Connect with us

Ambienti

Kompania e Mbeturinave nga Mitrovica me mbi 3.5 milionë euro borxh ndaj ATK-së

Published

on

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” nga Mitrovica, vitin 2022 e ka përmbyllur me mbi 3.5 milionë euro borxhe ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës. Madje sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, obligimet tatimore nuk ishin prezantuar drejtë nga kompania.

“Kompania në kuadër të detyrimeve afatshkurta në pasqyrën e pozicionit financiar kishte prezantuar obligime tatimore në vlerë 2,235,745 euro, ndërsa bazuar në gjendjen e përgjithshme të deklarimeve dhe të transaksioneve të tjera të tatimpaguesit si dhe pas konfirmimit të pranuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), obligimet tatimore të kompanisë ndaj ATK-së, janë në vlerë prej 3,591,994 euro, shkruan Kallxo.com.

Prandaj, kompania nuk kishte prezantuar drejtë obligimet tatimore në pasqyrat financiare për vitin 2022 për vlerën 1,356,249 euro” – thuhet në raportin e Auditimit.

Sipas raporti të Auditorit, kjo kishte ndodhur për shkak të mosharmonizimit ndër vite të obligimeve tatimore të kompanisë me gjendjen e deklarimeve dhe borxheve në ATK.

Tutje, thuhet se mosbarazimi ka ndikuar që prezantimi i obligimeve tatimore të mos jetë i saktë në pasqyrat financiare vjetore duke i nënvlerësuar obligimet afatshkurta të kompanisë.

Sipas Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, kërkohet që shoqëritë tregtare të verifikojnë të paktën një herë në vit, ekzistencën dhe vlerësimin e pasurive dhe kapitalit, nëpërmjet inventarizimit të këtyre elementeve dhe dëshmive të tyre mbështetëse nëpërmjet procesit të inventarizimit.

Rekomandimi i dalë nga raporti për bordin e kompanisë është që të sigurojë që janë ndërmarrë veprime të harmonizimit të gjendjes së llogarive me ATK-në.

“Bordi i drejtorëve duhet të sigurojë se janë ndërmarr veprimet e nevojshme që obligimet tatimore të kompanisë të harmonizohen me gjendjen e llogarive në ATK dhe të prezantohen saktë në pasqyrat financiare vjetore” – rekomandon Auditori./Media Ndërtimi.

Ambienti

Akullnajat zvicerane humbin 10 për qind të masës brenda dy vjetëve

Published

on

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës – rreth 10 për qind – në dy vjetët e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë.

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 6 për qind të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4 për qind, çka përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve”, ka thënë Komisioni.

“Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960 – 1990”, ka thënë ky trup.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht.

Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave.

Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Krimi mjedisor zë vend të konsiderueshëm në raportin e Indeksi Global për Shqipërinë

Published

on

Sipas indeksit global të krimit të organizuar të publikuar së fundmi nga Iniciativa Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vijon të ketë elementë të pranishëm të krimit në fusha të rëndësishme jetësore sikurse tregtia, mjedisi, ekonomia e siguria kibernetike.

Sipas raportit Shqipëria është një vend burimi dhe tranzit i lëndës drusore ilegale në Evropë.

“Prerjet e paligjshme janë veçanërisht të përhapura në rrethin verilindor të Elbasanit dhe në qarkun jugor të Vlorës. Një ndalim 10-vjeçar i eksportit u vendos në vitin 2016 dhe frenoi me sukses disa prerje të paligjshme”.

Trafikimi dhe tregtia e paligjshme e kafshëve dhe hspendëve është një formë e zakonshme sipas raportit.

“Megjithëse një ndalim mbarëkombëtar i gjuetisë ka kërkuar të kufizojë gjuetinë pa leje, aktivitete të tilla vazhdojnë të jenë të përhapura për shkak të zbatimit joadekuat të këtij ndalimi. Trafikimi i paligjshëm në internet i lëkurës së gomarit është bërë i përhapur vitet e fundit”.

Nxjerrja e paligjshme e burimeve natyrore vijon të mbetet një problem thekson raporti. Lehtësuar kjo edhe nga korrupsioni në zyrat shtetërore.

“Si një vend prodhues nafte, Shqipëria është shtëpia e një tregu të vogël, por të dukshëm për nxjerrjen e paligjshme të naftës, i cili lehtësohet nga praktikat korruptive nga ana e zyrtarëve shtetërorë”.

Pavarësisht statusit të veçantë të mbrojtur, nxjerrja e paligjshme e gurit dhe mermerit është evidentuar edhe në vargmalin e Tomorrit, thuhet më tej në raport./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Publikohet Raporti i Vërshimeve në Kosovë për periudhën Nëntor 2022

Published

on

Ministria e Mjedisit dhe Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore kanë publikuar Raportin e Vërshimeve në Kosovë. Raporti i përgatitur përfshin periudhën kohore të vërshimeve me datë 20-22 nëntor 2022.

Ky Raport është bërë me qëllim të regjistrimit të zonave të vërshuara në territorin e Republikës Kosovës duke u bazuar në informatat e të gjithë akterëve relevant.

Të dhënat e këtij raporti janë nxjerrë nga raportet e drejtorive komunale, ku janë dhënë informacione për vërshime në toka bujqësore, në shtëpi private, infrastrukturë dhe ekonomi familjare.

Qëllimi bazë i këtij raporti është vlerësimi i këtyre vërshimeve të fundit në Kosovë, si dhe nxjerrja e përfundimeve dhe rekomandimeve për të shtuar ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e gjithë aktorëve përgjegjës.

Vërshimet përfshijnë gati çdo vit sipërfaqet e fushave në Kosovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore. Shumica e lumenjve nuk kanë shtretër që mund t’i pranojnë plotat maksimale dhe si pasojë kemi vërshimet të përmasave të këtilla. Gjendja në terrenet e vërshuara është e ilustruar edhe me anë të fotove brenda këtij raporti.

Kushtet natyrore të Kosovës janë të tilla, ku pjesët e rrafshëta të territorit janë të përshtatshme dhe me

potencial për shtrirjen e vendbanimeve, vendosjen e industrisë, zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa malet qe shtrihen për rreth ngriten gati vertikalisht, gjë që kushtëzon rrjedhjen e shpejt dhe me plota maksimale të ujë rrjedhave.

Karakteristikat e ndryshme morfologjike në terren, fushat e gjera të rrethuara me male, rezultojnë në intensitetin e shpejtë të vërshimeve që kategorizohen si vërshime të zgjeruara dhe dinamike dhe i përkasin vërshimeve të zgjeruara dhe dinamike./Media Ndërtimi

Ky është raporti:

https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/DocumentsFiles/2023_9dcc8b4b-324f-4f44-a894-918c29d7558d.pdf?fbclid=IwAR3ExuFM15K4lOl1Kn54niuboWzqHZq1GAmq31P08kMS1Mld8wb-y6DkgjQ

 

Continue Reading

Trending