Connect with us

Infrastrukturë

KRU Prishtina nuk ka kontrata me konsumatorët, në mungesë instalimet e ujëmatësve

Published

on

Mungesa e kontratave me konsumatorë për shërbimet e ujit Gjetja Ligji nr. 05/l -042 për rregullimin e shërbimeve të ujit neni 24, përcakton që ofruesi i shërbimeve duhet të lidhë kontratë me secilin konsumator ku përcaktohen kushtet e përgjithshme sipas të cilave do t’u ofrohen shërbime konsumatorëve.

Gjatë auditimit është vërejtur se kompania nuk kishte lidhur kontrata me të gjithë konsumatorët që marrin shërbimet e ujit.

Sipas evidencave të kompanisë kjo kompania ofron shërbime për 154,974 konsumatorë ndërsa deri në fund të vitit 2021 kishte lidhur kontrata vetëm me 49,472 apo 32% të numrit total.

Këto të dhëna janë siguruar nga regjistri i konsumatorëve. Megjithatë, kompania gjatë vitit 2021 kishte lidhur kontrata me 16,149 konsumatorë, shkruan në auditimin e kësaj ndërrmarje.

Sipas kompanisë kjo gjendje ekziston jo për shkak të mos angazhimit të kompanisë në këtë drejtim, por si pasojë e mos bashkëpunimit të mjaftueshëm nga ana e konsumatorëve të cilat kanë neglizhuar vazhdimisht kërkesat e kompanisë për nënshkrimin e kontratave dhe sjelljen e një kopje në arkivin e kompanisë.

Mungesa e marrëdhënies kontraktuese me konsumatorë për shërbimet e ofruara, pamundëson aplikimin e masave ligjore ndaj këtyre konsumatorëve në rast të mos pagesës së borxhit.

Mos instalimi i ujëmatësve, rrjedhimisht mos faturimi i sasisë së shpenzuar për këta konsumatorë, ndikon në uljen e të hyrave për kompaninë si dhe rritjen e humbjeve të ujit.

Rekomandimi i Zyrër Kombëtare të Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë se përkundër vështirësive në arritjen e këtij objektivi, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për lidhjen e kontratave me të gjithë konsumatorët ekzistues të cilët janë pa kontrata./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Asfaltohen disa rrugë në Komunën e Prizrenit

Published

on

Në vazhdën e punimeve të shumta infrastrukturore, në rrugë të ndryshme, lagje e fshatra, në Komunën e Prizrenit, të martën kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizitoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Rugova” në lagjen mbi spital.

Poashtu, në këtë lagje së shpejti fillon asfaltimi në Rrugën “Norë Kelmendi”, pasi të bëhet nivelizimi i pusetave.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, këto projekte i konsideroj se janë shumë të rëndësishme për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës duke e lehtësuar jetën e tyre pas një periudhe të gjatë me vështirësi.

“Gjatë muajit tetor do të punojmë për rregullimin e infrastrukturës në shumë lagje brenda qytetit dhe në segmentet që lidhin të gjitha zonat e Komunës së Prizrenit, në përgjithësi, me ç’rast do të lehtësohet jeta e të gjithëve. Së bashku e ndërtojmë Prizrenin!”, deklaroi kryetari Totaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapen dy objektet e reja parashkollore në Gjakovë

Published

on

Të martë, u hapën dy objektet e reja parashkollore në kuadër të Institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”, njërën në lagjen e Çabratit dhe tjetrën në Novosellë.

“Jemi përkujdesur në detaje që këto ambiente të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për edukim të duhur për më të vegjlit tanë. Investime si këto do të vazhdojnë edhe më tutje në lagje dhe fshatra të tjera të komunës, për faktin se kërkesat vazhdojnë të jenë të mëdha” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Continue Reading

Infrastrukturë

Planet e Gjermanisë, të bëhet me central të gjelbër

Published

on

Kompania energjetike me bazë në Gjermani, Lausitz Energie Bergbau AG (LEAG) thuhet se po planifikon të vendosë 7 GW kapacitet të energjisë së rinovueshme në zonat minerare të Luzacias deri në vitin 2030. Kompania shpreson se kjo do të funksionojë duke i dhënë një shtysë të konsiderueshme tranzicionit të energjisë në rajon.

LEAG vlerëson se plani do të përfshijë investime prej më shumë se 10 miliardë euro (9.7 miliardë dollarë amerikanë) përveç krijimit të vendeve të punës në Gjermaninë lindore.

Nisma, me nofkën GigawattFactory, do të kombinojë zgjidhjet e ruajtjes së energjisë, hidrogjenin e gjelbër si dhe termocentralet e erës dhe diellore për të vënë në dispozicion energjinë miqësore me mjedisin në rajonin e Gjermanisë Lindore.

Parqet fotovoltaike (PV) dhe me erë do të ndërtohen në zonat pas minierave të LEAG në bashkëpunim me partnerin dhe zhvilluesin e projektit EP New Energies GmbH (EPNE).

Drejtori menaxhues i EPNE, Dominique Guillou, komentoi se Fabrika Gigawatt me një kapacitet prej 7 GW dhe potenciali i mëtejshëm përtej 2030-ës janë një moment historik në tranzicionin gjerman të energjisë dhe do të avancojë ndjeshëm ndryshimin strukturor në zonat e minierave të hapura të Luzacias./Media Ndëtimi.

Continue Reading

Trending