Connect with us

Aktuale

Këto janë masat e reja nga Qeveria për ndihmë bizneseve dhe popullit

Published

on

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale e cila parasheh masat e mbështëtjes së qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës.

Mbledhja është mbajtur në formën elektronike me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Masat të cilat i parasheh kjo Pako për mbështëtjen e bizneseve janë:

– Mbulimi i shpenzimeve për pagat mujore të punëtorëve në vlerë prej 170 euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë euro.

– Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme parashihet subvencionim i qerasë deri në 50% të vlerës së qerasë, masë kjo në vlerë prej dymbëdhjetë milionë euro.

– Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin Prill dhe Maj, deri në vlerë prej tetë milionë euro.

– Sigurimi i huadhënies pa interes për ndërmarrjet publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, me qëllim të sigurimit të likuiditetit të përkohshëm të tyre, me kthim deri më 31.12.2020, në vlerë deri në njëzetë milionë euro.

Ky vendim parasheh edhe masat mbështetëse për punëtorët në terren të cilët janë të ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre. Pagës së këtyre punëtorëve sipas vendimit do tu shtohen mbi pagën e tyre edhe 300 euro

Punëtorë të kësaj kategorie janë cilësuar: stafi mjekësor (mjekët dhe infermierët), policët e Policisë së Kosovës, zyrtarët (gardianët) e Shërbimit Korrektues, zyrtarët (zjarrfikësit) e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, personeli (ushtarët) i FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Punës, zyrtarët (inspektorët) e Administratës Tatimore të Kosovës, Zyrtarët (doganierët) e Doganës së Kosovës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Tregut dhe zyrtarët (inspektorët) e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektorati të Mjekësisë së Punës

Në pako përfshihen edhe masat mbështetëse për përfituesit e skemave sociale për muajin Prill dhe Maj, të cilët do të përfitojnë vlerë shtesë prej 30 eurove nëse pagesa e tyre mujore është më e ulët se 100 euro. Përfitues të kësaj shtese do të jenë edhe ata që nuk kanë arritur të paraqiten.

Pako Emergjente Financiare parasheh edhe sigurimin e mbështetjes shtesë financiare për Komunat e Republikës së Kosovës që janë ndikuar në përballje me pandeminë, në rast nevoje për shkak të zgjatjes eventuale të situatës së emergjencës së shëndetit publik, në vlerë deri në dhjetë milionë euro.

Masat tjera të pakos janë:

Pagesë shtesë në vlerë prej njëqind euro për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për majin Prill dhe Maj, në vlerë deri në tre milionë

Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët që humbin vendin e tyre të punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në katër milionë euro.

Mbështetja e iniciativave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, që janë goditur më rëndë nga situata e emergjencës së shëndetit publik, në vlerë deri në dy milion euro.

-Sigurimi i likuiditetit financiar për:

•Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit nëpërmjet programeve të caktuara të Fondit për Garantimin Kreditor të Kosovës, në shumën dhjetë mijë euro për periudhën 24 muajsh, në vlerë deri në pesëmbëdhjetë milionë euro.

•Shoqëritë Tregtare/Kompanitë të autorizuara që ofrojnë shërbime bazike (të ngjashme me ato të ndërmarrjeve publike) me kthim deri më 31.12.2020

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Shtyhet gjykimi në Prizren ndaj dy gjeodetëve të akuzuar për keqpërdorimin e detyrës

Published

on

Bajram Selmani dhe Luljeta Rizanaj, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit.

Seanca e sotme nuk është mbajtur pasi sipas kryetares së trupit Teuta Krusha në mungesë të ekspertit të gjeodezisë Faton Bajselmani nuk janë plotësuar kushte ligjore që të vazhdohej seanca.Gjithashtu, në seancë nuk ishte prezent as përfaqësuesi nga Prokuroria e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Bajram Selmani më datë 10.12.2017 në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar, gjeodet i licencuar, ka keqpërdorur detyrën e tij duke bërë ndarjen e parcelave pa lejen, dokumentin dhe kërkesën e njërit bashkëpronar, këtu njëherit edhe i dëmtuari Gjek Gjevlekaj, e me ç’rast parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës.

Sipas dosjes, thuhet që i akuzuari Bajram Selmani “me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona të tjerë, vëllezërit Pran, Gjon dhe Mihil Gjevlekaj, e që pretendohet të ketë shkelur të drejtat e personit tjetër bashkëpronar Gjek Gjevlekaj ka ndërmarrë veprimet e lartcekura”.

Ndërsa, e akuzuara e dytë Luljeta Rizanaj pretendohet se më datë 12.02.2018 në Prizren në kohë të pacaktuar, si gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe kadastër bën regjistrimin me ndryshime të pronës së bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj në Kadastral-Map.E akuzuara në fjalë pretendohet që regjistrimin në Kadastral-Map, e ka bërë edhe pse lënda nuk ishte e kompletuar, mungonte dokumenti i identifikimit si dhe kërkesa dhe autorizuari i bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj, pa pëlqimin e tij bën ndarjen e parcelave.

Continue Reading

Aktuale

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës për projektin e Ndërtimit dhe renovimit të objekteve sportive e kulturore

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot më datë 20.06.2024, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B. B., dhe B. K., për shkak se sipas Prokurorisë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B. B., dhe B. K., kanë cilësinë e personave zyrtarë.

Sipas Prokurorisë i pandehuri B. B. në cilësinë e menaxherit të kontratës, për projektin: “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, ndërsa i pandehuri B. K. në cilësinë e Mbikëqyrësit të projektit të njëjtë.

Gjithnjë sipas aktakuzës prej datës 22.05.2018  e deri më datë 22.10.2018, në Suharekë, të akuzuarit i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt.

“Gjatë kësaj kohe në kundërshtim me Rregullat dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B. K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B. B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit – poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plastifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë, ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me barë natyror.

“Me këto veprime Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm të material në shumë prej 6 mijë e 839 euro, ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6 mijë e 839 euro|.

Lidhur me çështjen, prokurori i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shpëlarja e parave e financimi i terrorizmit, rrezik nga Projektligji për kripto-asetet – BQK-ja do t’i mbikëqyr

Published

on

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të enjten ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet, me ç’rast u theksua nevoja për  miratimin e ligjit në Kuvend, raporton Ekonomia Online. Anëtarja e Komisionit për Ekonomia, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj ka filluar nismën me dëgjimin e parë publik në muajin gusht të vitit 2021, ndërsa ka vazhduar në korrik 2022, teksa shtoi se këtë projektligj e ka mbështetur edhe Këshilli i Evropës.

“Janë bërë më shumë se dy vite kur nisma për kripto-asetet është filluar, deri më tani në këtë proces janë mbajtur dy dëgjime publike, i pari është mbajt në gusht 2021 për të diskutuar për idenë, i dyti është mbajt një vit më pas në korrik 2022-ës për një draft. KE-ja, përmes ekspertëve ka mbështetur grupet e punës, fokusi ka qenë të punohet kundër pastrimit të parave. Ky ligj ka për qëllim ruajtjen e kripto-aseteve”, tha Kusari-Lila.

Përfaqësuesi i BQK-së, Ervin Mala, tha se kanë filluar diskutimet për organizimin dhe ndarjen e resurseve dhe akteve ligjore.“Banka Qendrore do të ketë rolin për monitorimin e të gjithë operatorëve që do të merren në këto asete”, tha ai.

Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj, tha se Qeveria duhet të ketë monitorimin e kësaj paraje në mënyrë që të mos keqpërdoret.

“Sa i përket kriptove, janë globale dhe ne duhet patjetër t’i standardizojmë ligjet në fjalë, ne duhet të kemi një licencim të tyre e kontroll, nuk besoj se ka dikush kompetencë tjetër përveç BQK-së. Qeveria duhet të ketë monitorim të parasë, të mos ketë shpëlarje të parave dhe të mos financohet terrorizmi. Duhet të regjistrohen individët qe kanë të bëjnë me asetet të mbrohen të dhënat dhe të ruhen transaksionet”, tha Lekaj.

Vyrtyt Ibrahimaga, avokat, tha se në draftin e parë janë përfshirë kushte që iu mungon rregullimi me akte nënligjore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending