Connect with us

Aktuale

Kulla në Çadrak të Suharekës u nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese-konservuese

Published

on

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të politikave programore, ka hartuar projektin për restaurimin e Kullës së familjes Tafolli në fshatin Çadrak të Suharekës. Zbatimi i këtij projekti do të fillojë së shpejti, pasi që janë tejkaluar të gjitha procedurat e parapara ligjore.

Kulla e Hasan Tafollit, që gjendet në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës, është karaktersitike për nga tipologjia dhe funksioni. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer kryesisht për banim dhe për ruajtjen e bagëtisë, por, sipas nevojave dhe rrethanave të kohës, ka pasur edhe funksione të tjera.

Banorët e këtij fshati tregojnë së kjo ndërtesë është shfrytëzuar edhe si Odë deri në vitet e 90-ta, deri kur familja Tafolli është shpërngulur nga fshati, dhe Kulla së bashku me shtëpinë tjetër të banimit janë braktisur tërësish.

Kulla e gurit e familjes Tafolli është e vendosur mbi kodër dhe ka pozitë dominuese mbi fshatin Çadrak. E ndërtuar në harmoni me ambientin rrethues, kjo kullë është shndërruar në pjesë përbërëse të peizazhit të fshatit.

Për shkak rrethanave shoqërore, bujqësia dhe blegtoria kanë qenë burimet kryesore të jetesës që ka ndikuar edhe në aspektin e zgjidhjes arkitektonike duke imponuar një funksion të banimit të kombinuar.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, thekson se kujdesi dhe mirëmbajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet ta ketë ç’do ditë e më shumë vëmendjen që e meriton, e me theks të veçantë ndërtesat e tilla, të cilat paraqesin ndër shembujt e paktë të këtij tipi të kullave të gurit me çardak druri, që kanë mbijetuar në Kosovë.

“Si e tillë, kjo kullë prej guri ngërthen në vete vlera të rëndësishme arkitektonike, historike, shoqërore, ambientale dhe ekonomike, andaj se sa dinë njerëzit për trashëgiminë kulturore, varet nga ajo se çka bëhet me kujdesin institucional dhe promovimin e saj” thekson Samir Hoxha, drejtori i QRTK-së në Prizren.

Si rezultat i vjetërsisë së ndërtesës, mungesës së ndërhyrjeve konservuese, dhe braktisjes, Kulla në fjalë është në gjendje të keqe fizike dhe rrezikohet nga dëmtimet e mëtutjeshme, andaj është bërë pjesë e programeve investuese të Ministrisë së Kulturës përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. /KOHA/

Aktuale

Ekspertët e AKK-së diskutojnë për zhvillimin e sistemeve kadastrale

Published

on

Menaxhmenti i Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ftuar në një takim gjithëpërfshirës të gjithë ekspertët e institucionit, për të diskutuar në lidhje me projektet e planifikuara për avancim dhe zhvillim gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, të sistemeve kadastrale dhe sistemeve tjera me të cilat menaxhon AKK.

Në këtë takim, përveç prezantimit të punës së deritanishme të grupit punues për këtë çështje, u kërkua nga secili që të paraqesë idetë dhe kërkesat për ndryshime në secilin sistem të cilët janë planifikuar të zhvillohen.

Gjatë ditëve në vijim, Agjencia Kadastrale e Kosovës do të mbajë takim edhe me palë tjera të interesit me qëllim të informimit mbi punën, projektet dhe aktivitetet e AKK-së./Media Ndërimi

Continue Reading

Aktuale

Ministria e Financave rekruton staf për mbledhje të tatimit në pronë

Published

on

Me qëllim të grumbullimit të mjeteve në tatimin në pronë, ministria e Financave dhe Transfereve ka shpall tender për gjetjen e një “profesionisti” i cili ka traget mbledhjen e detyrueshme të tatimit në pronë.

Sipas vendimit të bërë publik në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) nga tre aplikonte, Ramiz Ramadani është vlerësuar me pikë maksimale dhe e ka fituar punën.

Ai për 12 muaj për mbledhje të tatimit do të paguhet 9 mijë e 840 euro, raporton IndeksOnline.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëhiqet nga ministri Hekuran Murati, nga e cila IndeksOnline nuk ka marrë përgjigje si zakonisht për pyetjet e dërguara.

Po ashtu nuk dihet nëse ministria që drejton Murati e ka shuar departamentin e tatimit të pronës, ku në të kaluarën ka pasur të punësuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mungesa e inventarit në vlerë të 80 mijë eurove për QKMF-në Gjilan, të dhënat dërgohen në hetuesi

Published

on

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se të gjitha të dhënat që janë raportuar për inventarin në vlerë të 80 mijë eurove për në QKMF-në në Gjilan, i ka dërguar në hetuesi.

Hyseni, fillimisht tha se në momentin kur është bërë auditimi në QKMF është konstatuar që ka mungesë të inventarit në raport me blerjet që janë bërë.

“Tash së fundmi kam parë disa lajme nëpër portale me fotografinë time dhe me zhdukjen e këtyre 80-mijë eurove. Unë kam deklaruar publikisht, të gjitha të dhënat sa i përket këtij rasti do t’i dërgoj në hetuesi, dhe këtë e kam bërë. Është një polic i krimeve ekonomike ose i hetuesisë së krimeve ekonomike që ka ardhë në zyre te unë dhe i ka marrë këto materiale, edhe të printuara si raport, por edhe si USB, pra material elektronik. Në raportin e auditorit të brendshëm të Komunës së Gjilanit, kur është bërë auditimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është konstatuar që ka mungesë të inventarit në raport me blerjet që janë bërë. Pra gjendje faktike me gjendjen që ka qenë e deklaruar përmes faturave”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai tha se si parti kanë mbërri në momentin kur është bërë vetëm kalimi i stafit nga objekti i vjetër në atë të riun.

“Kur kemi qenë në qeverisje QKMF ka qenë në objektin e vjetër, ndërkohë tranzicioni është bërë në qershor të vitit të kaluar dhe kemi dalë nga objekti i vjetër në objektin e ri. Të gjitha porositë për inventarizim të objektit të ri kanë qenë tashmë të bëra, pra kanë qenë porosi të mëhershme. Ka komision për inventarizim, ka zyrtarë për pranim. Ne e kemi mbërri vetëm kalimin e stafit nga objekti i vjetër në të riun. Pjesa e porosive për këto materiale inventarizimi është kryer më herët, nga një komision paraprak. Ndërkohë, ajo çfarë ka ndodhur në vitin 2021 dhe 2022 është vetëm pranimi i mallit. Menaxhmenti ka qenë i njëjtë qysh ka qenë më herët, pa asnjë ndryshim të vetëm. Vetëm kryeinfermierja është me ushtrues detyre tani, sepse ajo që ka qenë më herë ka dalë në pension, dhe nuk është hapur ende konkursi”, tha i pari i Gjilanit.

Hyseni, tha se tashmë janë porositur mbi 500 tavolina, por që mungojnë më shumë se gjysma e tyre.

“Ajo çfarë ka ndodhur tash është se kemi mbi 500 tavolina që i kanë porositur dhe mungojnë më shumë se gjysma e tyre. Pse? Këtë duhet ta thotë hetuesia. Në raportin e auditorit të brendshëm thuhet se janë porositur kaq tavolina, kaq dollape e kështu me radhë, dhe janë evidentuar në vendin e ngjarjes kjo, kjo, kjo. Kjo temë është politizuar shumë shpejtë. Unë kam kërkuar nga drejtoresha e Shëndetësisë, që këtë rast të ia lëmë në dorë hetuesisë dhe të mos merremi fare me këtë punë”, tha kryetari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Gjilanit tha se vlera e inventarit arrin afro 100 mijë euro, jo vetëm 80 mijë.

“Ka vlerë, nuk është vetëm 80 mijë, ka më shumë. Sepse, raporti i auditorit të jashtëm që ka nxjerrë këtë informacion është për vitin 2022, por këtu ka porosi edhe për vitin 2021, ka edhe për 2020. Shuma është afërsish 100 mijë eurove. Mandej, çfarë ka ndodhur? Janë porositur disa materiale për korridore dhe është thënë se këto janë kompensuar me ato, vlera është e njëjtë, e kështu me radhë”, shtoi ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending