Connect with us

Aktuale

Kriza e fuqisë punëtore, hotelet në Shqipëri kërkojnë staf në Nepal dhe Bangladesh

Published

on

Ndërsa po zgjerohet çdo vit, biznesi i turizmit po përballet me krizën e gjetjes së fuqisë punëtore, vendase. Si pasojë e mungesave të theksuara, ky shërbim mbahet në këmbë nga orë të tejzgjatura pune e stafe të pakualifikuara, që cenuan cilësinë e shërbimeve. Në jo pak raste bizneset i kanë kthyer sytë nga Nepali e Bangladeshi për të siguruar punonjës.

Juri nga Lezha e gjeti veten verën që shkoi në Himarë, duke punuar si ndihmëskuzhinier në një hotel në bregdet. Kursi i shpejtë, profesional, që kreu pas shkollës së mesme, i hyri në punë që vitin e parë.

“Do ta përsërisja si eksperiencë, pse jo”, – thotë 19-vjeçari për Investigative Network Albania.

Eksperiencë të ngjashme pati këtë verë edhe Elsoni nga Pogradeci, i cili la qytetin liqenor për Ksamilin për të punuar si ndihmëskuzhinier.

Por, i pyetur nëse ngeli i kënaqur nga puna, ai shprehet shkurt: “Pak a shumë”.

Të rinj dhe pa eksperiencë, bizneset shqiptare të turizmit po përballen me një hendek të madh në sigurimin e stafit të kualifikuar.

Ndonëse raportojnë me mijëra vende të lira, kjo lloj industrie është në krizë për sigurimin e krahut të punës, qoftë edhe i pakualifikuar.

Nexhip Sulejmani, pronar i hotelit “Nertili” në Sarandë, i cili punon prej vitesh në këtë sektor, rrëfen për Investigative Network Albania se ky ka qenë viti më i vështirë për të gjetur staf për punë nga më të thjeshtat e deri tek ato që kërkojnë më shumë specializim.

“Ka pasur mungesa në staf për punë të ndryshme; që nga kamerier, staf kuzhine etj. Kemi punuar edhe vetë nga 18 orë, që të zëvendësonim krahun e lirë të punës, që t’ia dilnim”, – tha ai për INA MEDIA.

“Me sa kemi pasur mundësi, kemi rritur rrogat, që të kemi fuqi punëtore. Këtë verë sidomos kemi kërkuar dhe nga fshatrat përreth”, – rrëfen ai për vështirësitë e rekrutimit të stafit.

Statistikat tregojnë se shkollat profesionale, si ajo e Lezhës, e Sarandës apo edhe dega e Turizmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, të cilat janë edhe furnizueset e krahut të punës që ky sektor kërkon, po braktisen.

Të gjendur në këtë situatë emergjence, mjaft struktura hoteliere në Shqipëri e kanë gjetur zgjidhjen te disa kompani të huaja, që të sjellin staf nga jashtë, që nga Filipinet e deri Nepali e Bangladeshi. Braktisja e shkollave të turizmit

Brunilda Licaj, eksperte e turizmit, njëkohësisht pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, thotë se mungesa e stafeve të kualifikuara i ka detyruar subjektet private që të kërkojnë ndihmë nga universiteti.

“Dy-tre vitet e fundit ka pasur problem, sidomos nga telefonatat në drejtim të universitetit për të gjetur studentë të Hoteleri-Turizmit, kuzhinës. Shkak për këtë është bërë fakti që një pjesë kanë emigruar, një pjesë tjetër janë larguar nga puna prej pandemisë, duke shkëputur punën dhe duke kërkuar punë tjetër”, – tha ajo.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, arsimi dhe formimi profesional në fushën e turizmit aktualisht ofrohet në 11 shkolla të arsimit profesional dhe në 10 qendra publike të formimit profesional.

Numri i nxënësve që studiojnë në profilet e turizmit është 3.200, si dhe në një vit kualifikohen dhe certifikohen për tregun e punës 1.300 nxënës në fushën e turizmit.

Gjithashtu, çdo vit certifikohen nga qendrat e formimit publik në kurset afatshkurtra rreth 1.200 persona.

Nga të dhënat e sistemit të gjurmimit të nxënësve që diplomohen në profilet e turizmit, 80% e tyre punësohen 6 muaj deri në një vit pas diplomimit.

Nga rezultatet e fundit të gjurmimit të punësimeve të kursantëve që kanë përfunduar një shkollë profesionale në vitin 2020, rreth 55% e tyre janë punësuar apo vetëpunësuar.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës tha zyrtarisht se që prej hapjes së programeve të studimit, që lidhen me turizmin e deri më sot, numri i studentëve që i kanë frekuentuar arrin në 900 studentë. Vitet e para dega konkurronte me numër dhe me profilet që ofrohen nga departamentet e tjera (60-70 në vit).

“Pesë vitet e fundit nuk është ruajtur kjo tendencë dhe kjo bazohet edhe në disa arsye: Emigrimi i të rinjve, hapja e profileve të turizmit në pothuaj gjithë institucionet e arsimit të lartë dhe kurset e shpejta profesionale”, – tha UAMD.

“Jemi munduar të fusim profile të reja. Këtë vit fillojmë me një ofertë të re “Guidë turistike” – studime profesionale 2-vjeçare, dhe besojmë vitin e ardhshëm me programin tjetër dyvjeçar “Menaxhim i Udhëtimeve dhe Turizëm”. Nevoja e tregut për guida turistike, lokale apo kombëtare, akoma nuk është plotësuar. Ndërkaq, agjencitë turistike kanë nevojë për menaxherë të krijimit të produkteve turistike dhe vlerësimit të tyre, financiar”, – tha ndër të tjera UAMD.

Në shkollën “Kolin Gjoka”, në Lezhë, drejtimi Hoteleri-Turizëm është hapur për herë të parë në vitin shkollor 2016-2017 dhe si fillim janë regjistruar 78 nxënës. Një vit më pas u arrit kulmi me 93 nxënës, ndërsa për këtë vit shkollor janë vetëm 39 nxënës. Shkolla ka bashkëpunim me 62 biznese që operojnë në hoteleri-turizëm./Media Ndërtimi.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending