Connect with us

Debat

Liburn Aliu dhe Përparim Rama përballen në debatin për potencialin urban të Prishtinës

Published

on

Ministri i i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të mbajnë një prezantim mbi sfidat e planifikimit në Kosovë dhe Zhbllokimi i potencialit të Prishtinës.

Debati do të jetë online të martën më 27 shtator nga ora 12:30.

Ky projekt është pjesë e projektit të Festivali Kosovar i Arkitekturës.

Festivali Kosovar i Arkitekturës është ngjarja më e madhe në arkitekturë dhe planifikim urban në Kosovë./Media Ndërtimi.

Debat

Diskutohet procesi i hartimit të Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”

Published

on

Para disa ditësh është mbajtur takimi i Grupit Punues Ndërministror për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri” që do të jetë në përkrahje të Institutit për Planifikim Hapësinor gjatë procesit të hartimit të Planit Hapësinor për PK “Sharri”.

GPNM është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Qeverisë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikohen nga zhvillimet në territorin e Parku.

Pjesë e rëndësishme e GPNM-së janë edhe përfaqësuesit e pesë komunave pjesëmarrëse në Park (Dragash, Prizren, Suharekë, Shtërpce dhe Kaçanik).

Në takim fillimisht u prezantuan arsyet për hartimin e Planit të ri Hapësinor, duke vazhduar më tutje me hapat e rëndësishëm në procesin e hartimit të Planit.

Gjatë prezantimit u potencua se ndihma dhe përkrahja e GPNM-së, në veçanti e Drejtorisë së PK “Sharri” është shumë e rëndësishme për faktin se të dhënat, rekomandimet dhe vërejtjet do të ndihmojnë në përmbajtjen përfundimtare të dokumentit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Debat

“Hapësira Publike, eksperiencat e projektimit”, debatohet sot në Tirana City Talks

Published

on

Tirana City Talks, ju ftojnë në aktivitetin e radhës së një cikël debatesh publike që kanë si qëllim kryesor krijimin e një forumi që mirëpret diskutimin e temave qendrore të urbanizimit dhe ndërmjetëson shkëmbimin e ideve mes qytetarëve të Tiranës, grupesh të ndryshme interesi dhe Bashkisë së Tiranës.

Debati do të zhvillohet ditën e enjte, me datë 19 janar  tek Opera, Sheshi Skënderbej.

Tema e diskutimit do të jetë Hapësira Publike, eksperiencat e projektimit dhe realizimit në Bashkinë e Tiranës, instrumentet dhe sfidat e krijimit të hapësirës publike në qytet.

Qëllimi i këtij takimi është dhënia e një hapësire diskutimi mbi hapësirën publike: planifikimin urban si instrument të krijimit të hapësirës publike brenda një sistemi tërësor të qytetit, hapësirën e gjelbëruar, godinat publike etj./Media Ndërtimi./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Debat

Rahoveci mbanë diskutim publik për planin zhvillimor komunal 2023-2031

Published

on

Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, arkitektëve, sipërmarrësve, grupeve të interesit, kryetarëve të këshillit të fshatrave dhe lagjeve urbane, sot, në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit u organizia takimi për konsultim publik për PZHK, me çrast u bë prezantimi publik i hartimit të planit, i cili përcakton drejtimet e zhvillimit të komunës sonë në tetë vitet e ardhshme.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Albnor Mullabazi, mes tjerash theksoi se plani është punuar në bashkëpunim me ekspert të jashtëm dhe është në fazën finale të tij.

Ky plan është multisektorial që ka për qëllim zhvillimin strategjik, ku pas miratimit të PZHK-së menjëherë do të vazhdojmë të punojmë rreth Hartës Zonale.

Sa i përket takimeve publike, deri më tani janë mbajtur 15 takime në zona rurale dhe urbane.

Arkitektët Djellza Çanta dhe Shpejtim Mustafa, prezantuan planin përmes përshkrimit tekstual të pjesës ligjore dhe në tërësi, duke veçuar: Kornizën e Zhvillimit, Prioritetet e Zhvillimit Strategjik dhe Qëllimet e Planit të Veprimit.

Në fund, qytetarët parashtruan pyetje rreth planit, të cilave drejtori Mullabazi iu përgjigj në mënyrë konkrete.

Përveç këtij takimi qe u mbajt sot, takimet tjera do të vazhdojnë nëpër lokalitete të ndryshme të komunës sonë, deri në përfundim të shqyrtimit publik, sipas agjendës së paraparë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending