Connect with us

Art

Cili është intervenimi që Manifesta mund ta praktikojë për ta rrëfyer “suksesin”!

Published

on

Objekt i lënë pas dore, që njihet si Biblotekeka e Qytetit “Hivzi Sylejmani”, ishte harruar që kur doli në objekt të ri. Ai u shndërrua në një objekt që simbolizonte histori për banorët e lagjes dhe letrarët e ndryshëm.

Çka bëri Manifesta?

Fillimisht është për tu vlerësuar qasja që Manifesta i ka bërë objektit dhe historisë që mbanë ai. Ka angazhuar një ekip që ka bërë hulumtim mbi historinë e objektit si Bibliotekë, e më pas e ka renovuar duke e shndërruar në një objekt që mori edhe emër “Qendra për Praktikë Rrëfyese”. Praktikisht ndërhyrja në këtë objekt është projekti më serioz dhe më i sukseshëm i Manifestës në krejt listen e objekteve dhe hapësirave në të cilat intervenoi. Brenda mureve të objektit u realizuan ekspozita të artistëve, ndodhën bisedat më të rëndësishme dhe performancat më të rëndësishme të Bienales, madje edhe në oborr të saj, ku një artist mbolli një bashqe, shkruan Nacionale.com

Sa është investuar?

Edhe ky projekt hynë në buxhetin e përbashkët prej 764 mijë eurove, që përfshinë rigjallërimin e Korridorit të Gjelbër dhe “të paturit qasje publike në Grand Hotel Prishtina”. Manifesta nuk ka specifikuar se sa saktësisht është investuar në objektin e Biblotekës “Hivzi Sylejmani” por nga investimi që duket dhe sasia e ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë tre muajve aty, duket se ka marrë shumicën e buxhetit të përbashkët me Korridorin dhe Gandin.

Cili është plani pas Manifestës?

Për “Manifestën” ish-objekti i Biblotekës “Hivzi Sylejmani” tashmë objekt i një “institucioni të ri ndërdisiplinor e kulturor i themeluar për të vijuar veprimtatinë në vitet 2023-2027 me një investim të projektuar prej 1 milion eurosh për katër vitet e ardhshme”. Do të mbesë pronë e Qytetit të Prishtinës.

Ky projekt është ndoshta i vetmi në të cilin “Manifesta” përmes Fondacionit “Manifesta 14 Prishtina” që e ka krijuar për Bienalen në kryeqytetin e Kosovës, do të vazhdojë të jetë e angazhuar. Nuk është specifikuar se çka saktësisht nënkupton ky “institucion i ri ndërdisiplinor” por duket se planet e Manifestës për këtë projekt janë serioze, shkruan Nacionale.com.

Çka duhet të investohet që të arrihet plani?  

Meqënse duket se “Manifesta” vetëm e ka një plan, por nuk e ka bërë ende publike se cili është ai, është e zorshme që të flitet për nevojat që ka ai objekt tash si institucion i ri kulturor e social në Prishtoinë por ajo që ka nevojë emergjente është që “Qendra për Praktikë Rrëfyese” të ketë një ekip që do të vazhdojë punën e menaxhimit të hapësirës dhe objektit, derisa ky plan 2023-2027 të fillojë të ekzekutohet. Por se kujt do t’i hyjë në punë, mbetet të shihet./Media Ndërtimi.

Art

‘Autostrada Biennale’ renditet ndër 10 ekspozitat më të mira në Evropë për 2023

Published

on

Bienalja “Autostrada Biennale” është renditur në mesin e 10-të ekspozitave më të mira evropiane për 2023, nga magazine “Frieze”.

Përmes një njoftimi, “Autostrada Biennale” ka bërë të ditur se edicioni i katërt i kësaj bienale ‘Të gjitha imazhet do të zhduken, një ditë’  është vlerësuar nga magazina Frieze si njëra nga 10 ekspozitat më të mira në Evropë për vitin 2023.

“Jemi të lumtur ta ndajmë lajmin se edicioni i katërt i ‘Autostrada Biennale’, ‘Të gjitha imazhet do të zhduken, një ditë’ kuruar nga Joanna Warsza dhe Övul Ö. Durmusoglu, është përzgjedhur nga Frieze njëra nga 10 ekspozitat më të mira në Evropë për vitin 2023” – thuhet në njoftimin e tyre.

Renditja në mesin e dhjetë ekspozitave vjetore evropiane, për “Autostradën Bienale” është tregues për suksesin dhe vlerësimin për edicionin e 4-të të saj.

Edicioni i 4-të i ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor, “Autostrada Biennale” është mbajtur prej 7 korrik deri me 9 shtator 2023 në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737

Published

on

Artisti i njohur nga Kosova, Petrit Halilaj, që jeton në Berlin, po vazhdon të prezantojë projektet e tij të suksesshme nëpër botë.

Mbishkrimi “Nga Runiku me dashni”, vepra e tij tani mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737 të Aeromexico, dhe kështu fluturon nëpër shumë shtete.

Bëhet fjalë për pikturën e pulave nga fshati i artisti Runik, vepër kjo që është pjesë e ekspozitës së tij „Runik“‚ në Ameriken Latine, në Muzeun Tamayo te Meksikes, e cila është e hapur deri më 7 prill 2024, raporton Albinfo.ch.

Fotot e avionit me veprën e artistit kosovar Petrit Halilaj i ka ndarë në Instagram edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkruan:

“Krahët e aeroplanit Boeing 737 të kompanisë ajrore Aeromexico u mbuluan me veprën e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj. Aeroplani fluturoi mbi Meksikën, Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, duke i dhënë krahë veprë së Halilajt. Me mbishkrimin ‘Nga Runiku me dashni!’ pulat e fshatit të Runikut, Komuna e Skenderajt, fshatit të artistit, të cilat i trajton shpesh në veprën e tij, fluturuan të lira në tre shtete e dy kontinente, sfiduan ligjet e natyrës, rrethanat politike e pengesat geografike“, shkruan Kurti.

Përveç sukseseve të shumta që arriti në botë, para disa muajve Petriti Halilaj u zgjodh edhe anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Koln të Gjermanisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

Asociacioni i Artistëve Vizual prezanton ekspozitën ‘Kujtimet e së Nesërmes’ në GKK

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës prezanton ekspozitën kolektive të Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës e titulluar “Kujtimet e së Nesërmes”, e kuruar nga James Walmsley. Hapja e ekspozitës bëhet të premten me 8 dhjetor nga ora 18:00.

Kjo ekspozitë trajton tranzicionin nga lufta dhe konflikti në Kosovë drejt një shoqërie më të. qëndrueshme, më optimiste dhe më të sigurt. Artistët pjesëmarrës trajtojnë tema të thella si humbja, rrënimi dhe rilindja, si dhe bukuria dhe cenueshmëria e botës natyrore, së bashku me ndikimin e teknologjive të reja në strukturën tonë delikate shoqërore.

Arti në Kosovë ka hyrë në një fazë të re, duke dalë guximshëm dhe me besim nga hijet e luftës.

Përpjekjet e rëndësishme të ngjarjeve dhe zhvillimet kulturore viteve të fundit kanë forcuar dhe vërtetuar komunitetin dinamik dhe të rëndësishëm të artit të Kosovës, si dhe ndikimin dhe rëndësinë e tij globale.

Deri sa Kosova po largohet nga lufta, fatkeqësisht luftërat aktuale dhe të tmerrshme në botë po shkaktojnë destabilitet të ri global. Këto konflikte na kujtojnë se sa e brishtë është jeta jonë e përditshme.

Kërcënimi dhe realiteti i luftës dhe padrejtësisë është ende gjithandej rreth nesh. Punimet e paraqitura i referohen natyrës ciklike të gjendjes njerëzore dhe se si historia, nëse nuk jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë, mund të përsëritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending