Connect with us

Ndërtim

Kulla 53-katëshe e Bashkimit Evropian u ndërtua në Varshavë

Published

on

Ofruesi ndërkombëtar i hapësirës së punës HB Reavis ka njoftuar përfundimin e Kullës së saj Varso që ka thyer rekord në Varshavë, pjesë e zhvillimit të Varso Place.

Kulla e sipërme e ndërtesës 53-katëshe, e projektuar nga Foster + Partners, arrin 310 m, duke e bërë Varso Tower strukturën më të lartë arkitekturore në Bashkimin Evropian (BE).

Në një lartësi prej 206 m, 16 pemë janë mbjellë gjithashtu në kullë, që do të thotë se Varso krenohet me kopshtin më të lartë të Varshavës. Sipas HB Reavis, disa dhjetëra pemë të tjera janë mbjellë, qoftë brenda zonës së hollit ose në rrethinat e ndërtesës.

Një sërë aspektesh të qëndrueshme të projektit kanë rezultuar në marrjen e një klasifikimi BREEAM ‘të shquar’.

Uji i shiut merret për të ujitur gjelbërimin e jashtëm, ndërsa pëlhura izoluese me vlerë të ulët U, hije automatike dhe blindat përdoren brenda ndërtesës, për të maksimizuar performancën e saj energjetike.

Stacionet e karikimit të makinave elektrike janë përfshirë në vend dhe një ashensor me porosi me shpejtësi të lartë përdor një modalitet gatishmërie, disqe rigjeneruese dhe ndriçim LED për efikasitet të energjisë.

Një menaxhim inteligjent i ndërtesës është në funksion në kullë, monitoron përdorimin e energjisë, ndërsa qiramarrësit mbahen të informuar për cilësinë e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Kompania e lidhur me zyrtarin e PS ndërtoi ‘pa leje’ në zemër të Tiranës

Published

on

Mazhoranca po përpiqet të mbulojë me një fushatë dezinformimi faktin se ndërtuesit e kateve pa leje në kullat e Tiranës – të cilët ajo i ka përfshirë në një skemë legalizimi dhe amnistie penale përmes një VKM-je me bazë të dyshimtë ligjore, janë njerëz të lidhur me pushtetin.

Fushata e debatueshme e qeverisë në denoncimin e shtesave pa leje në kullat e ndërtuara në Tiranë vijoi të premten me denoncimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi te një pallat 13-katësh pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.

Nëpërmjet një video të regjistruar, por që u transmetua sikur ishte ‘live’ në faqen e kryeministrit Edi Rama në ‘Facebook’, Çuçi i shoqëruar nga drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi tha se çdo metër pa leje i pallatit në fjalë do t’i kthehet popullit.

“Ky subjekt, jo vetëm ka kate pa leje, por ka dhe një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuari më përpara,” tha Çuçi me pallatin në sfond.

“Kjo që po bëjmë nuk është një fushatë mediatike apo demagogji”, pretendoi ai më tej ne video.

Pas shfaqjes live në Facebook, BIRN vizitoi sheshin e pallatit me 11 kate plus dy kate papafingo të denoncuar si skenë krimi, por në vend të policisë, aty kishte vetëm punëtorë ndërtimi.

Sheshi i zbrazur për të bërë videon ishte mbushur sërish me makina të parkuara, ndërsa nga brenda ndërtesës oshëtinte zhurma e makinerive të ndërtimit. Në një shesh të dytë, punëtorët e krahut vazhdonin të bënin llaç të pashqetësuar.

Serioziteti i fushatës që bazohet në një Vendimi të Këshillit të Ministrave të 7 shtatorit është vënë në dyshim nga opozita dhe ekspertët, të cilët akuzojnë qeverinë se synon në fakt amnistimin penal të ndërtuesve pranë qeverisë, duke shkelur si Kodin Penal ashtu edhe Kushtetutën.

Rasti i fundit i denoncuar nga Çuçi duket se u jep të drejtë pretendimeve të opozitës.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pallati i denoncuar nga ministri i Brendshëm në zonën e “Myslym Shyrit” është ndërtuar nga “ARB & TRANS-2010”; një kompani e themeluar nga Arben Maloku, 36 vjeç, i cili deri në 9 shtator 2022 mbante funksionin e kryetarit të njësisë administrative të Zall-Herr të bashkisë së Tiranës dhe është kryetar i Partisë Socialiste në të njëjtën njësi administrative.

Të pyetur nga BIRN nëse ndaj “ARB & TRANS-2010” ishte bërë kallëzim penal pas konstatimit të shkeljeve ligjore, Bledi Çuçi, Policia e Shtetit dhe Dallëndyshe Bici nuk kthyen përgjigje. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po ashtu nuk ktheu përgjigje për lidhjen e ish-zyrtarit të bashkisë me katet pa leje në kryeqytet dhe mungesën e referimeve nga institucionet në varësi të tij për këtë ndërtim.

Ndërsa përfaqësuesja e “ARB & TRANS-2010”, Esmeralda Maloku pranoi se ishte në dijeni të deklaratave të Ministrit të Brendshëm, por theksoi se ajo nuk mund të thoshte se çfarë qëndrimi do të mbante kompania.

Në fillim të shtatorit, qeveria miratoi një VKM, sipas së cilës katet e ndërtuara pa leje ose dhurohen në këmbim të legalizimit të godinës, ose paguhen nga ndërtuesit me çmimin e tregut, plus një masë administrative. Në këmbim, vetë kryeministri dhe ministrat u kanë premtuar ndërtuesve se nuk do të ndiqen penalisht.

Por opozita dhe ekspertët mendojnë se ndërsa vendimi forcon sanksionet administrative, ai në thelb është një një përpjekje nga qeveria për të amnistuar veprat penale të ndërtuesve pranë saj, të cilët rrezikojnë sipas Kodit Penal deri në 8 vjet burg për ndërtimet e paligjshme me qëllim fitimi.

Për t’u mbrojtur nga këto akuza, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, sulmuan të premten Prokurorinë e Tiranës, duke aluduar se VKM-ja ishte një zgjidhje për shkak se kjo e fundit nuk kishte vepruar.

“Kur u vijnë dosje nga subjekte të kamura për evazion fiskal, për ndërtim pa leje, për krime të tjera, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre”, tha ministri Çuçi në videomesazhin e filmuar pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Çuçi theksoi se ndërsa institucionet në varësi të tij kishin përgjegjësi, barra më e madhe binte mbi drejtësinë, por nuk shqiptoi ndonjë rast konkret të mosveprimit.

Por kryeprokurori i Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se për sa kohë ai drejtonte prokurorinë, nuk ka pasur raste të tilla. Çela tha gjithashtu se të gjitha çështjet e denoncuara publikisht nga anëtarët e qeverisë “janë nën hetim nga prokuroria”.

Kryeministri deklaroi të enjten se ishte nënshkruar kontrata e parë e dhurimit nga një ndërtues në favor të shtetit bazuar në VKM-në e shtatorit, për rreth 4600 metra katrorë të ndërtuara pa leje në qendër të Tiranës. Një ditë më vonë, ai këmbënguli se mosreagimi i prokurorisë për këtë rast ishte arsyeja për miratimin VKM-së nga qeveria.

Rama paraqiti dy fletë të një denoncimi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në të cilat pretendohet se kompania ‘Ideal Construction’, me ortak të vetëm biznesmenin Armand Lilo, ka shkelur lejen e ndërtimit dhe se duhej të procedohej penalisht.

Kompania në fjalë po ndërton kullën e pagëzuar si “Eye of Tirana” në afërsi të sheshit “Skënderbej”. Denoncimi mban datën 1 korrik 2022, por Rama i referohet se ka ndodhur “kohë më parë”.

“Dhe ky nuk është i vetmi rast, por rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë”, tha kryeministri në deklaratën e tij.

Ndryshe nga sa aludoi Rama, prokurori i Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se rasti i kullës “Eye of Tirana’ dhe kallëzimi i IKMT-së ishin duke u hetuar.

“Edhe ky rast është në hetim si të gjithë rastet e tjera,” tha Çela, ndërsa shtoi se nuk donte të përfshihej në debatet politike.

I pyetur për akuzat dhe sulmet e përfaqësuesve të qeverisë ndaj organit të akuzës, drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla nuk iu përgjigj një kërkese të BIRN për koment.

Continue Reading

Ndërtim

259 mijë metra katrorë sipërfaqe u dhanë për ndërtim në Tiranë, rekord në dhënien e lejeve

Published

on

“Ndërtime, pastrim parash dhe stok”

Tirana shënoi në 6 mujorin e fundit një rekord në dhënien e lejeve të ndërtimit.

259.385 metra katrorë sipërfaqe u dhanë për ndërtim, ndërsa vlera e tyre ishte rreth 42 miliardë lekë.

Sipërfaqen më të lartë të këtyre lejeve të ndërtimit e zënë ndërtimet për banim. Në arsyetimin që i bëhet lejeve të dhëna të ndërtimit thuhet se është kërkesa e lartë dhe rritja e numrit të popullsisë që çon drejt këtyre ndërtimeve.

Në një analizë të Citizens Channel u pa se rritja e numrit të lejeve të ndërtimit nuk korrespondon me numrin e popullsisë, pasi që edhe pse ndër vite popullsia e Tiranës është rritur, rritja vjetore e numrit të popullsisë ka qenë në ulje. Por kjo  nuk ka ndodhur me sipërfaqet e lejeve të ndërtimit.

Procesi i ndërtimit në kryeqytet është parë nga ekspertët si një formë e pastrimit të parave. E gjitha kjo në kurriz të trashëgimisë së Tiranës dhe hapësirave të gjelbra.

Kritikave për pastrim parash, kryeministri Edi Rama iu përgjigj gjatë prezantimit të projektit të kullës më të re se “janë broçkulla, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë”.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri në tremujorin e dytë të 2022 janë miratuar gjithsej 339 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, ndërsa sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka pësuar rritje në tremujorin e dytë të 2022, duke shkuar në 544.127 m2./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Banorët e ndërtesave kolektive në Dardani ankohen për kulmet e dëmtuara

Published

on

Banorët e ndërtesave kolektive në Dardani ankohen për kulmet e dëmtuara

Sa herë bije shi uji depërton brenda nga tavani.

Banorët ë dy kateve të fundit të ndërtesave kolektive në lagjen Dardania, tash e 10 vjet kulmi i objektit është shkatërruar.

Aq është i dëmtuar kulmi sa sipas banorëve, uji nga të reshurat arrin të depërtojë të pajisjet elektrike duke i detyruar që të mos i shfrytëzojnë nga frika e rrezikut të mundshëm.

Njëjtë ndodh edhe me ashensorin i cili është jashtë funksionit për këtë arsye, raporton magazina televizive “Ju flet Prishtina”.

Safet Kamberaj, Përfaqësues i Bashkësisë Lokale të lagjes Dardania thotë se e kanë adresuar këtë problem edhe te komunarët, por janë lajmëruar se do të ndihmohen sapo të kenë fonde.

Se ka nevojë për intervenime në këto ndërtesa e pranojnë edhe në Komunën e Prishtinës.

Nga Drejtoria për Shërbime Publikë i thanë emisionit “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova se kjo pjesë është e rregulluar me ligjin për bashkëpronësi dhe nuk është kompetencë e komunës.

“Me ligjin për bashkëpronësi, elementet e përbashkëta janë në përgjegjësi të banorëve dhe ata janë të obliguar, secila bashkësi kolektive, të formojnë këshill banesor, e pastaj aty të grumbullohen mjetet dhe të bëhen intervenime”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë.

Tutje thanë se aktualisht nuk kanë ndonjë bashkëpunim për renovim si në rastin e soliterëve në lagjen Ulpiana, e se janë duke punuar në këtë aspekt./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending