Connect with us

Aktuale

Ministrja Hajdari tregon arsyet e shkarkimit të menaxhmentit të KEK-ut

Published

on

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, bëri publike disa nga gjetjet për të cilat u shkarkua kryeshefi dhe zëvendëskryeshefi i ndërmarrjes Korporata Energjetike e Kosovës.

Ministrja Hajdari tha se në ndërmarrjen Korporata Energjetike e Kosovës, bordi i ri e ka shkarkuar shefin dhe zëvendëskryeshefin dhe ka emëruar ushtrues detyre të kryeshefit Luigj Imeri, drejtor i Termocentralit Kosova B.

“Në këtë ndërmarrje kemi identifikuar këto gjetje kryesore të cilat kryesisht bijnë në përgjegjësinë e bordit të shkarkuar dhe dy zyrtarëve të lartë të shkarkuar.

  • Bonuset në kundërshtim me vendimin e ministrit – në vitin 2017 ministri i Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar dhënien e bonuseve për bordet e ndërmarrjeve publike, por ish bordi i KEK-ut ka vendosur t’i ndajë vetes bonuse
  • Ka përcaktuar kritere për t’ia vlerësuar vetes punën që ka bërë në vitin 2018
  • Shpenzime të paplanifikuara
  • Probleme në prokurim – në vazhdimësi ka probleme me tenderet dhe një nga shembujt më të fundit është kontrata mbi një million euro, kontratë e skanimit, pra, KEK-u ka lidhur kontratë për të digjitalizuar dokumente dhe kontrata ska qenë fare e paraparë në planin e biznesit
  • Shkelje në punësim – nepotizmi, dyfishimi i pozitave, emërime dhe gradime të parregullta, punësim i pensionistëve, diskriminimi në paga, keqpërdorime në paga jubilare
  • Keqmenaxhimi i pronës – vonesa në shpronësime, ku kostoja e shpronësimit në dy projekte të fundit për sipërfaqe prej rreth 170 hektarësh pritet të tejkalojë 50 milionë euro. Shkaku i mosveprimit dhe mosbashkëpunimit me komunën ndërmarrja shpronëson ngastra pasi ato të jenë mbushur me ndërtesa speculative që s’kanë qëllim tjetër post ë përfitojnë nga kompensimi për shpronësim.
  • Rreziku nga kërkesat ligjore, KEK përballet me rreth 20 milionë euro kërkesa ligjore si pasojë e keqmenaxhimit.”
  • Keqmenaxhimi i financave. Ndërmarrja i është detyruar rreth një milion euro ndëshkime ATK-së, 6 milionë dyshohet se janë ndëshkime e gjoba vetëm për shkak të moskomunikimit dhe shpërfilljes së rasteve prej përfaqësuesve të KEK-ut.

Ka blerë pa nevojë mbi 20 vetura, ka paguar për shërbime të kontraktuara pa procedura ligjore, ka lidhur kontrata për shitblerje të energjisë me operatorë që dyshohet se janë të rremë dhe në fund u janë dhënë bonuse menaxhmentit dhe audditorëve si nxitje për të mos audituar menaxhmentin”, ka thënë Hajdari.

Publikimin e këtyre gjetjeve Ministrja Hajdari i bëri në një konferencë video të përbashkët me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti./Ndërtimi.info/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending