Connect with us

Infrastrukturë

Katër vite pas tërmetit, rindërtimi në Kombinat mbetet i ngrirë

Published

on

Alfredi, një burrë në të 60-at qëndron pas një arke bananesh, në pritje të ndonjë blerësi që kalon atypari.

Ai shet përbri rrënojave të pallatit ku dikur banonte, por për shkak të tërmetit, pallati u konsiderua i rrezikshëm, ndaj edhe u shemb.

“U bënë katër vjet asnjë lajm, asnjë gjë. S’na thonë asnjë gjë, vetëm na gënjejnë. Më thanë duhet të dorëzosh certifikatën e pronësisë. Unë nuk e dorëzoj, për arsye: më jep të jap”, -rrëfen Alfredi.

Sot, katër vite pas tërmetit që i hapi rrugë shembjes së pallateve, Alfredi dhe banorët e tjerë vijojnë të jenë në pritje të shtëpive të reja. Megjithëse në pallatin e tyre, nuk janë pastruar ende inertet.

“Rindërtimi me ekspertiza të rreme” në gjykatë

Bashkia Tiranë përgjatë vitit 2020-2021 vendosi shembjen e 67 pallateve në Kombinat. Katër vite pas tërmetit, situata paraqitet e ngrirë.

Edmond Çata është një prej banorëve që ka kryesuar betejën për ndalimin e shembjeve të banesave, duke krijuar “Grupimin për Kombinatin”. Ai tregon se në këtë zonë prej kohësh nuk ka më as shembje e as riparime.

Sipas aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”,  pronarët e banesave të shembura ku po ndërtohen objekte të reja duhet të marrin të njëjtën sipërfaqe banimi.

Por të dhënat e Bashkisë Tiranë tregojnë se 4975 persona janë skualifikuar nga procesi.

“Një pjesë sepse kanë pasur një apartament tjetër në pronësi. Një pjesë janë skualifikuar pa dhënë shpjegime, një pjesë pa një arsye të vlefshme. Këto të fundit kanë hapur procese gjyqësore, sidomos ata që kanë dalë nga banesa për shkak se pallati është prishur”, -shpjegon avokatja Irena Dule.

Sipas Edmond Çatës grupet e skualifikuara përfshijnë banorët që kanë një pronë të dytë, emigrantët si dhe janë prekur padrejtësisht edhe pronarët e dyqaneve./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending