanive kontraktore është “plotësisht i parregullt nga pikëpamja ligjore.”

E pyetur nga BIRN mbi procedurën e zëvendësimit të fituesit të tenderit, Banka e Shqipërisë refuzoi të komentonte.

Hotel Dajti u projektua nga arkitekti italian G. Bosio në vitet 1039-40. Në prill të vitit 1942, kur u hap hoteli, Bosio nuk jetonte më. Pas Luftës së Dytë Botërore ndërtesa është përdorur për një kohë të shkurtër si seli e qeverisë komuniste të asaj kohe.

Ai është konsideruar për një kohë të gjatë si hoteli më i mirë në Shqipëri dhe ka qenë  hoteli i vetëm ku vendoseshin të gjithë huajt që vinin  në Tiranë.

Edhe pas rënies së sistemit komunist, hoteli qëndroi në pronësi të shtetit.

Në vitin 2002, ai pushoi së funksionuari si hotel. Në të njëjtin vit, hotel Dajtit iu dha statusi “Monument Kulture”.

“Çdo praktikë e jona klasifikohet sekret bankar deri në përmbylljen e plotë të procedurës,” insistoi ajo nëpërmjet një përgjigje me shkrim.

Pronari i kompanisë shqiptare ‘C.G.F Construzioni Generali shpk’, Halim Saliu ishte më i hapur. Ai i tha BIRN se nuk kishte rëndësi nëse kompania e tij ishte apo jo degë e kompanisë italiane.

Sekreti bankar?

Fillimin e punimeve për rikonstruksionin e godinës së ish-Hotel Dajtit, Banka e Shqipërisë e njoftoi në verën e vitit 2017 përmes një njoftimi për shtyp. Në deklaratë mungonte fondi limit i garës, kompanitë që morën pjesë, emri i fituesit dhe oferta fituese e kontratës.

Rregullorja për prokurimin publik, e miratuar në vitin 2006 kërkon që fituesit e garës të jenë konfidencialë deri në momentin që nënshkruhet kontrata.

“Pas hapjes së ofertave, informacionet në lidhje me shqyrtimin, me sqarimin dhe me vlerësimin e ofertave dhe rekomandimet për ofertën fituese janë konfidenciale dhe nuk duhet t’u bëhen të njohura ofertuesve ose personave të tjerë, që nuk janë të angazhuar zyrtarisht në këtë proces, derisa të lidhet kontrata.” shkruhet në rregullore.

Përballë kërkesave të shumta të mediave dhe presionit të opinionit publik, Banka sqaroi disa ditë pas njoftimit të parë procedurën e tenderimit të godinës dhe vendimarrjen për punimet e ish-Hotel Dajtit në një sqarim publik, duke premtuar se do të tregonte emrin e kompanisë fituese pas firmosjes së kontratës.

“Në bazë të detyrimit ligjor, “Për të drejtën e informimit”, pas nënshkrimit të kontratës, Banka e Shqipërisë do t’i bëjë të ditur publikut emrin e subjektit fitues të procedurës së prokurimit dhe fondin në dispozicion të zbatimit të kontratës,” deklaroi banka në një njoftim.

Pesë vjet nga ky premtim publik, Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka publikuar emrin e fituesit, por ka refuzuar në disa raste kërkesat për informacion të drejtuara nga media për të mësuar emrin e kompanisë që po kryen punimet.

Pas një kërkesë të drejtuar nga BIRN për informacion mbi kompanitë pjesëmarrëse në garë, ofertën financiare të secilës, emrin e fituesit, arsyet e shtyrjes së punimeve dhe penalitetet e vendosura për kompaninë e kontraktuar për shkelje të afateve, Banka e Shqipërisë refuzoi të bëjë transparencë duke e konsideruar këtë informacion si “sekret bankar”.

BIRN e ankimoi më pas përgjigjen pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili e urdhëroi Bankën e Shqipërisë që ta vendosë në dispozicion informacionin e kërkuar.

“Komisioneri vlerëson se ky argument nuk qëndron, pasi terminologjia “Sekret Bankar” e përdorur nga Autoriteti Publik nuk gjen rregullim të posaçëm në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” dhe aktet në zbatim të tij, përkundrazi inkurajojnë transparencën dhe besueshmërinë e publikut,” thuhet në vendimin e Komisionerit, Besnik Dervishaj.

Continue Reading

Ndërtim

Nisin punimet për rregullimin e rrugëve në ‘Taslixhe’ dhe ‘Lagjja e Spitalit’ në Prishtinë

Published

on

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se jandë duke vazhdouar me punime në lokacionet e ndryshme, ku kërkohet intervenime urgjente!

“Tani jemi në Rr “Taslixhe”, Rr “Ahmet Derguti” dhe Rr “Holger Peterse”.

Do të jemi në çdo lagje për t’i sanuar rrugët.

Do të vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Prishtinë!

Vazhdojmë hapërimin prej-projektit-në-projekt!”, shkruan në njoftimin e Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Gjigandi francez i ndërtimit Vinci raporton rritje në të gjithë sektorët

Published

on

Gjigandi francez i ndërtimit dhe koncesioneve Vinci Group ka publikuar rezultatet e tij financiare për gjysmën e parë të 2022, duke raportuar rritje të të ardhurave në të gjitha divizionet.

Të ardhurat nga divizioni i Ndërtimit të Vinci arritën në 13.5 miliardë euro, 11% më shumë në bazë aktuale dhe 8% të ngjashme, krahasuar me gjysmën e parë të 2021.

Në Francë, e cila përfaqëson 47% të tregut të ndërtimit të grupit, të ardhurat arritën në 6.4 miliardë euro, 4% më shumë në bazë aktuale.

Kompania tha se nivelet e biznesit ishin “të qëndrueshme” në inxhinierinë civile dhe në punimet e rrugëve, ndërsa zhvillimet kryesore në rajonin e Parisit (më së shumti, projekti Grand Paris Express) rritën të ardhurat e ndërtimit në sektorin jorezidencial.

Të ardhurat nga jashtë Francës arritën në 7.1 miliardë euro, me rritje 18% në bazë aktuale dhe 12% të ngjashme. Këtu, sipas Vinçit, të ardhurat u ndihmuan nga dy paketa kryesore të punës në projektin e hekurudhave me shpejtësi të lartë HS2 të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe projektet rrugore dhe hekurudhore në Amerikën e Veriut, Australi dhe Zelandën e Re.

Vinci ka ndërmarrë gjithashtu punime përgatitore në tunelin nënujor Fehmarnbelt Fixed Link ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës.

Marrja e porosive në divizionet e Energjisë dhe Ndërtimit të Vinci arriti në 23.2 miliardë euro në gjysmën e parë të 2022, që përfaqëson një rritje prej 4% nga viti në vit, me Vinci Energies në veçanti që raportoi një konsum rekord prej 16.9 miliardë euro.

Në vitin 2021, Vinci përfundoi blerjen prej 4.9 miliardë eurosh të Cobra IS, krahu i energjisë i kontraktorit kryesor spanjoll, ACS.

Si pjesë e marrëveshjes, Vinci bleu platformën e zhvillimit të projektit të energjisë së rinovueshme të ACS, një lëvizje që synon të rrisë kredencialet e saj në këtë fushë ndërtimi.

Në deklaratën e saj të rezultateve, kompania tha se integrimi i Cobra IS po përparonte në përputhje me pritjet e saj. Marrja e porosive për Cobra IS arriti në 3.2 miliardë euro në gjysmën e parë të 2022, me pothuajse gjysmën e porosive të reja që vijnë nga Spanja.

Xavier Huillard, Kryetar dhe CEO i VINCI, tha, “…kjo linjë biznesi po tregon një vrull veçanërisht të fortë tregtar. Në energjitë e rinovueshme, disa projekte të reja me kapacitet total prej rreth 1 GW hynë në fazën e ndërtimit ose do ta bëjnë këtë në Amerikën Latine.

Në lidhje me performancën e divizionit të ndërtimit, Huillard, tha se kishte “ruajtur nivele të mira biznesi, të mbështetur nga gjurmët e saj më të forta ndërkombëtare”. Ai shtoi se marzhi operativ i divizionit, i cili ka treguar elasticitet, ishte përmirësuar gjatë kësaj periudhe.

Në të gjithë grupin, Huillard konfirmoi se të ardhurat neto për vitin e plotë pritej të ishin më të larta se në para-pandeminë 2019, duke shtuar se modeli i biznesit i kompanisë po tregohej veçanërisht elastik, duke shtuar se “grupi është gjithashtu i pajisur mirë për t’u përballur me situatën aktuale. kontekstin inflacioniste.”

“Bazuar në këto performanca të forta, VINCI po konfirmon udhëzimet e saj, duke pritur që të ardhurat neto të vitit të plotë të jenë më të larta në 2022 sesa nivelet para pandemisë të parë në 2019.

“VINCI mbetet i sigurt në aftësinë e tij për të mbajtur një trajektore të qëndrueshme rritjeje. Përveç një modeli biznesi veçanërisht elastik që përfshin një kombinim biznesesh plotësuese me cikle të ndryshme dhe një prani të larmishme gjeografike, Grupi është gjithashtu i pajisur mirë për t’u marrë me kontekstin aktual inflacioniste./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending