Bëhet fjalë për Hummer H1 që ka shkallë, tualet dhe hapësirë të mjaftueshme për mysafirë, që ofron pamje 360 shkallë në dy katet, transmeton Telegrafi.
Vetura është 6.6 metra e lartë, 14 e gjatë dhe 6 e gjerë. Për shkak të përmasave Hummer H1 X3, mund të quhet lirisht përbindësh dhe është prodhuar enkas për sheikun Hamad Bin Hamdan Al Nahyan i njohur si Sheiku Ylber – miliardë dhe njëherit anëtarë i familjes mbretërore në Emirate.
Kjo veturë me krenari që do të qëndrojë në muzeun e pasur Sharjah, ku sheiku aktualisht mban rekordin e librit Guiness për koleksionin më të madh të veturave 4×4 – pra në total i ka 718 sosh.
Një “armatë” e punonjësve e asistojnë në manovrim këtë veturë gjigante, e cila është parë nëpër autostradat e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili lëvizte me shpejtësi të vogël.
I prodhuar duke u bazuar në versionin origjinal të ushtrisë amerikane, kjo veturë ka pësuar modifikime të jashtë zakonshme – atë e vënë në lëvizje katër motorë me naftë, pra secili operon për një rrotë.
Brenda veturës dykatëshe ka dhomë gjumi, kuzhinë dhe tualet. E pavarësisht që do të qëndrojë në muze, do të shërbejë si atraksion për turistë të shumtë./Media Ndërtimi.