Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Gjilanit jep 18 leje ndërtimore

Published

on

Trendi i rritjes së vëllimit të punës e po ashtu edhe të të hyrave, ka vazhduar edhe në tre muajt e parë të këtij vitit në Drejtortorinë për Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit.

Në raport me periudhën e njejtë raportuese të vitit 2023 është realizuar rritje në kuotën 126%.

Ali Arifi, drejtor për Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se janë munduar  të jenë sa më transparent. Të gjitha  kërkesat  që i paraqesin palët e të cilët i plotësojnê kushtet trajtohen sipas afatit ligjor.

Ai tregon se nga 1 janari deri me 31 mars të këtij viti, kanë pranuar për shqyrtim 194 kërkesa. Derisa kanë punuar 319 akte, shprehur në pêrqindje 164 %.

“Kemi pranuar 22 kërkesa për leje ndërtimore, derisa janë lëshuar 18 leje”, tha drejtori.

Ali Arifi, theksoi se edhe këtë vit vazhdojnë me trend të rritjes permanente të të hyrave, ku në raport me periudhën e njejtë raportuese të vitit 2023 kanëi realizuar rritje në kuotën 126%.

“Kemi realizuar të hyra në vlerë 300 mijë e 327 euro, apo 62 mijë  e 595 euro më shumë se të njetën periudhë të vitit 2023 që ishin 237  mijê e 732 euro”, tha Arifi.

Drejtori për Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit,  tha se në raport me Planin e Punës për 1 janar deri 31 mars (TM-1) të vitit 2024 kanë realizuar të hyra në kuotën 172%, derisa ishin të planifikuara 174 mijë e 730. Që është për 125 mijë e 597 euro më shumë sesa janë planifikuar.

Planifikimi i të hyrave për këtë vit është 860 mijë euro, derisa për 3 muajt e parë të vitit janë inkasuar 35 për qind./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Published

on

Ministria e Infrastrukturës njofton se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani I Elezit.

Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani I Elezit), shkruan Indeksonline.

Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).

Punimet në hekurudhë është duke i realizuar kompania “G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Pjesa e jashtme e klimës vendoset brenda objektit të Spitalit në Ferizaj (VIDEO)

Published

on

Një pamje e pazakontë është raportuar nga Spitali i Ferizajt. Pajisja e klimatizimit, e cila vendoset jashtë objekteve, është parë e vendosur brenda hapësirës së spitalit në njërin repart.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo.com pamje të pajisjes.

Sipas qytetarit anonim, brenda objektit është temperatura e lartë nga pajisja në fjalë.

Kallxo.com ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Fikret Arifi i cili thotë se pajisja ka kohë që është e vendosur aty.

Sipas tij, në hapësirën e brendshme të spitalit është i vendosur “Autoklavi” pajisje kjo e cila kryen sterilizimin e manteleve, fashave e pajisjeve të tjera kirurgjike.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2115359122163589

Arifi shtoi se kjo pajisje ka nevojë që të ketë hapësirë të ftohtë dhe objekti ua ka pamundësuar që pajisjen e jashtme të klimatizimit ta vendosin jashtë objektit.

“Objekti i Ferizajt është veç i adaptuar. Nuk është spital ai, ajo ka qenë Mjekësi Familjare dhe tërë kohën vetëm është meremetu.

Qajo pjesa e ‘Autklavit’ i bie bash në mes të Spitalit, nuk ka shansë këto gypat a çka janë me i qitë jashtë. Ata e kanë qitë me e zbut situatën për një ‘Autoklav’ që është aty e temperaturat e larta që po bëhen brenda aty kanë bërë defekte të shpesha”- deklaroi Arifi.

Ai shtoi se presin një pajisje të re të ‘Autoklavit’ dhe se planifikojnë për ta vendosur në një objekt jashtë spitalit.“

Dje (27.05.2024) e dhamë idenë që me e shpu tavanin dhe me e qitë krejt naltë, punëtorët na thanë që s’munden me dhanë garancion që nuk pikë shiu”- shtoi Arifi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Banorët e Sibovcit e Shipitullës në hall me shpronësimet: Thonë se po u vështirësohet jeta me mbylljen e rrugës

Published

on

Banorët e fshatrave që janë afër hapësira të mihjes së KEK-ut, vazhdojnë të kenë probleme të shumta.

Shipitulla e Sibovci tash janë në hall me mbylljen e rrugës.

Sipas tyre, në këtë formë, jeta po u bëhet e pamundur.

Continue Reading

Trending