Connect with us

Aktuale

Me grantin prej 811 mijë eurosh, Peja planifikon financimin e 12 projekteve

Published

on

Për performancë të mirë të treguar gjatë vitit 2018, Komuna e Pejës është shpërblyer me grant prej 811 mijë eurosh nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe nga partnerët e saj strategjikë në këtë projekt për matjen vjetore të performacave të komunave: Qeveria e Suedisë, Qeveria e Norvegjisë dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC).

Për vitin 2020, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë kanë ndarë gjithsej 4.9 milionë euro mjete për grantin e performancës komunale, prej të cilave MAPL-ja ka ndarë 2.5 milionë euro, SDC 950 mijë euro, Qeveria norvegjeze 910 mijë euro dhe Qeveria suedeze 540 mijë euro, me të cilat janë shpërblyer 23 komuna me shuma të ndryshme, varësisht nga vendi që janë renditur bazuar në performacën e treguar gjatë vitit 2018 në qeverisjen demokratike, në menaxhimin komunal dhe në ofrimin e shërbimeve publike.

Komuna e Pejës, me grantin që është shpërblyer si fituese e kësaj gare për vitin 2018, para Komunës së Junikut dhe asaj të Lipjanit, të cilat janë shpërblyer edhe me një bonus prej 10 për qind të totalit të grantit si tri komunat me performancën më të mirë në ofrimin e shërbimeve, planifikon që të financojë 12 projekte për ndriçim publik dhe rregullimin e hapësirave publike.

Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, ka thënë se Komuna nga buxheti i saj për sivjet kishte planifikuar 250 mijë euro për bashkëfinancim të projekteve me donatorë./Koha

Aktuale

Prokuroria e Pejës sekuestron ekskavatorë e kamionë nga një eksploatues i zhavorrit

Published

on

Pesë bagerë, tre nga ta ekskavatorë dhe dy lugë ngarkuese si dhe katër kamionë janë sekuestruar gjatë një aksioni që është realizuar të mërkurën, më 12.06.2024, me urdhër të Prokurorisë së Pejës.

Makineritë e rënda për përpunimin e zhavorrit e gurit dyshohet se janë përdorur për të shkatërruar apo degraduar natyrën.

Kallxo.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçin, i cili konfirmoi aksionin e të mërkurës.

Sipas tij, një kompani po kryente vepër penale në seperacionin i cili gjendet në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pronari i kompanisë dyshohet se ka kryer veprën penale të ndotjes, degradimit ose shkatërrimit të mjedisit.

Në fotografitë të cilat i ka siguruar Kallxo.com janë disa prej makinerive që janë sekuestruar nga njëri nga prokurorët e Pejës në një rast që ka trajtuar ditëve të fundit.

“Janë në kuadër të veprimeve të shumta hetimore që janë bërë në lidhje me këto çështje që prekin degradimin e natyrës. Mund të ju konfirmoj se janë sekuestruar makineri nga një kompani në lidhje me këtë rast” – tha Nikçi./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Pritet marrëveshja për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë në hapësirat e QKUK-së

Published

on

Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Prishtinës, Hasan Prishtina, do të nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e objektit të degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë, raporton Ekonomia Online. Kjo u bë e ditur pas një takimi që ka pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe drejtues të QKUK-së e Fakultetit të Mjekësisë.

“Gjatë takimit, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Qerimi dhe U.D. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Fatos Sada, i dorëzuan Ministrit Vitia kërkesën për lejimin e shfrytëzimit të hapësirës brenda QKUK-së për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar dhe dakorduar që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të rregulloj punën e integruar të stafit akademik brenda dy institucioneve gjegjëse (FM-UPHP dhe SHSKUK-së)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Kosovë – Shqipëri, nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut ndërkufitar

Published

on

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla njoftoi se sot (e mërkurë) ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.

Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook, se në pikat e kalimit kufitarë në Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

“Sot fillon zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në Pikat Kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan Balla në Facebook.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar më 26 nëntor 2021, zona kufitare e lëvizjes së lirë të banorëve me leje të trafikut lokal kufitar është deri në 30 km brenda territorit të palëve nënshkruese.

Marrëveshja parashikon ekzistencën e një entiteti territorial-administrativ, 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës, ku shtetasit në të dyja anët do të përfitojnë shërbime të njëjta si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas të të dyja vendeve.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 300 mijë banorë, të cilët mund të ndjekin lirisht shkollën që nga fillorja e deri në të mesmen, në varësi të vendndodhjes së institucioneve arsimore në të dy anët e kufirit. Mund të shkojnë të punojnë në të dy anët e kufirit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending