Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Gjilanit tejkalon vlerat e kontratave në projektet infrastrukturore

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni , si duket nuk e dëgjon shefin e tij Albin Kurtin kur flet për korrupsionin. Në të kundërtën Hyseni nuk do t’i menaxhonte taksat e qytetarëve të Gjilanit me aq shumë parregullsi dhe të punësoj personelin duke i cenuar parimet e konkurrencës.

Zyra e Kombëtare e Auditorit (ZKA), ka gjetur se gjatë vitit të kaluar kjo komuna përveç punësimeve pa i respektuar rregullat e konkurrencës, ka gjetur edhe moszbatim të procedurave të duhura të prokurimit, tejkalim të kontratave, menaxhim jo të mirë me kontrata, zbatimin e kontratave me procedura të negociuara etj., raporton IndeksOnline.

Tejkalimi i vlerave të dy kontratave pa arsyetim, sipas ZKA-së ndikon në rritjen e shpenzimeve shtesë të paarsyeshme dhe të paplanifikuara të parasë publike si dhe mund të ndikoi në rritje të obligimeve komunale.

“Komuna kishte bërë tejkalimin e vlerave të  kontratave. Në kontratën publike kornizë me çmim për njësi për “Sanimi, mirëmbajtja dhe zgjerimi i ndriçimit publik në fshatrat e Komunës së Gjilanit” në vlerë 250,000 euro. Sipas raportit të menaxherit të kontratës punë të kryera me këtë kontratë janë 312,575 euro, të cilat ishin paguar. Pra totali i tejkaluar i kontratës është 62,575 euro. Po ashtu edh kontrata e lidhur në prill të vitit 2021, në vlerë prej 60 mijë euro për “Mirëmbajtjen dimërore e rrugëve në Komunën e Gjilanit” , ishin tejkaluar për 18 mijë euro. Për këtë tejkalim nuk ka arsyetim nga menaxheri i kontratës”, thuhet në raport.

Po ashtu edhe  ZKA-ja ka gjetur se si një pagesë për shërbime të zërimit është bërë  pa procedura kontraktuale komuna ka paguar faturën në vlerë prej 5,480 euro, kjo pagesë ishte bërë për shërbimet e zërimit në llogarinë e operatorit ekonomik nga kodi shërbimet teknike me vendim të Kryetarit të Komunës.

Ndërsa komuna kishte lidhur kontrata me negocim pa i përfill procedurat e prokurimit.

“Zyra e prokurimit kishte lidhur dy kontrata për pastrimin e objekteve shkollore, njëra në vlerë mbi 40,262.86 euro dhe një tjetër në vlerë prej 87,377.37 euro deri në zgjidhjen e çështjes së pastrimit të objekteve. duke përdorur procedura të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Zyra e prokurimit në këtë rast është dashtë ta përdorë procedurën e hapur për shkak se asnjë nga kriteret e përmendura nga rregulla dhe udhëzuesi operativ nuk janë plotësuar për ta përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit. Kjo ka ndodhur nga pakujdesia e zyrës së prokurimit për ti respektuar kërkesat e parapara ligjore”, thuhet në raport.

Po ashtu ZKA-ja ka gjetur edhe vonesa në pagesa. “Vonesat janë vërejtur në një rast tek shpronësimet ku vlera e obligimit ishte 296,443 euro dhe në 16 raste vonesa në pagesë në vlerë 397,247 euro, ishin për kategoritë mallra, shërbime dhe investime kapitale. /IndeksOnline/

Infrastrukturë

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e disa rrugëve në Gjakovë

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, bashkë me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi kanë nënshkruar memorandumin për vazhdimin e disa kontratave ekzistuese.

“Ndërtimin e Qarkores së qytetit LOT II dhe LOT III, asfaltimi i rrugëve Shqiponjë-Krelan, Lipovec-Goden, Dol-Lipobec, rruga e Radoniqit si dhe ndërtimi i disa rrugëve të lagjes së komuniteteve.

Poashtu, zv. ministri Durmishi më informoi se është duke vazhduar projektimi për urën në fshatin Rogovë.”, deklaroi kryetari Gjini./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas ende larg realizimit

Published

on

Pas dekadave degradimit dhe lënie në harresë, ka nisur puna në terren për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Edhe pse afati për përfundimin e projektit ishte shtatori 2023, në terren janë kryer vetëm 45% e totalit të punimeve.

Hekurudha Shqiptare në një përgjigje për Citizens Channel tha se afati për përfundimin e punimeve është shtyrë në mars 2024, pra me 8 muaj nga afati i përcaktuar në kontratë.

Ndërtimi i stacionit të trenit në Tiranë është pjesë e projektit të rehabilitimit të hekurudhës ekzistuese Tiranë–Durrës, dhe ndërtimit të një degëzimi të ri drejt Rinasit.

Tirana është kryeqyteti i vetëm në Europë pa tren. Ish-stacioni fundor i linjë Tiranë-Durrës, i cili ndodhej në qendër të kryeqytetit u hoq në vitin 2013, duke e zhvendosur atë në Kashar. Kështu hekurudha u largua nga banorët e Tiranës të cilët më herët e përdornin trenin si mjet transporti më të lirë.

Ky projekt ka nisur të diskutohet vite përpara, por në 2016 Ministria e Mjedisit lëshoi Deklaratën Mjedisore. Por që prej lëshimit të deklaratës, zbatimi i projektit ka ecur me hapa të ngadaltë duke shkelur afatet.

Eksperti i transporteve Sadedin Çeliku, shprehet se vonesa lidhet me lëvrimin e fondeve. Ai shprehet se hekurudha është lënë në degradim dhe nuk ka qenë në vëmendje të qeverive për të investuar.

“S’ka pasur interes asnjë qeveri, shkaqet janë të shumta por dhe korrupsioni është një nga arsyet. Sot rrjeti hekurudhor (450 km) është tërësisht i amortizuar kështu ka amortizim ,shinat, traversat, mjetet lëvizëse (lokomotivat, vagona mallrash e pasagjerësh) si dhe i gjithë pajisjet sinjalizuese”, tha për Citizens Channel Çeliku.

Linja e rehabilituar Tiranë-Durrës parashikohet të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h, dhe ndonëse nuk është përcaktuar ende vlerësohet se çmimi i biletës do të jetë midis 1–1.2 euro.

Projekti parashikon rehabilitimin e 34.7 km linjë ekzistuese hekurudhore ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, si dhe do ndërtohet rreth 5 km linjë e re nga Tirana drejt Rinasit.

Kostot e projektit janë ndarë midis një granti nga Bashkimi Evropian dhe një kredie të dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Qeveria mbulon vetëm kosoton e TVSH-së në këtë projekt.

Në 19 tetor 2020, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim shpalli fituese kompaninë italiane INC S.P.A me një ofertë prej 69.69 mln euro. BERZH njoftoi se kohëzgjatja e kontratës do të ishte 30 muaj, pra punimet do të zgjasnin 2 vite e gjysmë. Edhe ministrja e  Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në ceremoninë e zhvilluar në datën 3 shkurt 2021, ku u nënshkrua zyrtarisht dhe kontrata mes palëve bëri të njejtën deklaratë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Synohet të ndërtohet një shkëmb artificial 200 kilometra katrorë në detin e Dubait

Published

on

Instituti detar ka zbuluar ‘Dubai Reefs’, një laborator i gjallë lundrues i krijuar për të rivendosur ekosistemet detare dhe për të promovuar ekoturizmin. Objektivi kryesor i projektit është të gjenerojë mbi 30,000 mundësi punësimi brenda një ekonomie të gjelbër në qytet.

Dubai Reefs përfshin një komunitet të qëndrueshëm lundrues dedikuar kërkimit detar, rigjenerimit dhe ekoturizmit, që përfshin objekte rezidenciale, mikpritëse, shitje me pakicë, arsimore dhe kërkimore.

Në thelb të projektit qëndron instituti detar, i fokusuar në mbrojtjen e mjedisit detar dhe bregdetar të Dubait.

Ai synon të përmirësojë aftësitë e shkencës detare dhe të ruajtjes së Dubait duke krijuar një shkëmb artificial të larmishëm që përfshin 200 kilometra katrorë. Projekti synon gjithashtu të sigurojë një habitat për mbi 1 miliard korale dhe 100 milionë pemë mangrove.

Dubai Reefs kërkon të krijojë përvoja të ekoturizmit detar, duke shfaqur eko-lozha të ndryshme lundruese të fuqizuara tërësisht nga burime të rinovueshme të energjisë si energjia diellore dhe hidrocentrale. Fermat me valë do të gjenerojnë energji të pastër për të përmbushur kërkesat në rritje për energji të popullsisë së Dubait.

Për më tepër, projekti do të inkorporojë “Bujqësia e Oqeanit Rigjenerues”, një metodë miqësore me klimën e prodhimit të ushqimit.

Dubai Reefs promovon përfitime sociale, mjedisore dhe ekonomike. Ajo aspiron të transformojë Dubain në një eko-destinacion ku oqeani dhe qyteti mund të lulëzojnë në mënyrë harmonike. URB është një lider global në arkitekturën e qëndrueshme që promovon ekonomi më të gjelbra, me projekte të ndryshme të bazuara në Dubai.

Në vitin 2022, arkitektët zbuluan distriktin e tyre të ri të teknologjisë urbane të planifikuar për zonën Creekside të Dubait të Al Jaddaf.

Zhvillimi është planifikuar të bëhet një zonë neto me zero karbon. Për më tepër, URB ka njoftuar planet e saj për të zhvilluar destinacionin më të madh të agroturizmit në botë në Dubai, i cili ofron siguri ushqimore dhe nxit qëndrueshmërinë e komuniteteve lokale, trashëgimisë dhe peizazheve kulturore.

Continue Reading

Trending