Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Lipjanit denoncon ‘Dino shpk’ në OSHP

Published

on

Komuna e Lipjanit që drejtohet nga Imri Ahmeti ka denoncuar në OSHP, duke kërkuar edhe të futin në listë të zezë, biznesmenin Abedin Salihu, siç thuhet në shkresë, duke treguar të dhëna të rrejshme në lidhje me një tender. Në hotelin “Brezovica”, pronë e Salihut, LDK-ja pati nisur projektin të tyre të titulluar “Rruga e Re”, raporton Insajderi

”Në bazë të një kërkese me shkrim nga autoriteti kontraktues në lidhje me paraqitjen e të dhënave të rreme ose të një dokumenti të falsifikuar nga operatori ekonomik, OSHP është e obliguar dhe ka autoritetin që të shqyrtoje dhe të diskualifikojë operatorin ekonomik nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në një (1) vjeçare”, thuhet në një kërkesë që Komuna e Lipjanit e drejtuar nga Imri Ahmeti që po ashtu është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë kundër kompanisë “Dino shpk”, pronë e multimilionerit Abedin Salihu.

Këtë kërkesë Komuna e Lipjanit e ka bërë në OShP, në lidhje me një tender që firma e Salihut, bashkë me një tjetër kompani, kontratën e patën nënshkruar në tetor të vitit 2020 e që puna ishte që të asfaltohej rruga tranzit nëpër fshatin Konjuh deri te rruga regjionale Lipjan-Janjevë.

LDK-ja vitin e kaluar bash në hotelin “Brezovica”, pronë e Abedin Salihut kishte mbajtur një takim të rëndësishëm- atë për nisjen e projektit të tyre të titulluar “Rruga e Re”, siç pati raportuar Gazeta Insajderi.

Salihu është njëri nga të dyshuarit për rastin “Brezovica”, teksa për biznesmenin Gazeta Insajderi ka raportuar më herët se u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Lipjan, nuk ka arritur të arrestohet. I njëjti më pas në maj të vitit 2022 iu kishte dorëzuar forcave policore në Kosovë.

Ai e ka arsyetuar arratinë e tij duke thënë se ka trajtuar jashtë vendit problemet shëndetësore nga COVID-19., raport Insajderi.

Cilat janë akuzat që Komuna ia bën firmës së Abedin Salihu?

Organi Shqyrtues i Prokurimit OShP) në janarin e vitit 2023 nga Komuna e Lipjani pati pranuar  kërkesën për diskualifikim të grupit të operatorëve ekonomik “N.T.SH.”Dino” sh.p.k dhe “&”Termomontimi sh.p.k”, dhe kërkoi që të përfshiheshin në listën e zezë.

Komuna e Lipjanit në kërkesën e saj  për të futur firmat në listën e zezë  e ka bërë me arsyetimin se këto kompani, e me të cilat pati nënshkruar kontratë 10.10.2020 për tenderin “Asfaltimi i rrugës tranzit lagja e Konjuhit deri te rruga regjionale Lipjan-Janjeve”, firma e njëjtë nuk e ka realizuar kontratën.

“…edhe pas kërkesave nga ana e autoritetit kontraktues për përmbushje të kontratës OE nuk është përgjigjur kërkesës me arsyetimin që nuk mund ta bëjë furnizimin duke treguar të dhëna të rrejshme në autoritetin kontraktues ku përmes deklaratës nën betim është zotuar që do t’i përmbush kërkesat e përshtatshmërisë së dosjes së tenderit”, thuhet në kërkesën e Komunës që drejtohet nga Kryetari Imri Ahmeti.

Komuna në kërkesën e saj për diskualifikim të “Dino sh.p.k” ka sqaruar se edhe pas shumë shkresave dhe kërkesave me ta, kjo firmë nuk e ka përmbush kontratën duke mos i respektuar rregullat në fuqi.

“Duke u bazuar në atë që u tha me lart dhe kompetencave tuaja të parapara me Ligj nenin 99 të LPP-së kërkojmë nga ju ta shqyrtoni kërkesën tonë dhe të merrni vendim për futjen në listën e zezë të GOE “N.T.SH Dino sh.p.k”Termomontimi sh.p.k.,për një periudhë prej një viti”, thuhet në kërkesën e Komunës së Lipjanit.

Megjithëse ky institucion këmbëngulte që firma e multimilionerit Abedin Salihu të futej në listën e zezë, OSHP-ja vendosi që ta refuzonte këtë kërkesë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending