Connect with us

Ambienti

Lumenjtë në Shqipëri ndoten nga guroret me metale të rënda

Published

on

Për ekspertët aktiviteti i guroreve e degradon shumë mjedisin duke e bërë shumë të vështirë rehabilitimin.

“Në 30 vite këtu është bërë një kasaphanë, është ndërtuar kudo, është shfrytëzuar në mënyrë agresive territori. Çështja është se duhet të ketë një pikë zero. E kemi mbushur kupën dhe është momenti të ndërgjegjësohemi për këtë aspekt dhe do të arrijmë një pikë e moskthimit” u shpreh eksperti mjedisit, Klodian Skrame.

Si pasojë katastrofa ekologjike është shumë afër dhe lumenjtë tanë rezultojnë të ndotur me metale të rënda: hekur, nikel, apo kobalt disa heë më shumë se normat e lejuara, raporton Top Channel.

“Reshjet i shpëlajnë dhe i çojnë në ujra. Kështu që ujrat tona kanë një indikator të thjeshtë dhe lehtësisht të matshëm: që është sasia e lëndëve pezull në ujra, është analizë e thjeshtë që duhet të jetë 25mg/m3, ne mesatarisht e kemi 4-5 herë më të lartë” u shpreh pedagogu, Aleko Miho.

Këto elementë ndotës nëpërmjet zinxirit ushqimor përfundojnë tek njerëzit duke rritur rrezikun për sëmundje të ndryshme.

“Hekuri, kromi, nikeli e bashkë me to kobalti, bakri shplahen në këto zona të zhveshura që depozitohen në ujë. Të gjitha këto bëhen element të asimulueshëm nëse ai ujë konsumohet nga bota e gjallë ujore, vaditje frut, zarzavate e vijnë deri tek njeriu” u shpreh pedagogu, Aleko Miho.

“Guroret përdorin eksploziv, mjete të rënda që shkaktojnë zhurma dhe shqetësojnë faunën rreth e rrotull, por edhe pluhura të cilët shaktojnë sëmundje në traktin respirator, jo vetëm tek fauna por edhe në popullatat humane,”u shpreh eksperti mjedisit, Olsi Nika.

Ligji detyron që çdo gurore duhet të jetë e rrethuar me një pyll pemësh që të shërbejë si urë pritëse për pluhurat që ngrihen gjatë aktivitetit. Kjo kërkesë nuk zbatohet. Madje, ata që zotërojnë leje shfrytëzimi nuk marrin asnjë përgjegjësi për shkatërrimin përfundimtar të mjedisit.

Ngërçi qëndron në kostot e larta që ka rehabilitimi i asaj që ata lënë pas që janë shumë më të larta se garancia mjedisore që ata paguajnë çdo vit.

Nga ana tjetër numri i pakët i gjobave nga autoritetet mjedisore por edhe kontrollet e organeve ligjzbatuese janë tejet të vogla, duke krijuar kështu një zinxhir që favorizon kompanitë që po gërryejnë mjedisin.

Leja minerare e cila jepet nga Ministria e Infrastrukturës, sipas ekspertëve, është fillesa e një rruge të gjatë kostosh dhe e vendos nën presion ministrinë e mjedisit për ta hequr nga fondi pyjor./Media Ndërtimi.

 

 

Ambienti

Raportimi në media për ndryshimet klimatike duhet të kthehet në prioritet

Published

on

Raportimi në media për ndryshimet klimatike nuk është një prioritet në median shqiptare, por fenomenet e ndryshimit të klimës dhe ndikimi në jetën e qytetarëve i bëjnë këto probleme gjithnjë e më të prekshme. Kjo ishte tema e takimit të zhvilluar më 21 qershor me gazetarë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në populizmin shkencor, uljen e besimit te shkenca dhe besimin e rritur në teori konspirative? Ekspertët sqaruan disa nga taktikat e përdorura për të diskretituar shkencën dhe shkencëtarët, por edhe për të prodhuar konsensus publik për çështje të caktuara, të cilat jo gjithnjë bazohen te e vërteta shkencore.

Po kështu, nëpërmjet rasteve konkrete të TEC-eve u paraqitën disa nga sfidat e raportimit të problemeve mjedisore në Shqipëri dhe përpjekjet e gazetarëve për të arritur transparencë në këtë aspekt përballë autoriteteve. Përdorimi i teknikave të propagandës shpesh bën që të anashkalohen ose të lihen jashtë vëmendjes publike edhe tema që janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

Një tjetër temë me interes ishte lufta kundër dezinformimit për ndryshimet klimatike, duke diskutuar prirjet për përhapjen e lajmeve të rreme në mediat online dhe rrjetet sociale. U diskutua edhe për sfidat që hasin gazetarët, cilësimin dhe vlerësimin e burimeve të informacionit, si dhe mënyra për ta kthyer raportimin e fenomeneve shkencore në artikuj dhe histori me interes publik.

Si do të ndryshojë raportimi në media përballë zhvillimit të inteligjencës artificiale? Sfidë mbetet detektimi i lajmeve dhe imazheve të prodhuara artificialisht, por edhe roli që algoritmet luajnë në përhapjen e informacionit që jo patjetër është prioritar apo i verifikuar për publikun.

Nga ana tjetër, mjetet teknologjike e bëjnë më të qartë ilustrimin e ndryshimeve klimatike, si për shembull duke konstatuar trendin e shpyllëzimit, krijimit të hartave live për rritjen e temperaturave, treguesve live mbi shkrirjen e akullnajave; njoftimie në kohë reale mbi katastrofa si uraganet, përmbytjet, etj.

Takimi është pjesë e projektit rajonal “Forcimi i rolit të medias në adresimin e emergjencës klimatike,” të mbështetur nga Smart Balkans, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe koordinuar në nivel rajonal nga Shkolla e Gazetarisë Novi Sad./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës!

Published

on

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe sistemet e saj ujore janë nën stres në rritje. Mungesa e ujit prek 30% të evropianëve dhe 20% të tokës çdo vit. Në fakt, 70% e qytetarëve evropianë kanë shprehur shqetësimin për ndotjen e ujit dhe mungesën e ujit, e megjithatë pothuajse gjysma e tyre nuk ndihen mirë të informuar për problemet që lidhen me ujin në vendin e tyre.

Kjo është arsyeja pse fushata #WaterWiseEU u prezantua së fundmi, një nismë që do të kontribuojë drejt një Evrope elastike ndaj ujit deri në vitin 2050.

Cikli ynë i ujit, procesi me të cilin uji lëviz nëpër tokën, detet dhe atmosferën e Tokës, është i ndërprerë dhe duhet të rregullohet. Aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike po dëmtojnë ekosistemet dhe po çojnë në më shumë avullim, më shumë përmbytje, më shumë thatësirë ​​– dhe më pak ujë për ne dhe gjithë jetën tjetër që varet prej tij.

Fushata e komunikimit #WaterWiseEU, e cila do të zgjasë deri në vjeshtë, synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth kësaj dhe të ndriçojë në qendër të vëmendjes zgjidhjet e shumta të disponueshme. Zgjidhje të tilla si rritja e ruajtjes natyrore të ujit, rimbushja e ujit nëntokësor dhe rindërtimi i shëndetit të tokës, por edhe menaxhimi i zgjuar i ujit, efikasiteti i ujit dhe ripërdorimi.

Duke punuar së bashku, ne mund të ndryshojmë perceptimet ekzistuese për ujin dhe ‘Shiko ujin ndryshe’, siç thuhet në sloganin zyrtar të fushatës.

Fushata ka zhvilluar një sërë asetesh, duke përfshirë pamje të gatshme dhe mesazhe, të cilat po i vë në dispozicion të partnerëve të fushatës për t’i përdorur. Partnerët inkurajohen t’i përdorin këto mjete për të ndezur një bisedë, për të organizuar ngjarje dhe për t’u lidhur me veprimet e tyre të komunikimit./Media Ndërtim

Continue Reading

Ambienti

Zgjerohen shtigjet në Parkun e Gërmisë drejt Gollakut

Published

on

Projekti i zgjerimit të shtigjeve në Parkun e Gërmisë është një iniciativë e rëndësishme që ka mundësuar ndërlidhjen e zonave të banimeve përreth Parkut të Gërmisë me rrjetin qendror të shtigjeve. Ky projekt përfshiu katër shtigje të reja të cilat u inkorporuan në hartën e përgjithshme turistike të Parkut të Gërmisë, të plotësuar me:

Harta të Detajuara: Sigurimi i hartave të reja dhe të azhurnuara për vizitorët.

Digjitalizim: Përfshirja e shtigjeve në platforma digjitale për lehtësimin e aksesit dhe navigimit.

Shenjëzim: Vendosja e shenjave orientuese dhe informative për të drejtuar vizitorët në shtigje të ndryshme.

Kioska Informative Malore: Krijimi i kioskeve që ofrojnë informacione të nevojshme për vizitorët.

Kryeqyteti Prishtina vazhdon të avancojë drejt konceptit shëndetësor, rekreativ dhe turistik të shtigjeve. Ky projekt ka vendosur këtë zonë në hartën turistike dhe kulturore të rajonit, duke promovuar:

Turizmi i Qëndrueshëm: Përqendrimi në aktivitete që nuk dëmtojnë mjedisin dhe që mbështesin ruajtjen e tij.

Ambientalizmi: Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

Gjithëpërfshirja: Përfshirja e banorëve të Prishtinës në proceset vendimmarrëse dhe aktivitete mjedisore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending