Connect with us

Infrastrukturë

Me ndihmën e USAID-it, Qeveria hapë ankandin e parë për energji solare

Published

on

Me përkrahjen e organizatës amerikane USAID, Qeveria e Kosovës ka prezantuar të enjten ankandin e parë për energji solare.Në konferencën e mbajtur për prezantimin e ankandit kanë marrë pjesë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky është një hap madhor për Kosovën, që sipas tij  ndodhë për herë të parë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe zvogëlimin e varësisë nga derivatet fosile.

“Kjo është pjesë e Strategjisë Kombëtare e cila ka të bëjë me pavarësi energjetike dhe përdorimin e energjisë së gjelbër. Jam shumë i kënaqur që ministrja Rizvanolli dhe ekipi i saj kanë arritur që të zhvillojnë këtë iniciativë dhe të krijojnë një proces ofertimit të hapur, në përputhje me standardet ndërkombëtare” – tha ndër të tjera kryeministri, raporton Kallxo.com.

Kurse, Ambasadori amerikan, Hovenier tha se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën për tu përballur me ndryshimet klimatike.

Ai deklaroi se është i lumtur që bashkëpunon me popullin e Kosovës, për të ndihmuar në përshpejtimin e ardhmes së pastër energjetike të Kosovës.

“Përfshirja e energjisë së ripertrishme paraqet një hap të rëndësishëm që është i domosdoshëm për tu përballur me ndryshimet klimatike, që është çështje përcaktuese e kohës tonë. Por ky park, ky ankand paraqet një hap të rëndësishëm përpara drejt integrimit të plotë evropian të Kosovës, duke ndihmuar Kosovën për të ecur një hap përpara për t’i përmbushur standardet dhe kërkesat e BE-së për energji të ripërtrishme” – tha ambasadori.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se kapacitetet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësinë energjetike, si dhe për të siguruar zhvillim ekonomik në vend.

“Është e rëndësishme që të mbështesim një proces me konkurencë të mirëfilltë për të ofruar një çmim më të mirë për qytetarët. Opsionin e parë që do ta kemi është 100 Megavat të prodhimit të rrymës, duke bërë zgjidhje në inovacion dhe në sektorin e prodhimit të energjisë, e me këtë edhe përmirësimin e jetës së qytetarëve” – tha Rizvanolli.

Parku për energji solare është një investim në vlerë prej 75 milionë euro dhe pritet të prodhojë deri në 100 megavat energji.

Infrastrukturë

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë – Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”

Published

on

Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra, rasti kur ekonomitë e mëdha zgjedhin t’i lëvizin njësitë e tyre prodhuese më pranë pikës së shitjes së produkteve të tyre. Dhjetëra kompanitë kineze janë zhvendosur në Meksikën veriore vitet e fundit për të qenë më afër tregut amerikan. Produktet që dalin nga fabrikat vendase janë 100% “made in Mexico”. Dhe ato janë të destinuara për shitësit kryesorë amerikanë si Costco dhe Walmart, transmeton SCAN TV.

Por kompanitë janë nga Kina dhe fabrikat në Meksikë janë ndërtuar me kapital kinez. Përveç kursimit në transport, produkti i përfunduar konsiderohet meksikan – që do të thotë se kompanitë kineze mund të shmangin tarifat dhe sanksionet e SHBA-së në mes të luftës së vazhdueshme tregtare të dy vendeve. Objektivi i kompanive kineze është katërfishimi i prodhimit në Meksikë, për ta çuar atë në nivelin e funksionimit në Vietnam.

Ky fenomen po jep një nxitje të madhe për ekonominë meksikane – që nga qershori i vitit të kaluar, eksportet totale të Meksikës ishin rritur 5.8% nga viti i kaluar në 52.9 miliardë dollarë.

Shoqata Meksikane e Parqeve Industriale raporton se çdo vend që do të ndërtohet në vend deri në vitin 2027 tashmë është blerë.

Meksika kohët e fundit zëvendësoi Kinën si partneri kryesor tregtar i SHBA-së, një ndryshim domethënës dhe simbolik që ndodhi në një kohë kritike. Me afrimin e zgjedhjeve në të dyja anët e kufirit SHBA-Meksikë, po krijohen shqetësime të reja politike, por gjithçka tregon se pak do të ndryshojë në marrëdhëniet SHBA-Kinë, pavarësisht nëse Donald Trump apo Joe Biden janë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa avancimi kinez vazhdon, disa besojnë se Meksika mund të përfshihet në një përplasje më të gjerë gjeopolitike midis Uashingtonit dhe Pekinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York

Published

on

Studioja e njohur e arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar Foster + Partners ka zbuluar dizajnin e saj për një rrokaqiell me nivele, 62-katëshe super të lartë në Park Avenue në Nju Jork.

I vendosur në 350 Park, rrokaqiell super i lartë do të ngrihet afërsisht 487 metra, duke mbajtur hapësira për zyra dhe një shesh publik në nivelin e tokës.

Projekti është pjesë e një nisme më të gjerë të kryebashkiakut Adams për të “imagjinuar Fifth Avenue si një distrikt më tërheqës për banorët, punëtorët dhe vizitorët,” tha ekipi.

Projekti është vendosur të fillojë procesin e shqyrtimit publik të qytetit në fillim të vitit 2025.

Është më i riu në shtesat e studios në rrugët e famshme të Nju Jorkut. Foster + Partners aktualisht është duke punuar në një seli të JPMorgan Chase në 270 Park Avenue – e cila mund të shihet në sfondin e paraqitjeve të 350 Park – dhe ka përfunduar një kullë 47-katëshe në 425 Park Avenue në 2022./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kalaja e Prizrenit në dekadën e investimit milionësh, braktiset nga shteti

Published

on

Ende nuk është rrumbullakuar dekada prejse aty u investuan mbi një milion euro, e u parashikua e ardhmja e ndritur e monumentit. Kur shkohet në Kalanë e Prizrenit ende pa u futur brenda rrethojës shihet se bëhet fjalë për një lokalitet të braktisur. Nuk ekziston mirëmbajtja. Tabelat informuese i ka bjerrë koha. Shërbejnë veç si pamje të shëmtuara e relikte që dëshmojnë moskujdesin e shtetit. Shtigjet e drunjta kanë degraduar deri në masën sa rrezikojnë vizitorët. S’ka mirëmbajtës e as roja nate. Është shembull i braktisjes nga shteti.

Në ditën e 25 gushtit të vitit 2014 në pjesën perëndimore të Kalasë së Prizrenit ishte nënshkruar një marrëveshje nëpërmjet së cilës llogaritej të vazhdohej restaurimi, të rregulloheshin shtigjet për vizitorë, sinjalizimi e ndriçimi i këtij monumenti. Pas periudhës trevjeçare të punës objekti simbol i Prizrenit parashikohej të gjenerojë të hyra e t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të Komunës jugore të vendit. Para gati një dekade Memli Krasniqi, asokohe ministër i Kulturës, e zëvendësambasadorja e atëhershme e  SHBA-së në Kosovë, Jennifer Bachus, Enver Rexha asokohe drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës e Sali Shoshi, udhëheqës i Fonacionit kosovar për trashëgimi kulturore pa kufij,

“CHwB Kosova”,  parashihnin të ardhme të ndritshme për monumentin.

Në projektin trevjeçar, qenë investuar 700 mijë dollarë të Fondit të ambasadorit për trashëgimi kulturore. Bashkë me ato të buxhetit të Kosovës, është kaluar milionëshi. Puna në terren kishte përfunduar.

Por tash situata është krejt ndryshe.

Kur shkohet në Kalanë e Prizrenit ende pa u futur brenda rrethojës, shihet se bëhet fjalë për një lokalitet të braktisur. Nuk ekziston mirëmbajtja. Me të hyrë në portën perëndimore – kryesorja e monumentit – për “mirëseardhje” shërben një ombrelle dhe një frigorifer ku shiten pije. Pamja e këtij këndi dhe muzika që lëshohet prej aty, veç me monumentin nuk ka kurrfarë lidhjeje. Në cilindo drejtim që nisen vizitorët nuk marrin vesh gjë. Tabelat informuese i ka bjerrë koha. Shërbejnë veç si pamje të shëmtuara e relikte që dëshmojnë moskujdesin e shtetit. Shtigjet e drunjta kanë degraduar deri në masën sa rrezikojnë vizitorët. Janë arnuar me dërrasa, por si opsion që i ka shëmtuar, e ka rritur pak sigurinë. Degradimi i shtigjeve është i nivelit aq sa para më shumë se një viti, një vizitor e kishte lëshuar pjesa e shtegut ku po ecte. Ishte lënduar dhe kishte shkuar në Polici për ta paraqitur rastin me akuzën se ka pësuar në monumentin e menaxhuar nga shteti. Juridikisht shteti është përgjegjës për atë pjesë, por në praktikë s’merr kush pikë përgjegjësie.

Vegjetacioni është mirëmbajtur deri diku. Kjo në baza private nga arkeologu Shafi Gashi, i cili njëherësh është udhëheqës i projektit të Kalasë. Pjesa muzeore është e mbyllur me dry.

Kalaja prej fillimit të marsit nuk i ka as pesë punonjësit teknik që shërbenin për roje e mirëmbajte. Nuk ruhet as natën. Është braktisur krejtësisht.

Sipas udhëheqësit të projektit për Kalanë, arkeologut të IKA-ut, Shafi Gashi, deri vjet kanë qenë shtatë veta, prej të cilëve dy përgjegjës për muzeun brenda kompleksit. Por prej vitit të kaluar janë angazhuar vetëm pesë: tre mirëmbajtës dhe dy roja nate./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending