Connect with us

Infrastrukturë

Modeli i Rrugës B po vjen në Prizrenin e ri, kompanitë ia mësyjnë ndërtimeve banesore

Published

on

Qytetit historik të Prizrenit po i shtohet një lagje e re e cila do të jetë e ngjashme me modelin e rrugës B të kryeqytetit.

Zgjidhja e problemit disa vjeçar me rrugën e transitit e cila lidhet më lagjen Arbana ka joshur shumë kompani afariste të realizojnë projektet e tyre në këtë zonë të rëndësishme ekonomike.

Kompanitë e ndërtimi tashmë kanë nisur ndërtimin e objekteve shumë banesore në hapësirën periferike të Prizrenit, pasi që kërkesa e konsumatorëve është rritur për blerjen e njësive banesore.

Siç mëson Ndërtimi.info, tregu i ndërtimit të Prizrenit është barazuar me atë të Prishtinës, pasi që në zonën ku po ndërtohen dhjetëra objekte banesore blerësit potencial, përpos prizrenasve dhe rrethinës ka kërkesa nga blerësit e Tiranës dhe disa qyteteve të Shqipërisë.

Objektet banesore po ndërtohen në bazë të kritereve duke respektuar specifikat e Hartës Zonale të Komunë së Prizrenit.

Harta Zonale e Komunës së Prizrenit është në përputhje me parimet, qëllimet dhe objektivat e Planit Zhvillimor të Komunës së Prizrenit dhe është hartuar në frymën e Ligjit për Planifikim Hapësinor, akteve tjera nënligjore të planifikimit, Normave Teknike të Planifikimit Hapësinor, legjislacionit parësor dhe dytësor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe të natyrës.

Ky dokument i planifikimit hapësinor u hartua në përputhshmëri me Vlerësimin Strategjik Mjedisor me pëlqim nr. 19/5481/2-722//49/19 datë 02.10.2019 nga Ministria e Ambientit dhe Infrastrukturës./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në hapësirë prej 3 hektarësh në Hajvali

Published

on

Në një hapësirë prej tre hektarësh, me 6 mijë pemë të mbjella në oborr do të ndërtohet spitali i kryeqytetit në Hajvali te Prishtina e Re, në fund të vitit 2023.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë Izet Sadiku objekti do të jetë i lartë katër kate, me 3,600 metra katrorë me kapacitet 190 shtretër, njofton Klan Kosova.

Aktualisht projekti është vetëm në letër, ndërsa po planifikohet që ndërtesa e këtij spitali të ketë katër kate dhe 3600 mijë metra katrorë me 190 shtretër për akomodimin e pacientëve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Tondach- mbrojtja e çatisë që zgjatë me dekada

Published

on

Një çati e mirë nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë. Zgjedhja e saj kërkon po aq kohë dhe vëmendje sa edhe muret e objektit.

Me të gjitha sfidat klimatike dhe mjedisore me të cilat përballemi në shekullin e 21-të, ne kemi nevojë për një çati që plotëson këto kërkesa moderne dhe që në të njëjtën kohë është me cilësi të lartë, jetëgjatë dhe efikase në energji, shkruan Wienerberger.al.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e çatisë, përveç materialit të tjegullave, janë edhe një sërë gjërash të tjera që duhet t’iu kushtojmë vëmendje. Këtu mund të flasim për formën dhe ngjyrën e tjegulles, si dhe formën e çatisë – domethënë shkallën e pjerrësisë në të cilën vendosen tjegullat.

Zgjidhjet e sistemit të çatisë Tondach

Membrana të çatisë

Një çati të mirë nuk e bën vetëm tjegulla cilësore, por edhe materialet tjera që përdoren për ta mbuluar, izoluar dhe mbrojtur çatinë. Një nga elementët më të rëndësishme të çatisë, që ndodhet aty për të siguruar termoizolim dhe hidroizolim të mirë, është membrana e çatisë.

Membrana e çatisë e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji Tondach Fol, e përbërë nga membrana me shumë shtresa që nga jashtë janë të papërshkueshme nga uji, ndërsa nga ana e poshtme janë të përshkueshme nga avulli. Në këtë mënyrë ato sigurojnë mbrojtje nga reshjet, dhe nga ana tjetër këto membrana çatie mundësojnë qarkullim optimal të ajrit dhe parandalojnë formimin e kondensimit.

Elementet e ajrimit

Gjithashtu, qarkullimi optimal i ajrit përveç membranes ndikohet edhe nga tjegulla ajruese. Ajo vendoset në zonën e kurores dhe kulmorëve. Me ajrim të mirë të çatisë, parandalohet lagështia dhe kalbja e nënstrukturës së çatisë. Shfaqja e lagështirës në trarët e çatisë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe elementët e mirë të ajrimit janë parakushti për një çati cilësore dhe të sigurt.

Borëmbajtëset dhe kapëse kundër motit të lig

Borëmbajtësit montohen në skajin e poshtëm të çatisë, pra në zonën e poshtme mbi strehë. Egzistojnë borëmbajtësit nga qeramika dhe nga metali. Borëmbajtësit ndihmojnë që bora të shkrihet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë. Pa një borëmbajtës bora mund të rrëshqasë papritur nga çatia dhe të shkaktojë dëmtime në ulluqet, si dhe në pjesët e poshtme të çatisë. Në vendet që kanë reshje të dendura bore gjatë periudhës së dimrit, vendosja e borëmbajtësve në çati duhet të jetë më e shpeshtë. Përveç borëmbjatësve, si parandalim dhe mbrojtje kundër motit të lig instalohen edhe kapëse të cilat gjithashtu sigurojnë që çdo tjegull të qëndroj në vend edhe gjatë erërave të forta.

Zgjidhje efikase, e qëndrueshme dhe ekologjike

Tjegulla nga argjila, Tondach, e projektuar në mënyrë unike nga kompania Wienerberger garanton cilësinë dhe qëndrueshmërinë e materialit. Për më shumë se 200 vjet, Wienerberger ka prodhuar elemente ndërtimi nga argjila e cilësisë së lartë. Tradita e tjegullave efikase dhe me jetëgjatësi ka vazhduar edhe në prodhimin e sotëm modern. Ju vetëm duhet të zgjidhni dizajnin dhe ngjyrën e tjegullave, ndërsa ne kujdesemi për cilësinë!/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Bizneset hoteliere dhe gastronome lirohen nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike

Published

on

Me vendim të Kryetarit, Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor).

“U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.”, shkruan në njoftimin e Komunës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending