Kur kalova për herë të parë nga puna me orar 9 me 5 në të bërit biznes nga shtëpia, ndryshimi ishte ekstrem. Nuk është se nuk isha paralajmëruar. Kisha dëgjuar gjithçka, që nga sa e vështirë është të punosh nga shtëpia deri tek si disa njerëz iu nënshtruan alkoolit për shkak të mungesës së strukturës.
Ky ishte momenti kur fillova me të vërtetë ta konsideroja se sa e rëndësishme është hapësira fizike. Mjedisi ynë ka aftësinë të na ndërtojë ose krijojë një mal rezistence. Lajmi i keq është se mjedisi ynë mund të na ‘mbysë’ dhe të na lërë, pa dyshim, efekt negative, por lajmi i mirë është se edhe ndryshimet e vogla mund të transformojnë hapësirën tonë dhe ne së bashku me të.
Ndryshimi i një ambienti për më mirë fillon me vetëdijen
Kam zbuluar se kur i kushtoj vëmendje, mund të kuptoj kur një mjedis është i papërshtatshëm për mua, sepse filloj të ndihem e përgjumur.
Përfshirja në vetëdije më ka ndihmuar ta marr më seriozisht energjinë e intuitës dhe në fakt, të bëj diçka për të shumë më shpejt.
Doli se problemi im kryesor me të punuarit nga shtëpia ishte se mendja e lidhte vendin me relaksin dhe rehatinë. Shtëpia thjesht nuk ishte e kategorizuar me punë dhe mendja këmbëngulte për të mos e bërë. Kështu që ne negociuam.
Ne i kushtuam punës parametra të caktuar. E dizejnuam hapësirën në mënyrë të tillë që të dukej si zyrë, duke shtuar gjëra të dobishme dhe duke hequr ato që mund të më shpërqendronin.
Psikologjia na thotë se nëse mund të bëjmë dicka pak edhe më të vështirë (siç është heqja e baterive të telekomandës), ne do të përqendrohemi më shumë dhe nuk do të ndjekim televizorin.
Natyrisht, kam zbuluar se e kundërta është gjithashtu e vërtetë.
Kur u transferova në shtëpinë time të parë, qëllimi ishte që diçka e tillë të ishte fillimi i një kapitulli tërësisht të ri përsa i përket rritjes profesionale. Kështu që, kur e dekorova, e lash këtë qëllim të vinte në gjithçka që zgjodha dhe nuk zgjodha.
Bëra një listë të gjithçkaje që version më i mirë i vetes do të bënte: do të lexoja më shumë, do të disiplinohesha në etikën e punës, do të stërvitesha çdo ditë, do të kisha një ritual mëngjesi.
Kështu, shtova 2 rafte librash në dhomën e ndenjës, shënova një tabelë në calendar për të ndjekur ditët e stërvitjes, mbaja ditarin dhe çajin, brenda mundësive, aty ku do të filloja stërvitjen e mëngjesit dhe shkruajta afirmime në vende ku mund t’i shihja shpesh.
Secila prej këtyre gjërave u bë kujtuese e vetëdijshme ose e pavetëdijshme e asaj që doja të bëhesha dhe duke i integruar ato në mjedisin e përditshëm, hapësira filloi të më shërbente.
Si një muraliste nga profesioni, mendoj shumë se si t’i bëj hapësirat më të mira. Dhe ajo që kam zbuluar ëshë se, ndonjëherë, transformimet më të mëdha mund të ndodhin përmes ndryshimeve të vogla dhe praktike.
Kur po dizajnoja hapësirën time, mendova gjatë dhe shumë rreth asaj se cilat zona të shtëpisë mund të ishin ‘produktive’ dhe cilat mund të ishin ‘relaksuese’. Në hapësirat produktive instalova drita të bardha, një ndryshim i thjeshtë dhe i shpejtë i llambave, që në mënyrë drastike ndryshoi mënyrën se si ndihesha. Në hapësirat relaksuese, lash ndërtuesin t’i instalonte dritat, llamba standard me një ngjyrim të verdhë, të cilat ishin të lehta për syrin.
Një mënyrë tjetër se si e ndryshova mjedisin, ishte duke shfrytëzuar pak nga psikologjia e ngjyrave, diçka që zgjodha kur fillova të bashkoja aftësitë profesionale me biznesin tim.
Energjia jonë ndikohet nga ajo që shohim. Disa ngjyra vendosin tonin për mënyrën se si ndihemi në një mjedis, kjo është arsyeja pse bizneset mendojnë kaq shumë rreth tyre. Dhe për mendimin tim, të gjithë duhet.
Personalisht, kam integruar shumë nuance të blus dhe të së në shtëpi dhe në hapësirat e punës. Këto ngjyra janë gjithashtu ndër të preferuarat në muret publike për të njëjtat arsye:
E verdha sinjalizon energji, vëmendje dhe lumturi në trurin tonë. Jemi të tërhequr drejt saj. Bluja është e qetë dhe qetësuese. Pra, ajo siguron një shtesë të bukur të banesës, qoftë e theksuar në një mu rose e shpërndarë në të gjithë banesën.
Në përgjithësi, kam zbuluar se një ndryshim në mjedis mund të ndikojë pozitivisht në mendjen, trupin dhe shpirtin. Ne i kushtojmë kohë të konsiderueshme shëndetit, karrierës, të ardhurave. Pse të mos i kushtojmë pak kohë hapësirave ku kalojmë pjesën më të madhe të jetës?
Këto janë disa pyetje që të filloni rrugëtimin drejt krijimit të një hapësire që ju inspiron:
a. Cili është qëllimi i kësaj hapësire? (A është për punë? Për lojë?)
b. Si dëshironi të shfaqeni në këtë hapësirë? (Imagjinoni që jeni version më i mirë i vetes. Çfarë po bëni? Si po bashkëveproni me hapësirën?)
c. Cilat gjëra mund të zëvendësoni që mund t’ju kujtojnë atë që doni të bëheni? (Koha për të shkëmbyer Tv me një bibliotekë? Barin e alkoolit me një bar smoothie?)
ç. Çfarë jus jell gëzim? (Bimët? Ngjyra specifike? Vepra arti që kanë citate motivuese?)
Fillojeni me këto. Mund të zbuloni se ndonjëherë, ndryshimi fillon nga jashtë- brenda./Jasmin Pannu/
You must be logged in to post a comment Login