Connect with us

Ambienti

KRU ‘Hidrodrini’ ngritë shkallën e gatishmërisë në zonën e Dukagjinit

Published

on

Pas rreshjeve atmosferike që kanë filluar mbrëmë në rajonin e rrafshit të Dukagjinit dhe pas paralajmërimeve të Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës (IHM) për javë që do karakterizohet nga reshje shiu dhe bore me intensitet të shtuar, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë.

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv ing. Lulzim Pupovci në koordinim me kabinetin e zv/Ministrit e Zhvillimit Ekonomik Getoar Mjeku ka nxjerrë Vendim për ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve prevenuese dhe të kontrollit në terren, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.

Kimistja, Drejtori teknik, menaxherët e njësive respektive të zonës së mbulueshmërisë të KRU “Hidrodrini” sh.a. Pejë, obligohen të ngritin shkallën e gatishmërisë përvetuese në terren.

Obligative edhe përcjellja e situatës dhe gjendjes me kapacitet të shtuar për sa i përket cilësisë dhe kualitetit të ujit në të gjitha burimet si dhe në rrjetin e ujësjellësit në komunat Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik./Media Ndërtimi.

Ambienti

Me moton “Ujë për paqe” nis aksioni për pastrimin e brigjeve të liqenit të Batllavës

Published

on

Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën ju fton të bashkoheni për të shënuar Ditën Botërore të Ujit. Moto e këtij viti është “Ujë për paqe”.

Ne do të ndërmarim një aksion për pastrimin e brigjeve të liqenit të Batllavës, duke sjellë së bashku komunitetin për të mbrojtur dhe ruajtur burimet tona ujore. Ky aktivitet mbështetet financiarisht nga JUB Kosova dhe zhvillohet në bashkëpunim me partnerë kyç si KRU Prishtina, Organizata “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, Shoqata e Peshkatarve Sportiv Rekrativ “Llapi”, dhe kompania “Pastrimi”.

Bashkimi i forcave tregon përkushtimin tonë për paqe dhe qëndrueshmëri nëpërmjet mbrojtjes së mjedisit.

Data dhe Ora: E premte, 22 Mars, nga ora 10:00 deri në 14:00

Vendi i Nisjes: Zyret e organizatës “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” (pranë postës së madhe), Prishtinë

Lokacioni i aksionit: (Te Pishat Orllan)

Detajet Logjistike: Ofrimi i transportit dhe të gjitha mjetet e nevojshme për pastrimin janë të siguruara nga ne.

Për më shumë informacion, na kontaktoni përmes rrjeteve sociale të organizatës ose të telefononi në numrin 046185027.

Ju mirëpresim, për të dhënë një mesazh të fuqishëm të paqes dhe harmonisë përmes kujdesit për burimet tona ujore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Prerja e pemëve në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, jep dorëheqje u.d. kryeshefi Agron Hoxha

Published

on

Agron Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, pas prerjes së disa pemëve të vjetra në oborrin e stacionit të autobusëve.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar vetë Hoxha, më 18.03.2024, duke thënë se pas ngjarjes që ka ndodhur një ditë më herët e ka ofruar dorëheqjen.

“Unë jam larguar sot nga ushtruesi i detyrës. Pas ngjarjes që ka ndodhur kam ofruar dorëheqjen” – ka thënë ai përmes telefonit.

Hoxha ka thënë se vendimi për prerjen e pemëve ka qenë i ndërmarrjes, për shkak të një projekti për renovimin e objektit.

“Ato pisha të kalbura janë hequr për shkaqe sigurie. Nganjëherë ka ndodhur që u kanë rënë edhe studentëve, sepse aty janë 10 mijë qytetarë që gjatë ditës që lëvizin në stacion. Këto kanë me u ndërr me pisha të reja, pasi të kryhet projekti” – ka thënë Hoxha.

Konstatimi se pemët janë të kalbura, Hoxha tha se është bërë nga vetë menaxhmenti i ndërmarrjes, e jo nga ndonjë ekspert i fushës.

Në anën tjetër, Komuna e Gjakovës ka thënë se prerja e drunjëve është bërë pa dijeninë e tyre.

Përmes një komunikate për media, Komuna ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit.

“Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm. Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Ndërsa drejtori i Inspektoratit në Komunën e Gjakovës, Hysni Muhadri, ka thënë se Stacioni i Autobusëve nuk ka pasur leje nga asnjë institucion për prerjen e pemëve. Përmes telefonit, Muhadri tha se inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin.

“Po dje kanë dalur inspektorët. Kemi bërë procesverbalin dhe jemi në proces të marrjes së veprimeve ligjore. Nuk ka pasur leje prej asnjë institucioni që me u pre ato pemë” – ka thënë Muhadri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Punimet për HEC-in në Thirrë vijojnë edhe pas pezullimit nga Bashkia Mirditë

Published

on

Bashkia Mirditë pezulloi për dy muaj punimet në HEC-in që po ndërtohet në Thirrë, por  makineritë e kompanisë “Sang 1” vijojnë të pa shqetësuara punën.

Banorët e fshatit Thirrë, të njësisë administrative Fan të Mirditës, vijojnë të denoncojnë  punimet në mënyrë të paligjshme për ndërtimin e HEC-it.

Sipas avokatit të banorëve, Elton Laska, ata kanë kërkuar përmes shkresave dërguar institucioneve vënien në lëvizje të strukturave përgjegjëse.

“I kam bërë shkresë Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Drejtorit të Policisë së Qarkut dhe Ministrisë së Drejtësisë, duke i venë në dijeni me të gjitha vendimet, qoftë vendimin e gjykatës ashtu edhe vendimin e bashkisë për pezullim punimesh. Të gjitha këto shkresa unë ia kam bashkëngjit kërkesës për informacion që ju kam dërguar këtyre institucioneve duke iu kërkuar që të venë në lëvizje strukturat për të penguar vazhdimin e punimeve në mënyrë të paligjshme”,- shprehet Laska për Citizens Channel.

Në 28 shkurt 2024, bashkia Mirditë gjobiti kompaninë “Lajthiza Invest sh.p.k” me 300 mijë lek dhe pezulloi punimet për dy muaj, pasi kishin nisur punën në terren pa dorëzuar dokumentacioni ligjor pranë bashkisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending