Connect with us

Infrastrukturë

“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës

Published

on

“Kryevepër arkitektonike”, “komplekse shumë” dhe “gjë e rrallë pa kolona”, janë disa nga cilësimet që përdori kryeministri Edi Rama sot për Velierën e betonit në Durrës.

“Ka dashur kohën e vetë dhe imagjino sa kohë u humb me ata që ju vunë kundër, me historira prokurorie, jo do preket, jo s’do preket Durrësi i lashtë …” – analizoi Rama gjatë vizitës në kantierin që qendron hapur prej thuajse një dekade.

Tre muaj më parë Citizens ishte në terren për të parë ecurinë e punimeve, por përtej “kompleksitetit të objektit”, konstatoi ndryshkjen të materialeve.

Kujtojmë se nga financimi i parë që u bë për nisjen e projektit kanë kaluar tetë vite.

Projekti Veliera u financua fillimisht në mars 2016, me një fond fillestar prej 4.7 Milion Euro. Kontrata u fitua nga bashkimi i kompanive “Everest” dhe “Fusha”, të cilat filluan punimet. Bashkia Durrës pohon për Citizens se tashmë vlera e projektit është dyfishuar duke arritur në rreth 8.5 milionë euro.

Bashkia Durrës konfirmoi se projekti është në fazën e katërt dhe përfundimtare të punimeve.

“Më 1 Qershor duhet të bëjmë këtu festën e fëmijëve dhe për sezonin kjo bëhet kryevepër. Kjo mund të ketë evente natën, mund të ketë koncerte të vogla…” – tha Rama gjatë vizitës sot, duke nënkuptuar se tashmë pritja për inaugurimin është drejt fundit.

Kryetari i bashkisë së asaj kohe Vangjush Dako, që ishte iniciatori i velës së betonit është sot pas hekurave.

Dako u arrestua në qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës. Dy çështjet për të cilat ai dhe tetë zyrtarë të Bashkisë Durrës akuzohen, janë shëtitorja në zonën e Currilave dhe abuzimi me lejen e ndërtimit për një pallat 11-katësh në rrugën Hysen Myshketa.

Për funksionalitetin e kësaj kryevepre, Kryeministri vërejti se urbanistë të shumë kanë shprehur rezervat e tyre.

“Struktura nuk ka asnjë dobi të shprehur që në hartimin e vet por dhe pas. Është një vepër artistike me tepër sesa një vepër urbane“ – shpjegon urbanisti Artan Kacani për Citizens Channel.

Drejtësi e munguar për shkatërrimin e arkeologjisë

Në mars 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi “sekuestrimin preventiv” duke mos lejuar vazhdimin e punimeve në zonën arkeologjike A. Gjatë gërmimeve për punimet u zbuluan një sërë objektesh me vlerë arkeologjike.

“Pra, meqenëse dy këmbët veriore të Velës ngulen në zonën A arkeologjike, ndërtimi i saj duhet ligjërisht të spostohet”,-  argumentoi në atë kohë specialistiti i arkeologjisë Gjergj Frashëri.

Bashkia Durrës i konfirmoi Citizens Channel se një pjesë e objekteve të gjetura gjatë gërmimeve janë të vendosura te Muzeu Arkeologjik Durrës, i cili qëndron prej 15 muajsh i mbyllur për shkak të tejkalimit të afateve të restaurimit.

Pas 13 seancash gjyqësore, Gjykata Administrative la pezull si kërkesat e Bashkisë ashtu edhe kërkesat e shoqërisë civile për të bllokuar procesin. Dy vite më pas, në shkurt të 2019, Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapi rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke ndaluar gjykimin e çështjes.

Dy vite më vonë, më 22 prill 2021, çështja “Veliera” u rikthye për hetim në prokurorinë e Durrësit. Edhe pse u parashikua që brenda tre muajve të përfundonin hetimet bazë për kallëzimet e shoqërisë civile për dëmet arkeologjike, ende deri më tani asnjë vendim nuk është bërë publik./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending