Këtë të mërkurë, më 9 nëntor, Klubi i Boksit hap dyert për ekspozitën të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2022. Punimet artistike të finalisteve Mimoza Sahiti, Valdrin Thaqi dhe Agrina Vllasaliu janë pjesë e ekspozitës që ju ftojmë ta shihni dhe mos humbisni!
Çmimi “Artistët e së nesërmes” 2022
Mimoza Sahiti, Valdrin Thaqi, Agrina Vllasaliu
Puna kuratoriale: Albert Heta dhe Vala Osmani
Arkitektura e ekspozitës: Vala Osmani
09/11/2022 – 10/12/2022
Hapja: 09/11/2022, ora: 19:00
Shpallja e fituesit: 03/12/2022, ora: 19:00
Mbyllja e ekspozitës: 10/12/2022
Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Punimet e papërpunuara dhe të gjalla të Mimoza Sahitit sfidojnë konvencionet tradicionale në pikturë. Duke transmetuar një zemërim të caktuar përmes vetë sipërfaqes së bojës, puna e saj pasqyron një feminizëm të ashpër që mbështet qasjen e saj ndaj kapitalizmit, identitetit, traumës personale dhe kolektive. Në përshkrimet e saj të figurës njerëzore, një ndjenjë frike dhe cenueshmërie pasqyron shqetësimet e saj rreth statusit të gruas në shoqëri dhe natyrës së pasigurt të ekzistencës njerëzore në përgjithësi.
Mimoza Sahiti ka lindur dhe është rritur në Offenbach të Gjermanisë. Ajo ka studiuar ekonomi deri në vitin 2018 dhe ka filluar studimet për pikturë në akademinë e arteve të bukura në Vjenë që nga tetori i vitit 2022. Gjatë studimeve të para për ekonomi ka filluar të pikturojë me aril dhe një vjet pikturon me vaj në një eksperiment jotradicional dhe në mënyrë të improvizuar. Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë nga viti 2020 – 2022 ajo ka ekspozuar në disa hapësira në Prishtinë, Gjilan dhe ka marrë pjesë në Manifesta 14, në muzeun e artit bashkëkohor të Sofjes, Bullgari dhe tashmë është pjesë e koleksionit në Galerinë Kombëtare të Prishtinës.
Duke përfshirë pikturën, skulpturën, instalacionin dhe ndërhyrjet e llojeve të ndryshme, vepra e Valdrin Thaqit është e frymëzuar nga filozofia dhe ekzistencializmi, dhe ajo që artisti i sheh si absurditete që rrjedhin nga proceset, gjendjet dhe ngjarjet në jetën e përditshme. Puna e tij aktuale fokusohet në ndikimin e njeriut në mjedis, shkrirjen e inteligjencës natyrore dhe artificiale dhe dilemat morale dhe etike që lindin në lidhje me modifikimin gjenetik.
Valdrin Thaqi u lind në vitin 1994, në Skenderaj. Diplomoi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në vitin 2019, dega e piktures. Praktika e tij artistike përfshin, pikturen, skulpturen dhe artin konceptual. Thaqi, dha një kontribut të madh në skenën e artit kosovar, përgjatë 5 viteve të fundit. Ishte fitues i dy cmimeve prestigjioze: Cmimi i parë në bienalen Muslim Mulliqi (2018) dhe Cmimi i parë Artistët e rinj (2019). Në fund të vitit 2020 u shpërngul në Berlin, ku dhe sot jeton dhe vepron në mes Berlinit dhe Prishtinës.
Duke përfshirë pikturën, skulpturën, instalacionin dhe ndërhyrjet e llojeve të ndryshme, vepra e Valdrin Thaqit është e frymëzuar nga filozofia dhe ekzistencializmi, dhe ajo që artisti i sheh si absurditete që rrjedhin nga proceset, gjendjet dhe ngjarjet në jetën e përditshme. Puna e tij aktuale fokusohet në ndikimin e njeriut në mjedis, shkrirjen e inteligjencës natyrore dhe artificiale dhe dilemat morale dhe etike që lindin në lidhje me modifikimin gjenetik.
Valdrin Thaqi u lind në vitin 1994, në Skenderaj. Diplomoi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në vitin 2019, dega e piktures. Praktika e tij artistike përfshin, pikturen, skulpturen dhe artin konceptual. Thaqi, dha një kontribut të madh në skenën e artit kosovar, përgjatë 5 viteve të fundit. Ishte fitues i dy cmimeve prestigjioze: Cmimi i parë në bienalen Muslim Mulliqi (2018) dhe Çmimi i parë Artistët e rinj (2019).
Në fund të vitit 2020 u shpërngul në Berlin, ku dhe sot jeton dhe vepron në mes Berlinit dhe Prishtinës./Media Ndërtimi.