Connect with us

Aktuale

KGJK nuk gjen përgjegjës për shkelje disiplinore tre gjyqtarët lidhur me pretendimet se kanë ndikuar në rastin “Brezovica”

Published

on

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nuk i ka gjetur përgjegjës për shkelje disiplinore Enes Mehmetin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Ilir Bytyqin, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe Arben Hoti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me denoncimet se të njëjtit kanë tentuar të ndikojnë në rastin e njohur “Brezovica”.

Sipas vendimit të KGJK-së, të nxjerrë më 6 prill 2023, thuhet se gjyqtarët Mehmeti, Bytyqi dhe Hoti, nuk janë gjetur përgjegjës për shkeljet e pretenduara disiplinore nga autoritetet kompetente lidhur me pretendimet për ndikime në rastin “Brezovica”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” në hulumtimin me titull “Ndikimet në rastin Brezovica”, kishte paraqitur se si ky rast ishte vënë në shënjestër nga një numër i madh personash brenda e jashtë institucioneve, përfshirë sistemin e drejtësisë, të cilët dyshohet se kanë tentuar të shkatërrojnë hetimet.

Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, ishin paraqitur pretendimet për ndikime në bazë të raportimeve që ishin bërë përmes kanaleve zyrtare në hierarkinë më të lartë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Përveç rasteve të paraqitura në emision, që pretendohet se është tentuar të ndikohet në rastin “Brezovica”, në komunikimet e siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se nga zyrtarët e sistemit prokurorial ka pasur njoftime për ndërhyrje në këtë rast edhe nga zyrtarë të tjerë si dhe gjykatës të të gjitha niveleve.

Ndër ndikimet që theksohej në këto komunikime ku njoftohen krerët më të lartë të gjyqësorit dhe prokurorisë, ishin ndikimet e pretenduara prej dy gjykatësve Arben Hoti dhe Enes Mehmeti.

Sipas shkresave, rezultonte se të dy këta gjykatës i kanë bërë trysni një zyrtareje ligjore në Gjykatën Themelore në Ferizaj, që të përgatisë leje për vizitë në Qendrën e Paraburgimit nga familjarët e njërit të pandehur, në kundërshtim me rregullat e Qendrës.

“Betimi për Drejtësi” kishte kontaktuar me të dy gjykatësit, të cilët e kishin mohuar këtë pretendim, duke theksuar se kanë punuar për disa vite si gjykatës në Gjykatën e Ferizajt, por që në asnjë formë nuk kanë kontaktuar me asnjë zyrtar të kësaj gjykate, aq më tepër që të tentohet të ndikohet në ndonjë rast.

Të njëjtit, kanë mohuar pretendimet për ndikime edhe në procedurën e zhvilluar disiplinore ndaj tyre në KGJK.

Sipas këtij vendimi, KGJK ka pranuar kërkesë për fillim të hetimeve nga autoriteti kompetent për gjyqtarin Mehmeti me pretendimin se ka kryer shkelje disiplinore sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Në këtë vendim, thuhet se kjo kërkesë për fillim të hetimeve ishte bazuar në emalin e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, si dhe në emisionin “Betimi për Drejtësi” të titulluar “Ndikimi në rastin Brezovica”.

Gjatë kësaj periudhe, KGJK kishte pranuar edhe kërkesën për fillimin e hetimeve ndaj gjyqtarit Arben Hoti, duke pretenduar se gjyqtari Hoti, siç është prezantuar në hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi”, të titulluar “Ndikimi në rastin Brezovica”, në mes tjerash se nga prokurori i rastit është pretenduar se gjyqtari Hoti përmes disa gjyqtarëve tjerë ka ndikuar që të lëshohet leje për vizitë për të pandehurin L.V, në kundërshtim me rregullat e Qendrës së paraburgimit në Gjilan.

Ndërsa, lidhur me gjyqtarin Arben Hoti, KGJK konstatoi se përfshirja e tij në këtë rast disiplinor është e pabazuar, pasi as gjyqtari Mehmeti e as gjyqtari Bytyqi nuk e kishin përmendur me asnjë zyrtar të Gjykatës Themelore në Ferizaj emrin e gjyqtarit Hoti. Ndërsa, zyrtarja kur ishte pyetur se pse e ka përmendur emrin e gjyqtarit Hoti, e njëjta kishte deklaruar se e ka përmendur vetëm emrin Arben, siç i kishte thënë gjyqtari Ilir Bytyqi, e të cilën gjë gjyqtari Bytyqi e ka mohuar.

Tutje, sipas këtij vendimi, KGJK vërtetoi se pretendimi i zyrtares ligjore se bashkëpunëtori profesional i gjykatës i kishte thënë se “hajt a po e lëshon qat leje se po më shkruan gjyqtari Enes”, nuk qëndron, sepse sipas KGJK-së bazuar në dëshminë e bashkëpunëtorit profesional, i njëjti kishte deklaruar se me përgjegjësi penale, morale dhe profesionale nuk e ka thirrur askush dhe nuk kishte kërkuar asgjë askush lidhur me këtë rast.

Këshilli, në seancën për këshillim dhe votim, në mënyrë unanime ka konstatuar se gjyqtarët e lartcekur nuk janë përgjegjës për shkeljen disiplinore sipas nenit 5, paragrafit 2, nënparagrafët 2.9 dhe 2.15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sa i përket pretendimit për ndikim në rastin penal të quajtur “Brezovica”, andaj vendosi që t’i lirojë nga përgjegjësia disiplinore./Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending