Connect with us

Aktuale

Krasniqi paralajmëron se mund të ketë mbyllje të gastronomisë, nëse nuk respektohen masat

Published

on

Pasditen e së martës, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë mbajtur takim urgjent, me Drejtoritë e Inspektorateve Komunale.

Nga ky takim u bë e ditur, se udhëzimet dhe manuali i lëshuar nga IKSHPK-ja, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, nuk po zbatohen nga gastronomët.

Krasniqi ka thënë se të gjitha punët për parandalimin e Covid-19, tashmë duhet të organizohen në bashkëpunim të nivelit qendror me atë lokal.

Ai paralajmëroi se mund të ketë mbyllje të sektorit të gastronomisë nëse nuk respektohen masat.

“Ne kërkojmë që të gjitha këto urdhëresa, këtë manual, së bashku me juve në çdo lokal, në komunat e juaja, me përcjelljen e policisë të niveleve lokale mendojmë që do ia dalim. Kjo është në të mirën e gastronomëve, të cilët i kemi lejuar t’i ushtrojnë veprimtaritë e tyre. Andaj për mos me ardh deri te mbyllja e atyre lokaleve konsiderojmë se është e domosdoshme, bashkëpunimi me ju që t’i udhëzojmë dhe ta respektojmë udhëzimet e Institutit që ta parandalojmë hapjen masive të prekurve nga Covid-19”, ka thënë Krasniqi, raporton KP.

Krasniqi theksoi se numri i inspektorëve është i vogël, karshi situatës së krijuar me Covid-19. Derisa bëri të ditur, se këtë çështje e kanë futur në programin Qeverisë Hoti.

Ai shtoi, se janë dakorduar që të krijojnë një task-forcë, në mënyrë që të menaxhohet situata e krijuar me pandeminë.

“Ne e dimë që numri aktual, si në nivelin qendror dhe atë lokal, është i pa mjaftueshëm për t’i dalë përball kësaj pandemie. Për shkak të marrëveshjes me fondin monetar ndërkombëtar, ne nuk kemi mundur të rrisim numrin fizik të inspektorateve, mirëpo ne kemi futur në programin e Qeverisë Hoti, në bashkëbisedim me miqtë tanë, rritjen e numrit të inspektoratit. Në bashkëbisedim sot edhe me Kryeministrin dhe dikastere përkatëse, jemi dakorduar që në formë të këtij takimi sigurisht me sugjerime edhe të juaja të koordinohemi, do të ishte ndoshta nevoja edhe ngritja e një task-force, ku do të përbëhej nga përfaqësues të niveleve qendrore dhe të kolegjiumit apo niveleve lokale. Në mënyrë që të jemi 24 orë në shërbim të qytetarëve. Kjo task-forcë do të kërkonte mbështetje edhe logjistike edhe morale, por edhe të mëditjeve, ne do të koordinohemi ditëve në vijim dhe do t’i dalim në ndihmë dhe mbështetje, ajo që kërkohet tani për tani është që këto udhëzime dhe manuali i lëshuar nga IKShPK-ja të zbatohet në përpikëri”, ka thënë ai.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se deri më tani niveli lokal ka zbatuar të gjitha urdhëresat e dala nga niveli qendror.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka luajtur rol domethënës sa i përket koordinimit të aktiviteteve në mes të nivelit lokal me atë qendror, në luftën për parandalimin e përhapjes së Covid-19, gjithashtu të gjitha strukturat komunale të cilat kanë qenë të kryesuara nga kryetarët e Komunave kanë luajtur rol substancial sa i përket obligimeve të cilat kanë ardhur nga niveli qendrorë. Siç e dimë Qeveria e Kosovës në bashkërendim me kryetarët e Komunave e kanë hartuar manualin, për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Për këtë arsye kemi thirrur këtë takim, në mënyrë që nivelin qendror t’i bashkërendojë aktivitetet me nivelin lokal, sa i përket fushës së inspektimit”, ka thënë ai.

Në këtë takim ishin ftuar edhe kryeministri i Kosovës , Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj si dhe Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, por që nuk u pan të pranishëm.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending