Connect with us

Aktuale

Ministria e Komuna larg marrëveshjes për Teatrin e Operës dhe Baletit

Published

on

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk janë dukur fort në disponim pas takimit që kanë pasur të enjten. Për 37 minuta bisedë, ata nuk kanë arritur asnjë marrëveshje definitive për temat që kanë diskutuar. Epilogu i dyshes ishte se janë dakorduar të kenë diskutime të hollësishme për projektet ku përfshihen Ministria e Komuna. Këto dy institucione kanë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket vendit ku do të ndërtohet teatri i operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova”.

Ministria e Kulturës është në vlerësim të ofertave që ka marrë nga një konkurs ndërkombëtar. Projektet janë përgatitur për parcelën që ndodhet te Fakultetit Teknik i Komunës së Prishtinës.

E Komuna nga nëntori i vitit të kaluar është duke punuar që në atë hapësirë të ndërtohet një kampus i ri universitar për Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

“Jemi në drejtime të ndryshme, sepse Ministria ka shpallur konkurs për dukjen e teatrit e ne jemi në fazën e fundit të kalimit të Planit rregullativ për Universitetin e Prishtinës në atë pjesë. Kështu që na mbetet t’i ftojmë të gjitha palët në takim dhe të shohim për zgjidhjen më të mirë”, ka thënë kryetari Ahmeti. Ai ka thënë se gjatë takimit nuk kanë pasur mundësi të vendoset për këtë çështje.

Sipas Ahmetit, janë dakorduar që në ditët në vijim MKRS-ja t’i drejtohet Komunës me një letër ku do të detajojë se deri ku ka shkuar procesi i tenderit për projektimin e teatrit të operës dhe baletit.

“Ne bashkërisht do të ulemi dhe të shohim se cila është mënyra më e mirë dhe më efektive dhe me koston më të ulët që të dakordohemi. Ne kemi interes që ta kemi teatrin e operës dhe baletit në Prishtinë në një lokacion sa më të mirë. Edhe Ministria e Kulturës ka interes që të ketë sallë koncertale në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka pasur edhe një propozim.

“Do të ishte mirë që të gjitha fondet që i kemi t’i bëjmë bashkë pasi nuk e kemi luksin të mendojmë për tri a katër salla”, ka thënë ai duke shtuar se të dyja palët kanë gatishmëri për bashkëpunim.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se takimi ishte shumë përmbajtjesor. Sipas saj, në takimet e radhës do të ketë diskutime konkrete.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Prokuroria e Pejës sekuestron ekskavatorë e kamionë nga një eksploatues i zhavorrit

Published

on

Pesë bagerë, tre nga ta ekskavatorë dhe dy lugë ngarkuese si dhe katër kamionë janë sekuestruar gjatë një aksioni që është realizuar të mërkurën, më 12.06.2024, me urdhër të Prokurorisë së Pejës.

Makineritë e rënda për përpunimin e zhavorrit e gurit dyshohet se janë përdorur për të shkatërruar apo degraduar natyrën.

Kallxo.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçin, i cili konfirmoi aksionin e të mërkurës.

Sipas tij, një kompani po kryente vepër penale në seperacionin i cili gjendet në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pronari i kompanisë dyshohet se ka kryer veprën penale të ndotjes, degradimit ose shkatërrimit të mjedisit.

Në fotografitë të cilat i ka siguruar Kallxo.com janë disa prej makinerive që janë sekuestruar nga njëri nga prokurorët e Pejës në një rast që ka trajtuar ditëve të fundit.

“Janë në kuadër të veprimeve të shumta hetimore që janë bërë në lidhje me këto çështje që prekin degradimin e natyrës. Mund të ju konfirmoj se janë sekuestruar makineri nga një kompani në lidhje me këtë rast” – tha Nikçi./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Pritet marrëveshja për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë në hapësirat e QKUK-së

Published

on

Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Prishtinës, Hasan Prishtina, do të nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e objektit të degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë, raporton Ekonomia Online. Kjo u bë e ditur pas një takimi që ka pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe drejtues të QKUK-së e Fakultetit të Mjekësisë.

“Gjatë takimit, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Qerimi dhe U.D. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Fatos Sada, i dorëzuan Ministrit Vitia kërkesën për lejimin e shfrytëzimit të hapësirës brenda QKUK-së për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar dhe dakorduar që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të rregulloj punën e integruar të stafit akademik brenda dy institucioneve gjegjëse (FM-UPHP dhe SHSKUK-së)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Kosovë – Shqipëri, nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut ndërkufitar

Published

on

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla njoftoi se sot (e mërkurë) ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.

Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook, se në pikat e kalimit kufitarë në Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

“Sot fillon zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në Pikat Kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan Balla në Facebook.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar më 26 nëntor 2021, zona kufitare e lëvizjes së lirë të banorëve me leje të trafikut lokal kufitar është deri në 30 km brenda territorit të palëve nënshkruese.

Marrëveshja parashikon ekzistencën e një entiteti territorial-administrativ, 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës, ku shtetasit në të dyja anët do të përfitojnë shërbime të njëjta si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas të të dyja vendeve.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 300 mijë banorë, të cilët mund të ndjekin lirisht shkollën që nga fillorja e deri në të mesmen, në varësi të vendndodhjes së institucioneve arsimore në të dy anët e kufirit. Mund të shkojnë të punojnë në të dy anët e kufirit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending