Connect with us

Auto

Land Rover i famshëm i Mbretëreshës Elizabeth II ishte ndërtuar në Sydney

Published

on

Një Land Rover Ceremonial i vitit 1958, i cili është pjesë e Koleksionit Historik Kombëtar në Muzeun Kombëtar të Australisë, është një nga gjashtë veturat identike të ndërtuara në Sydney, posaçërisht për shërbimet mbretërore.

E konstruktuar si një komplet TKD (Total Knock Down) nga Pressed Metal Corporation me bazë në Sydney, Land Rover-i australian është i ngjashëm me veturat e përdorura nga Mbretëresha Elizabeth II në turneun e saj në Commonwealth në vitin 1954.

Sipas detajeve të publikuara nga RELMR (The Registry of Ex-Military Land Rovers) tetë vetura ishin ndërtuar nga Land Rover për këtë turne, me një prej tyre e cila u la për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, një e dërguar në Zelandën e Re dhe gjashtë prej tyre në ekspeditë me vela në Bermuda në nëntor të vitit 1953 dhe në Gjibraltar në maj të vitit 1954, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.

E ndërtuar me një shasi prej 2187mm të Land Rover,e cila ishte e re për vitin 1954, Royal Review Land Rovers përdori një motor 2.0 litërsh me katër cilindra dhe të gjithat përfunduan me një nuancë të thellë vere e quajtur Royal Claret.

Në vitin 1958, qeveria australiane e porositi flotën e saj të Land Rover-ëve ceremonial për t’u përdorur për vizitat e ardhshme mbretërore dhe personaliteteve të larta. Kërkesa përkoi me vizitën e Nënës Mbretëreshë e planifikuar për më vonë gjatë atij viti.

Land Rover e bëri furnizimin me komponentë, dhe veturat u montuan në Sydney.

Për vizitën e Mbretëreshës në Australi në vitin 1963, Land Rover-ët Ceremonial u përdoren për parada, dhe më vonë u përdoren për të njëjtin qëllim kur Mbretëresha Elizabeth II dhe Princesha Anne e vizituan Sydney-n në vitin 1970./Media Ndërtimi.

Auto

Volvo lanson SUV-in e vogël plotësisht elektrik EX30

Published

on

Volvo Cars lansoi të mërkurën SUV-in e saj të vogël plotësisht elektrik EX30 me dy opsione baterish dhe një çmim fillestar prej rreth 36,000 eurove (38,500 dollarë), ndërsa prodhuesit e makinave po konkurrojnë me Tesla-n për t’i bërë automjetet elektrike (EV) më të përballueshme.

EX30, i lansuar në Milano, është SUV më i vogël deri më sot nga prodhuesi me bazë në Suedi dhe pason prezantimin e modelit EX90 që është më i madh dhe elektrik në muajin nëntor, transmeton Telegrafi.

Tesla ka ulur çmimet disa herë këtë vit në përpjekje për të rritur kërkesën ndërsa konkurrenca nxehet mes prodhuesve të automjeteve elektrike.

Drejtori ekzekutiv i Volvo Cars, Jim Rowan, ka thënë se grupi nuk kishte nevojë të ndiqte Tesla-n për uljen e çmimeve të automjeteve elektrike, pasi kërkesa e tregut ishte e shëndetshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Ford arrin marrëveshje me Tesla për të fituar qasje në stacionet e tyre të karikimit

Published

on

Ford Motor bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me Tesla e cila do t’i lejojë pronarët e veturave elektrike të saj të kenë qasje në mbi 12 mijë njësi të Tesla Supercharger në Amerikën e Veriut që nga fillimi i vitit 2024.

Lidhja midis rivalëve e bën Ford-in prodhuesin e parë të madh të veturave që përqafon standardin e karikimit të Tesla-s, duke i dhënë prodhuesit të automjeteve qasje në rrjetin më të madh të Superchargers me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Qasja në stacionet e karikimit deri më tani konsiderohet si një nga pengesat kryesore në pranimin më të gjerë të veturave elektrike, kanë deklaruar analistët e tregut, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Tesla nëntorin e vitit të kaluar ka bërë të ditur se do të hapte modelin e vet të tarifimit për prodhuesit e tjerë të automjeteve dhe operatorët e rrjetit të tarifimit.

Një përshtatës i zhvilluar nga Tesla do t’u sigurojë Ford EV-ve të pajisura me portin e Sistemit të Karikimit të Kombinuar (CCS) qasje në Superchargers V3 të Tesla.

Ford do t’i pajisë veturat elektrike të ardhshme me standardin e karikimit të Tesla-s, duke hequr nevojën për një përshtatës për qasje të drejtpërdrejtë në Tesla Superchargers, duke filluar nga viti 2025.

“Ideja është që ne nuk duam që rrjeti i Tesla Supercharger të jetë si një kopsht me mure. Ne duam që ai të jetë diçka që mbështet elektrifikimin dhe transportin e qëndrueshëm në përgjithësi”, tha drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, gjatë një bisede në Twitter Spaces me drejtorin ekzekutiv të Ford, Jim Farley./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Tesla Model Y ishte makina më e shitur në botë në tremujorin e parë

Published

on

Tesla Model Y ishte makina më e shitur në botë në tremujorin e parë të 2023, duke shënuar herën e parë ndonjëherë që një veturë elektrike e arrin këtë gjë, sipas JATO Dynamics

Shitjet e Model Y janë rritur në mbarë botën gjatë viteve të fundit, duke e vendosur makinën në trajektoren për t’u bërë vetura më e shitur në botë.

Arritja u parashikua fillimisht edhe përpara se makina të dilte në treg, pasi Tesla mendonte se vetura në fjalë mund të kishte kërkesë prej deri në një milion njësive në vit, raporton electrek, transmeton Telegrafi.

Ishte një qëllim ambicioz në atë kohë, me shumë që e konsideronin atë një shembull tjetër të një parashikimi “optimist” të Tesla-s, por vitin e kaluar Tesla tha se Model Y ishte në rrugën e duhur për t’u bërë makina më e shitur në botë në 2023.

Vitin e kaluar, Model Y ishte automjeti më i shitur në Evropë dhe Kaliforni, i katërti më i shitur në Kinë, pavarësisht shijeve të ndryshme të Kinës dhe disponueshmërisë së modelit në krahasim me pjesën tjetër të botës, dhe ishte në listën e dhjetë të parave të SHBA, por shumë prapa disa kamionçinave dhe SUV-ve. Këto performanca e bënë atë makinën e tretë më të shitur në mbarë botën.

Por tani, duket se parashikimi numër 1 i shitjeve të Tesla-s është realizuar. Modeli Y ka rrëzuar Toyota Corolla si makina më e shitur në botë në tremujorin e parë dhe duket se mund ta ruajë këtë pozicion për të gjithë vitin.

Dhe duke pasur parasysh uljet masive të çmimeve të Tesla-s këtë vit për Model Y, kjo me siguri do ta bëjë makinën të qasshme për më shumë njerëz në krahasim me vitin 2022.

Në të vërtetë, shitjet e Model Y tashmë janë në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin 2022, Tesla kishte dy nga dhjetë makinat më të mira në botë, me Model Y që arriti 759 mijë shitje./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending