Connect with us

Infrastrukturë

Lejet e ndërtimit, bashkitë në Shqipëri injorojnë kushtet dhe zbatimin e projekteve ne terren

Published

on

Në të paktën 8 bashki të audituara nga KLSH procedurat e ndjekura për lejet e ndërtimit apo përmbushja e kritereve teknike dhe urbane ka shfaqur probleme në disa aspekte.

Të publikuara së fundmi raportet e auditit kanë marrë në analizë bashkinë Vorë për të cilën nënvizohet se për disa objekte nuk janë respektuar distancat minimale nga objekti në objekt dhe për këtë janë sjellë edhe rastet konkrete. Ndërkohë edhe një tjetër bashki ajo e Pogradecit duket se ka të njëjtin problem.

Raporti i auditit nënvizon se lejet e ndërtimit të audituara janë miratuar në mos përmbushje të dokumentacionit të rregullt sektorial për ndërtimin, duke evidentuar mangësi që lidhen me treguesit e distancave ndërmjet ndërtimeve dhe pronave.

Për Bashkinë Mirditë sa i takon lejeve problematika e evidentuat lidhet me dokumentet që nuk janë të nënshkruara elektonikisht.

“Nga DPKZHT dhe Bashkia Mirditë të merren masa për të kontrolluar nënshkrimin elektronik në të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në sistemin e-lejet,

të vërtetojë nëse këto dokumente janë nënshkruar ose jo elektronikisht, nëse ky nënshkrim është kryer sipas përcaktimeve ligjore dhe nëse është kryer nga personat përgjegjës për hartimin e këtyre dokumenteve” thuhet në raport.

Për bashkinë Selenicë problematika sa i takon lejeve ka të bëjë me komunikimin institucional ku sipas raportit nuk është saktësuar se cilat sipërfaqe kanë kaluar për ndërtim objektesh.

Në 1 raste dokumentacioni i ngarkuar në sistemin e-leje, paraqitet me deviacione të sipërfaqes ekzistuese të truallit para miratimit të shtesës për leje. Në 2 raste realizimi i punimeve të ndërtimit nuk është në përputhje me leken e ndërtimit të miratuar” thuhet në dokument./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending