Connect with us

Transport

Krijohet Taksi fluturues, në javët në vazhdim fillon fluturimin e parë

Published

on

Pas përfundimit të prototipit, taksi fluturues i firmës britanike Vertical Aerospace pritet që në javët në vazhdim të fillojë fluturimet.

Gjatë shfaqjes ajrore në Farnborough ishte prezantuar replika e modelit VX4, mirëpo tashmë ky model pritet të fillojë fluturimet testuese, pas marrjes së lejes nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Sipas raportit të Daily Mail, pas përfundimit të të gjitha testimeve, produkti final VX4 i cili do të bartë pilotin dhe katër pasagjer pritet të ngrihet përfundimisht në vitin 2025.

Stephen Fitzpatrick themelues i Vertical Aerospace e quajti krijmin e VX4 si një “arritje kritike e inxhinierisë”.

Për prodhimin e kësaj fluturake, firma ka bashkëpunuar me Rolls-Royce, kontraktuesin amerikan Honeywell, firmën italiane Leonardo si dhe Microsoft.

Transport

Në San Francisko të SHBA-së fillojnë punën taksitë pa shofer

Published

on

Taksitë pa shofer të njohura si “Robotaxi”, janë shpërndarë në rrugët e San Franciskos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto automjete funksionojnë njëlloj si taksitë tjera, dhe janë të afta që të qojnë pasagjerët nga pika A në pikën B në të gjithë qytetin.

Por i vetmi dallim i tyre është se një shofer i cili mban timonin nuk ekziston.

Në vend të kësaj, makinat përdorin teknologjinë e vetëdrejtimit për të përshkuar rrugët e qytetit, me sensorë që mbajnë një sy për automjetet tjera dhe këmbësorët.

Ndërsa shumë prej tyre pëlqejnë dhe përkrahin teknologjinë e re të lëvizjes së veturave pa shofer, disa mbeten të kujdesshëm në lidhje me sigurinë që ofrojnë këto mjete./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Projektohet dizajni i aeroplanit që mund të arrijë nga Londra në New York për 80 minuta

Published

on

Një projektues spanjoll ka zbuluar një dizajn mahnitës për një aeroplan të ri supersonik që mund të arrijë nga Londra në Nju Jork për 80 minuta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hyper Sting është një koncept i ri për aeroplanët e ardhshëm komercial supersonikë që do të udhëtojnë me 4000 km/h.

Kjo është pothuajse dyfishi i Concorde, i cili bëri fluturimin e tij të fundit gati dy dekada më parë.

Dhe projektuesi spanjoll Oscar Viñals thotë se 170 pasagjerë do të mund të shijojnë udhëtimin me mbi tre herë shpejtësinë e zërit.

Me rreth 100 metra gjatësi, Hyper Sting do të ishte mbi 30 metra më i gjatë se Concorde dhe do të kishte një hapje më të gjerë krahësh prej 51 metrash krahasuar me 26 të Concorde.

“Një epokë e re e fluturimit supersonik mund të jetë afër qoshes, por ka sfida për të kapërcyer kur bëhet fjalë për të fluturuar më shpejt se shpejtësia e zërit”.

Projektuesi i Barcelonës beson se koncepti i tij është i realizueshëm, por do të kishte nevojë për përparime në teknologji./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Avioni elektrik për pasagjerë nis fluturimin për herë të parë

Published

on

Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik në botë është ngritur me sukses në qiell.

Kompania izraelite Eviation Aircraft nisi me sukses avionin e quajtur Alice nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Grant County në Uashington dhe qëndroi në qiell për 8 minuta.

Sipas kompanisë, avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton ndjeshëm zhurmën dhe ka më pak kosto.

“Kjo është histori. Ne nuk e kemi parë ndryshimin e teknologjisë së shtytjes në avion që kur kaluam nga motori me piston në motorin e turbinës. Ishin vitet 1950 që ishte hera e fundit që pamë të bashkohej një teknologji krejtësisht e re si kjo”, tha Gregory Davis, president dhe CEO i Eviation, për CNN Business.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike, ose një celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare.

Avioni ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 287 miljesh në orë. Për referencë, një Boeing 737 ka një shpejtësi maksimale prej 588 milje në orë.

Eviation u themelua në vitin 2015. Kompania shpreson të përdorë informacionin e mbledhur gjatë fluturimit të së martës për të parë hapat e ardhshëm dhe për t’u dorëzuar aeroplanët te klientët deri në vitin 2027./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending