Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në lansimin e publikimit për kujtesën kolektive të ish-Biblotekës Hivzi Sylejmani, të premten më 06 maj, prej orës 18.00 në ish-biblotekën Hivzi Sylejmani.
Publikimi ka eksploruar kujtimet e qytetarëve dhe është̈ realizuar nga departamenti ynë i edukimit në bashkëpunim me Fondacioni 17.
Ky hulumtim ka ndihmuar ekipin e Manifesta 14 Prishtina për të kuptuar të kaluarën dhe kjo njohuri ka shërbyer si pikënisje për aktivitetet e ardhshme të Manifesta 14 në këtë hapësirë, duke kontekstualizuar institucionin ndërdisiplinor që do të ndërtohet aty dhe rolin e tij për këtë vend të veçantë, si dhe për qytetin e Prishtinës.
Kjo është ngjarja e fundit publike në hapësirë̈ para fillimit të rinovimit dhe hapjes së institucionit të ri në fillim të bienales./Media Ndërtimi.