Connect with us

Aktuale

Ministria e Bujqësisë sugjeron që çmimi real i korrje shirjeve për vitin 2024 të jetë 130 €/ha

Published

on

Nisur nga rëndësia që ka procesi i korrje shirjeve të drithërave të bardha, është mjaft e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me komisionin për korrje shirje me qëllim të koordinimit sa më të mirë për monitorimin e procesit të korrje shirjeve të drithërave të bardha.

Jemi të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike që po ndodhin, andaj shfrytëzoni kushtet atmosferike të favorshme dhe aty ku gruri ka arritur pjekjen teknologjike ta bëni korrjen. MBPZHR në bashkëpunim me palët e tjera ka bërë parapërgatitjet për fillimin dhe realizimin e procesit të korrje shirjeve të drithërave për vitin 2024.

Duke marr parasysh ato që u thanë më lartë, ne ju ftojmë te mobilizoheni dhe të bashkëpunoni ngushtë me komisionet komunale, që së paku në këtë fazë t’i evitojmë humbjet e mëtutjeshme në rendiment.

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, MBPZHR duke u bazuar në përvojat dhe koordinimin e përbashkët dhe të vazhdueshëm në vitet paraprake me drejtoritë Komunale për Bujqësi dhe Shoqatën e Mullisëve të Kosovës për monitorimin e procesit të korrje shirjeve propozon që edhe këtë vit, njëjtë si viteve të kaluara të vlejnë rekomandimet për të gjitha palët që janë të përfshira në këtë proces.

Andaj Shërbimet Këshillimore të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ju ftojnë që të bashkëpunoni ngushtë me komisionet komunale për korrje shirje, si dhe me këshilltarët për bujqësi dhe zhvillim rural në komunat tuaja që të konsultoheni rreth kohës optimale për korrje shirjen e grurit tuaj.

Pra, keni kujdes mos filloni me korrje shirjet para pjekjes së plotë të grurit, pasi që do të ketë humbje të grurit dhe ndikim në ulje të rendimentit mesatar, si dhe pikat grumbulluese nuk do ta pranojnë grurin nga fermerët nëse lagështia e grurit nuk është brenda normave optimale të lagështisë (12 -13 %).

Ju rekomandohet pikave grumbulluese të grurit që t’i pajisin fermerët me dëshmi për dorëzimin e grurit në bazë të sasisë së dorëzuar.

Këtë vit, bazuar në çmimin e tanishëm të derivateve, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR sugjeron që çmimi real i korrje shirjeve për vitin 2024 të jetë 130 €/ha, realisht ky është vetëm një propozim, pasi që çmimi caktohet me marrëveshje mes dy palëve fermerë dhe auto kombajner.

Ku mund të këshilloheni për kohën optimale të korrjes

Nga informatat që kemi nga tereni përmes këshilltarëve në Qendrat Këshilluese Komunale për Bujqësi, përqindja e lagështisë në disa rajone është akoma e lartë mbi normat optimale 12-13 %, andaj ju rekomandojmë që të jeni në kontakt të vazhdueshëm secili fermer në komunën e vet me këshilltarët komunal.

Pra, ju njoftojmë që mund të drejtoheni për çdo këshillë osë sugjerim në Qendrat Informative Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, secili në komunën e vet tek këshilltarët komunal që koordinohen me Departamentin për Shërbime Këshilluese.

Këshilltaret janë të pajisur me njohuri dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me komisionet komunale për korrje shirjet. Ata do të ju ndihmojnë në përcaktimin e kohës optimale, si dhe informata tjera të nevojshme për ketë proces final dhe mjaft të rëndësishëm të grurit.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këshilltarët komunal për bujqësi ku në secilën Komunë mund të lajmëroheni në Drejtorinë – Zyrën për Bujqësi, ose në Zyrën Qendrore të Shërbimit Këshillimor, në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike në MBPZHR, Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish Ramiz Sadikut, nr 120 Kati III, Prishtinë – Kosova, si dhe në tel. 383- (0)38 200 38 426./Media Ndërtimi

Aktuale

VV-ja kundërshton Planin zhvillimor komunal të Prishtinës, Ramën e quan “turpi i qytetit”

Published

on

Partia më e madhe opozitare në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar sërish kundër Planit Zhvillimor Komunal të kryeqytetit [2023-2031], i cili është si pikë të rendit të ditës në seancën e sotme (04.07.2024).

Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të VV-së, ka thënë se këtë plan e ka kundërshtuar edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me gjithsej 28 arsyetime.

“Për pak muaj do të hyjmë në vitin e fundit të qeverisjes së fundit të Përparim Ramës, e kjo qeverisje e ka pas gjithë kohën me përgatit një plan të mirëfilltë, mirëpo kjo nuk ka ndodhë sepse janë marrë me kontrata të dyshimta. Kjo është qeverisje e shantazhit dhe bizneseve të fshehta. Duhet me ua bë me dije LDK-së, se çdo gjë bëhet me pare, siç tha kryetari mbrëmë. Qytetarët nuk ia kanë borxh një plan kundërligjor” – ka thënë Sveçla në një konferencë për media para objektit të Komunës më 04.07.2024.

Ndërsa, asamblistja e LVV-së, Nora Kelmendi, tha se me dërgimin e këtij plani, po fyhen këshilltarët komunalë.

“Plani i dërguar te ne është i mangët si dokumentacion, pra mungon analiza dhe krahasimi. Draftraporti i planifikimit strategjik është i vitit 2021 dhe nuk është përditësuar fare. Po i fyen këshilltarët komunalë duke na sjell plane të vjetra. Pjesëmarrja në takime me qytetarët ka qenë minimale sepse më shumë ka pasur kabinet të kryetarit sesa qytetarë. Këtë plan, iu bëjmë thirrje subjekteve të tjera të mos e mbështesin. Mos lejoni të përsëritet Badovci. Ky kryetar është turpi i qytetit” – tha Kelmendi.

Kuvendi Komunal i Prishtinës po mbanë seancë të jashtëzakonshme në të cilën në rend të ditës është edhe Plani Zhvillimor Komunal i Prishtinës 2023-2031. Nga salla e seancës, në formë kundërshtie, u larguan asamblistët e partive opozitare, LVV dhe PDK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

KRU “Prishtina”: Po keqpërdoret uji i pijes duke ujitur kopshtet, bahçet e duke larë automjetet

Published

on

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se po keqpërdoret në forma të ndryshme, siç është ujitja e kopshteve, arave, bahçeve, larja e automjeteve etj, e njëkohësisht edhe kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, po e rëndojnë dukshëm furnizimin me ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” thekson se për këto arsye, çdo person fizik ose juridik që në mënyrë të paautorizuar merr, përdor, devijon, shfrytëzon ose përfiton nga lidhjet ose rilidhjet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, pa lejen ose autorizimin e ofruesit të shërbimeve, do të shkyçet nga rrjeti dhe do të procedohet rasti për në gjykatë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 314(dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vite).

“Keqpërdorimi i ujit që po ndodh në forma të ndryshme, siç është ujitja e kopshteve, arave, bahçeve, larja e automjeteve etj., e njëkohësisht edhe kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, po e rëndojnë dukshëm furnizimin me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Policia e Kosovës: Nuk lejohet drejtimi i trotinetit elektrik në rrugë publike nën moshën 16-vjeçare

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka mbajtur një fushë vetëdijesuese për përdorimin e trotinetëve.

Gjatë përdorimit të trotinetëve elektrikë, Policia thotë se është e rëndësishme që përdoruesit e këtyre mjeteve të njohin dhe të ndjekin disa masa të thjeshta sigurie për të garantuar një përvojë të sigurt udhëtimi.

PK-ja tha se të njëjtit duhet ndjekur disa këshilla dhe rregulla të rëndësishme të përcaktuara me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, shkruan Kallxo.com

Disa nga rregullat që Policia ka ndarë me qytetarët janë këto:-Mosha e shoferit të trotinetit: Fëmijës më të ri se 16 vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë qiradhënësi i trotinetit elektrik nëse vepron në kundërshtim me këtë dispozitë.-Kontrolloni pajisjen para nisjes: Sigurohuni që trotineti është në gjendje të mirë pune. Kontrolloni frenat, dritat dhe baterinë para çdo udhëtimi.-Respektoni rregullat e trafikut: Përdoruesit e trotinetëve duhet të respektojnë të gjitha rregullat e trafikut, përfshirë semaforët dhe shenjat e rrugës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending