Connect with us

Ambienti

Mbjellën 33 mijë fidanë në Komunën e Dragashit

Published

on

Në kuadër të pyllëzimeve që realizon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, deri më tani janë mbjellur 309.30 hektarë, përkatësisht 773,321 fidane të drunjëve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, vizitova procesin e mbjelljes së 33 mijë fidaneve në Komunën e Dragashit nga Projekti i FAO-s në Kosovë; një partner i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ne nuk kemi tjetër planet andaj duhet të përkujdesemi që të mos shkaktojmë dëme aty ku mund të kontribuojmë në përmirësim të situatës. Me veprime të vogla por të herë pas hershme, mund t’i prekim çështjet klimatike dhe t’i adresojmë ato qoftë përmes politikave që mbrojnë bio-diversitetin, qoftë përmes aksioneve të rregullta të pyllëzimit.

Ne synojmë që së bashku me partnerët tanë të këtij sektori, të arrijmë shifrën e mbi një million drunjëve të mbjellur brenda një viti e kështu së bashku me Presidenca e Republikës së Kosovës  dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Gjithsej përmes Projektit të FAO-s janë në proces të pyllëzimit afro 50 hektarë me rreth 140 mijë fidane në Komunën e Mitrovicës, Shtërpcës dhe Suharekës; krahas Komunës së Dragashit.”, deklaroi ministri i Bujqësisë Faton Peci./Media Ndërtimi.

Ambienti

Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunimin ndërkufitarë në mbrojtjen e natyrës

Published

on

Një delegacion i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, i kryesuar nga Drejtori Fadil Bajraktari, kanë vizituar sot Administratën Rajonale të  Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Kukësit, ku është pritur nga përfaqësuesit e kësaj Drejtorie.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë për mbrojtjen e natyrës, shkëmbimin e informacionit mes dy drejtorive në kuadër të menaxhimit të qëndrueshëm ndërkufitar të këtyre zonave si dhe diskutimi për mundësitë e tjera të bashkëpunimit në monitorimin e faunës  dhe florës së egër.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Memorandumit të

Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë të nënshkruar në vitin 2017./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës shihet si kërcënim për faunën Vjosë-Narta

Published

on

Organizata “Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri” (PPNEA) organizoi një tryezë diskutimi me ekspertë të mjedisit dhe aktivistë, për të diskutuar rreth Vjosë-Nartës, si një ndër territoret më të rëndësishme sa i përket botës së egër.

Vjosa-Narta mban aktualisht statusin “Peizazh i Mbrojtur”, kategoria e pestë, por nga ana tjetër, qeveria shqiptare e ka propozuar Akërninë, territor brenda zonës së mbrojtur, si hapësirë të përshtatshme për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Vjosë – Narta e parë në sfondin antropologjik

Antropologu Nebi Bardhoshi ka kryer një studim antropologjik rreth Vjosë-Nartës. Komuniteti, pohon Bardhoshi për Citizens Channel, heziton të shprehet rreth marrëdhënies që ata kanë me mjedisin përreth.

“Me natyrën ke fragmente që ata janë shumë të lidhur, kanë besime që lidhen me shpendët, me mjedisin, por është një territor pak i vështirë për t’u hulumtu sepse nuk kanë shumë dëshirë me folë sepse është zonë intime, emocionale”, – pohon ai.

Gjatë ndërveprimit me komunitetin, Bardhoshi ka konstatuar se banorët kanë një sens përkujdesi ndaj botës së egër dhe një lloj përjetimi emocional për shfrytëzimin e saj.

“Dominon ideja që njerëzit duhet të gjuajnë apo të peshkojnë aq sa kanë nevojë, por jo ta teprojnë, të abuzojnë me natyrën. Madje mendohet që zogjtë kanë mbrojtësin e tyre”.

Nga ana tjetër, studimi i tij ka nxjerrë në pah se komuniteti beson që do të përfitojë ekonomikisht nga ndërtimi i aeroportit dhe se qindra prej tyre do të punësohen.

“Komuniteti ka dilemën si kudo: ka dyshimet nëse sjell të mira ky aeroport, ka dhe dëshirën që të ndodhin investime sepse kanë një farë shprese për punësim”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Rama: Do të zëvendësohen kaldajat e vjetra në Prishtinë përmes ndihmës financiare nga Banka Botërore

Published

on

Në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese  – BIRN në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Rama ka përmendur disa nga faktorët të cilët ndikojnë në ndotjen e ajrit në Prishtinë.

“Aspekti kyç që ndikon në ndotjen e ajrit në Prishtinë janë makinat dhe kaosi në trafik. Aspekti tjetër është pse shkaktohet kjo tash, kemi një zhvillim të hovshëm urban në zona të ndryshme të reja të kryeqytetit, ku pastaj kemi mungesë të infrastrukturës shkollore përreth”, ka thënë Rama.

Kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur se është duke punuar në një projekt, i cili ka për qëllim zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

“Një numër i madh i shtëpive përdorin kalda të vjetra të cilat djegin qymyr ose dru që shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit, me Bankën Botërore jemi në koordinim për me i subvencionu të gjitha shtëpitë që përdorin kaldaja të vjetra me i zëvendësu me kaldatë e reja të cilat ecowood, të cilat e zvogëlojnë ndotjen e ajrit deri në 95%”, është shprehur ai.

Rama ka përmendur edhe mundësinë e ndërtimit të shtatë shkollave të reja në kryeqytet, por ka kërkuar nga prindërit që të mos përdorin veturat./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending