Connect with us

Tech

‘Giuseppe Zanotti’ prezanton modelet e këpucëve për t’i shitur enkas në Metaverse

Published

on

Marka e këpucëve luksoze Giuseppe Zanotti ka prezantuar modelin e saj ‘Cobras’ në Metaverse për të përkuar me Javën e Modës.

Marka italiane e këpucëve prezantoi një këpucë të modës jeshile të ndezur me një detaj gjarpri 3D që mbështillet rreth trupit të saj.

Modelet dixhitale të ‘Cobras’ u zhvilluan në bashkëpunim me markën metaverse DeadFellaz dhe tregun dixhital të modës Neuno marketplace.

Ato do të shiten në MJetaverse, një botë paralele virtuale ku njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin përmes komunikimeve dixhitale.

Shumë marka, duke përfshirë Nike, The Fabricant dhe Balenciaga kohët e fundit kanë filluar të eksplorojnë modën dixhitale.

Këto marka kanë lëshuar veshje që përdoruesit mund t’i përjetojnë vetëm në lojëra dhe metaverse, e cila ka qenë e lidhur me konceptimin e Web3 – gjenerata e ardhshme e internetit dhe rrjetit botëror.

Studio arkitekturore Voxel Architects projektoi gjithashtu një ndërtesë virtuale në formë rakete në metaverse para ngjarjes së Javës së Modës në Metaverse.

Java e Modës në Metaverse u zhvillua në Decentraland mes datave 24-27 mars./Media Ndërtimi.

Tech

Koreja e Jugut do të ndërtojë qendrën më të madhe të çipave në botë me 230 miliardë dollarë investime

Published

on

Koreja e Jugut thotë se do të ndërtojë një strukturë të madhe për prodhimin e çipave kompjuterikë në zonën më të madhe të Seulit, me rreth 230 miliardë dollarë investime nga gjiganti i çipave të memories Samsung Electronics.

Planet u njoftuan nga presidenti Yoon Suk Yeol të mërkurën dhe u konfirmuan nga gjiganti i elektronikës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne do të ndërtojmë ‘grupin me sistem të teknologjisë së lartë’ më të madh në botë në zonën Metropolitane të Seulit bazuar në një investim privat në shkallë të gjerë”, citohet të ketë thënë ai.

Një deklaratë e qeverisë tha se grupi i çipave do të vendoset në provincën Gyeonggi, e cila është pjesë e zonës Metropolitane të Seulit dhe investimi total do të përfundojë në rreth 20 vjet.

Majin e kaluar, Samsung (SSNLF) përshkroi një plan për të derdhur më shumë se 350 miliardë dollarë në bizneset e saj dhe për të krijuar dhjetëra mijëra vende të reja pune deri në vitin 2026. Ai tha se do të investonte kryesisht në bizneset kryesore si prodhimi i çipave dhe biofarmaceutikët./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Tech

Roboti WasteShark mbledh 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe për 10 orë

Published

on

WasteShark, roboti që pastron mbeturinat e plastikës në ujëra – mund të mbledhë 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe

Një robot i “uritur” për mbeturina kryesisht të plastikës është futur në liqenin Thames në Londër, si pjesë e përpjekjeve që ta mbajnë sa më të pastër ujin.

Bëhet fjalë për robotin WasteShark, roboti i parë i marinës që u fut në lumin e Londrës me aftësinë për të ‘gëlltitur’ deri në 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe të plastikës, transmeton Telegrafi.

Ky “peshkaqen elektrik” është lëshuar në ujë dhe mund të lundrojë 5 kilometra, duke larguar pothuajse çdo shishe të plastikës që është hedhur në ujë.

Kjo përpjekje vjen në kohën kur mbeturinat e plastikës në nivel janë dyfishuar që nga viti 2000, ku vetëm 9 për qind e tyre largohen dhe riciklohen.

Me këtë robot mëtojnë të mbajnë ujërat sa më të pastra dhe të largojnë çdo mbeturinë që mund të ketë rënë në lumin Thames të Londrës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Tech

Xiaomi prezanton çelësin e vet digjital me BMW-në si bashkëpunëtor

Published

on

Pasi që Apple e kishte prezantuar veçorinë e saj të Car Key në vitin 2020, konkurrentët nga Android iu përveshën punës dhe prezantuan versionet e tyre të çelësave digjital.

Oppo, OnePlus dhe vivo i prezantuan çelësat e tyre digjital disa ditë më parë duke bashkëpunuar me Nio, dhe tani Xiaomi e zgjodhi BMW-në për ta vënë në funksion veçorinë e tyre.

Gjatë prezantimit të serisë Xiaomi 13 në eventin MWC të këtij viti në Barcelonë, zëdhënësi i kompanisë tha se Xiaomi do ta vinte në dispozicion çelësin e saj digjital tek pronarët e disa modeleve të zgjedhura të BMW-së duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Çelësi digjital mund të përdoret për ta mbyllur, hapur e edhe për ta ndezur veturën tuaj. Kjo veçori është veçanërisht e dobishme kur ju duhet që t’ia huazoni dikujt veturën tuaj.

Ju vetëm duhet ta shpërndani çelësin tuaj digjital me ata persona pa pasur nevojë që t’ia huazoni kopjen fizike të çelësit tuaj. Çelësi digjital ka integrimin e njëjtë me Wallet-in e Google dhe me disa platforma të tjera.Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending