Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Fushë Kosovës shpenzon 169 mijë euro për renovimin e QKMF-së

Published

on

Dilemat se inxhinieri i prezantuar nga grupi i operatorëve ekonomikë i rekomanduar për kontratë, është bachelor i ndërtimtarisë apo inxhinier i diplomuar kanë çuar në kthimin në rivlerësim të tenderit për renovimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë.

Eksperti shqyrtues e më pas edhe Paneli i OSHP-së kishin kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës që tenderin në vlerë prej 169 mijë euro ta kthejë në rivlerësim. Kjo është bërë për të hequr çdo dilemë të ngritur nga dy operatorë ekonomikë që kishin paraqitur ankesa kundër vendimit të Komunës së Fushë Kosovës për të rekomanduar për kontratë kompaninë “Euro Construction”.

Kjo kompani ishte rekomanduar për kontratë më 25 korrik 2022, pasi ishte vlerësuar se oferta prej 169 mijë e 498 ishte më e lira e përgjegjshme e dorëzuar për këtë tender.

Për këtë tender kishte pranuar ofertuar 7 operatorë ekonomikë. Dy prej tyre, “Harst Group” dhe konsorciumi “Engineering dhe Global Holding”,  ishin ankuar në fillimisht tek Komuna e Fushë Kosovës, duke bërë kërkesë për rishqyrtim bazuar në nenin 108/A të Ligjit të Prokurimit. Kjo e fundit i kishte refuzuar ankesat e tyre, duke e lënë në fuqi vendimin për të rekomanduar për kontratë kompaninë “Euro Construction”.

Më pas ofertuesi “Harst Group”, si dhe grupi i operatorëve ekonomikë “Engineering” dhe “Global Holding” kishin bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), duke i parashtruar disa pretendime.

Pretendimi i “Harst Group” ka qenë se inxhinieri i prezantuar nga grupi i operatorëve ekonomikë i rekomanduar për kontratë, është bachelor i ndërtimtarisë e jo inxhinier i diplomuar, siç e kërkonte dosja e tenderit.

Komuna e Fushë Kosovës kishte shpenzuar 14 mijë e 313 euro për renovimin e kësaj QKMF-je në vitin 2019. Në atë kohë ishin bërë disa intervenime më të vogla dhe kontratën e kishte fituar kompania “Global Ing”.

Në një përgjigje për BIRN, Komuna e Fushë Kosovës ka thënë se gjatë rivlerësimit të ofertave, kanë kërkuar nga grupi i operatorëve ekonomikë “Vetoni” dhe “Euro Construction”, kompanisë “Harst Group” si dhe “Engineering” dhe “Global Holding”, plotësimin e dokumenteve sipas dosjes së tenderit.“Komisioni rivlerësues pas kërkesave për sqarime shtesë dhe kompletimit të dokumentacionit ka vlerësuar se GOE “Vetoni” & “Euro Construction” janë të përgjegjshëm me dokumentacionin e kërkuar në dosjen e tenderit dhe ka ofruar çmimin më të ulet andaj është shpërblyer me kontratë” – kanë thënë nga Komuna e Fushë Kosovës për BIRN.

Kompania “Harst Group” është eliminuar me arsyetimin se nuk ka plotësuar kapacitetet teknike dhe profesionale, ndërsa grupi i operatorëve ekonomikë “Engineering” dhe “Global Holding” po ashtu është eliminuar për shkak se nuk ka plotësuar kapacitetet teknike dhe profesionale.Pas kësaj procedure, asnjëra nga kompanitë që kanë ofertuar nuk kanë bërë ndonjë ankesë tek Autoriteti Kontraktues apo Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Kontrata me grupin e operatorëve ekonomikë “Vetoni” dhe “Euro Construction” është nënshkruar më 24 tetor 2022, me çmim prej 169 mijë e 498 eurove, në të njëjtën kohë duke qenë oferta më e lirë që Komuna e Fushë Kosovës ka pranuar për këtë tender.

Në kontratën e publikuar është planifikuar që punët ndërtimore të kushtojnë 120,183 euro. Instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimit kanë kushtuar 10,799 euro, instalimet elektrike 7,428 euro, Instalimet mekanike 21,922 euro dhe punët në rregullimin e recepsionit 9,263 euro.

Pas vizitës në terren është parë që tashmë QKMF-ja në Fushë Kosovë është lëshuar në punë. Në E-Prokurim nuk figuron asnjë kontratë e re e nënshkruar për punët shtesë në renovimin e kësaj Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet.Komuna e Fushë Kosovës kishte shpenzuar 14 mijë e 313 euro për renovimin e kësaj QKMF-je në vitin 2019. Në atë kohë ishin bërë disa intervenime më të vogla dhe kontratën e kishte fituar kompania “Global Ing”./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Historike! Kontejnerët ‘Made in Kosova’ akomodohen në projektin gjigant të ndërtimit “Stuttgart 21” të STRABAG dhe ZÜBLIN

Published

on

Kontejnerët e prodhuar nga fabrika GAMP, pas eksportimit nga Kosova, tashmë kanë nisur të pozicionohen për nevojat e mega projektit të ndërtimit “Stuttgart 21”.

Kontejnerët e parë të ndërtuar nga GAMP, do të shërbejnë për akomodimin e mijëra punëtoreve të këtij projekti, me nënkontraktor ‘Amiri Bauunternehmen GmbH’.

Kontejnerët e transporti, të bërë kryesisht nga çeliku i fortë, ofrojnë një bazë të qëndrueshme dhe të fortë për ndërtim.

Ato janë të përshtatshme për të krijuar shtëpie, zyre, dyqane, lokale tregtare, restauronte, galeri arti dhe shumë ambiente të tjera banimi.

Projekti “Stuttgart 21”, përfshinë ndërtimin e stacionit nëntokësor me një kalim luginash, si pjesë e projektit në shkallë të gjerë dhe po ndërtohet nga kompanitë gjigante të ndërtimit STRABAG dhe ZÜBLIN.

Gjeografikisht, projekti i ndërtimit ndahet në Kokën Veriore, Sallën e Stacionit dhe Kreun e Jugut. Tuneli Nordkopf DB, i cili do të ndërtohet duke përdorur metodën e ndërtimit të hapur, lidhet me dy tunelet e minuar drejt Feuerbach dhe Bad Cannstatt dhe përfundon me kalimin në sallën e stacionit.

Salla e stacionit, e vendosur midis majave veriore dhe jugore, është 450 m e gjatë dhe 80 m e gjerë dhe ka kulmin arkitekturor të çatisë së guaskës, është thelbi dhe pika fikse e projektit të përgjithshëm “Stuttgart 21”.

Javë më parë, në Lipjan, është përuruar fabrika e kontejnerëve modularë “GAMP”, një investim 7 milionë euro i një kompanie kosovare dhe një gjermane.

Fabrika 7 mijë m² shtrihet në 20 mijë m² në fshatin Konjuh të Lipjanit dhe është arritur të ndërtohet për gjashtë muaj.

Bashkëinvestitori Valon Vataj, pronar i kompanisë “KAWA”, deklaroi se GAMP do të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimet “Made in Kosova”, e cila do të “pushtojë” tregjet ndërkombëtare.

Continue Reading

Infrastrukturë

Pas Konventës së Bernës, 30 organizata mjedisore kërkojnë ndalimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

Published

on

30 organizata mjedisore nga “Aleanca e Mesdheut për Ligatina”, një rrjet ndërkombëtar nga 15 shtete kanë kërkuar të ndalohen punimet e aeroportit të Vlorës në Vjosë-Nartë, duke e konsideruar vijimin e punimeve si “shkatërrimtare për xhevahirin mesdhetar që është shtëpi për 70 specie të rrezikuara, 200 lloje shpendësh apo llojesh endemike”.

Në këtë letër përmenden mundësitë alternative të ndërtimit infrastrukturor, pa dëmtuar mjedisin. Një prej këtyre alternativave përfshin zgjerimin e madhësisë së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ose ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë për të lidhur jugun e vendit me Tiranën.

“AOS dhe PPNEA kanë propozuar shqyrtimin e vendndodhjeve alternative për aeroportin siç janë Risili, Kafaraj ose Levan, në varësi të një vlerësimi të përshtatshmërisë së mjedisit apo rrezikshmërisë”.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas vendimit të Konventës së Bernës, e cila i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të pezullonin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë derisa të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis.

Komisioni Evropian, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Drejtues të Konventës, e mbështeti vendimin. Të gjitha palët anëtare të Komitetit Drejtues e mbështetën atë unanimisht. Ky vendim është marrë në një mbledhjen e 26 qershorit (2023) të Byrosë së Komitetit Drejtues, por u zyrtarizua në 13 shtator.

Vendimi i Konventës së Bernës çon në tre numrin institucioneve politike europiane që kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit, qysh nga çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian (BE). Më herët në korrik të këtij viti edhe Parlamenti Europian kërkoi ndalimin e aeroportit.

Të premten dhe të shtunën e javës së shkuar, organizatat mjedisore protestuan përballë Ministrisë së Mjedisit dhe më pas përballë Kryeministrisë dhe kërkuan zbatimin e Konventës së Bernës, që Shqipëria e ka ratifikuar në janar të vitit 1999.

Zona ku sot po ndërtohet aeroporti i Vlorës, deri në vitin 2021 kategorizohej si zonë e rëndësisë së veçantë, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë (Kategoria V). Planet për ndërtimin e këtij aeroporti kishin nisur prej muajit janar të vitit 2018./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Masterplani i Trojenës ka “harmoninë holistike”

Published

on

Drejtori i projektit LAVA, Lukas Kronawitter, ka përshkruar mendimin pas masterplanit të vendpushimit të skive Trojena që po zhvillohet si pjesë e projektit Neom në Arabinë Saudite.

Duke folur në një panel të fokusuar në Trojena në konferencën Cityscape në Riad, Kronawitter shpjegoi se si projekti synon të kombinojë peizazhin malor me zhvillimet turistike të integruara në peizazh.

Sipas Kronawitter, kjo qasje do të lejojë që zhvillimi turistik, i cili do të përfshijë një vendpushim skish dhe një kullë 330 metra të lartë, të projektuar nga Zaha Hadid Architects, të jetë në harmoni me peizazhin.

E shpallur vitin e kaluar, Trojena është planifikuar si një destinacion turistik në malet e rajonit Tabuk të Arabisë Saudite si pjesë e zhvillimit më të gjerë të Neom.

Masterplani do të ndërtohet rreth një liqeni të madh, të krijuar nga njeriu, i rrethuar nga hotele dhe shtëpi. Krahas liqenit, një mal do të jetë në majë nga një vendpushim skish i projektuar gjithashtu nga LAVA, ndërsa tjetri do të jetë në krye të rrokaqiellit të projektuar nga Zaha Hadid Architects.

/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending