Connect with us

Infrastrukturë

Kritikohet zhvendosja në pronë private e traditës së shtëpizave të drurit në Sheshin e qytetit të Ferizajt

Published

on

Për vite me radhë, në fundvit në Sheshin e Ferizajt organizoheshin ngjarje muzikore ku edhe vendoseshin shtëpizat nga druri për shërbime gastronomike.Fundvitin që shkoi, ky organizim nuk u bë në Sheshin e Ferizajt. Organizim i ngjashëm u bë në parkingun e “The Village” në këtë komunë.

Ky organizim filloi nga data 16 dhjetor, deri më 31 dhjetor 2023.

Kallxo.com ka drejtuar pyetje drejt Komunës së Ferizajt për të kuptuar se pse nuk vazhdoi kjo traditë në Sheshin e qytetit, raporton Kallxo.com

Ky institucion për mosorganizimin e këtij eventi arsytohet se tradicionalisht ka pasur kërkesa nga Organizata Joqeveritare për organizime të tilla, por që sivjet nuk ndodhi një gjë e tillë.

“Komuna e Ferizajt, nuk ka pasur kërkesë të parashtruar për vendosjen e shtëpizave të drurit. Komuna e Ferizajt, nuk është organizatore e ngjarjeve në qendrën “The Village”, rrjedhimisht ajo është organizim privat i vet qendrës, pra nuk ka rol Komuna e Ferizajt”- thuhet në përgjigjen e kësaj Komune.

Megjithatë mosorganzimi në Sheshin e qytetit i këtij aktiviteti u kritikua nga shoqëria civile dhe opozita në Ferizaj.

Kenan Gashi nga Rrjeti i OJQ-ve – AVONET, thotë se nga mosorganizmi i këtij aktiviteti në Sheshin e qytetit rrezikon t’i humbet vlera dhe identiteti qytetit.

“Në të gjithë botën organizimet e tilla mbahen në sheshe dhe rreziku më i madh është kur dëshiron të humbet vlera e qytetit dhe braktiset qyteti për të iu dhënë mundësia dikujt privat. Komuna e Ferizajt është e obliguar të organizojë aktivitete që e rrisin dhe e zhvillojnë anën publike. Drejtoria e Kulturës duhet të organizojë aktivitete të tilla apo të hap ankand publik për shfrytëzimin e hapësirave publike”- deklaroi Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Ferizaj, Flamur Istrefi thotë se mosorganizimi i aktivitetit në shesh është i papranueshëm.

Pëllumb Bekteshi, organizator i “Toka e Drurit” organizimi që viteve të kaluara u bë në Sheshin e Ferizajt, thotë se më 2023 nuk u bë organizimi për shkak se mungoi implementimi i përshtatshëm i projektit.

“Synimi është që “Toka Drurit” të bëhet pjesë tradicionale e qytetit dhe të krijohet një koordinim i mirëfilltë mes institucioneve dhe shoqërisë civile, që padyshim do të arrihet me planifikim dhe koordinim paraprak”- deklaroi për Kallxo.com Bekteshi.

Kallxo.com ka kërkuar informata se pse nuk u bë një thirrje nga Komuna e Ferizajt ku subjektet që ofrojnë shërbime gastronomike të aplikojnë për ofrimin e këtyre shërbimeve në Sheshin e qytetit, rrjedhimisht mbajtjen e këtij organizimi në shesh.

“Komuna nuk është organizatore e ngjarjeve/ndejave në “The Village”, andaj edhe nuk mund të hapet konkurs nga Komuna për një organizim privat”- thuhet nga Komuna e Ferizajt.

Derisa në Sheshin e Ferizajt pati vetëm zbukurime të fundvitit, shtëpiza pati vetëm në parkingun e ‘The Village’.

Organizatori i “Winter Village” Bardhyl Abazi që është pronar i Gramofon, më 28 shkurt 2023 me Komunën e Ferizajt si operatori ekonomik “Trupa Artistike Regjionale” pati nënshkruar kontratë me vlerë prej 331 mijë e 804 për tenderin “Aktivitete – 150 vjetori i qytetit të Ferizajt”.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending