Connect with us

Kontestet Pronësore

Kërkohet përjashtimi i gjyqtares nga rasti i pronës kontestuese në Veternik

Published

on

Me arsyetimin se ka luhatur në mënyre serioze besimin e palëve gjatë zhvillimit të procedurave për pronën kontestuese në Veternik, përfaqësuesit e të dëmtuarve Gursel e Nexhat Sadikut po kërkojnë përjashtimin e gjykatëses Edita Çanta nga ky rast.

Përfaqësuesit e të dëmtuarve Sadiku, avokatët Bedri Avdullahu, Florim Shefqeti dhe Saranda Keqekolla-Sadiku, në kërkesën e 19 dhjetorit 2022, kanë thënë se gjyqtarja Çanta po e zvarrit rastin e rreth 3 hektarëve tokë në Veternik që dyshohet se të dëmtuarve u është marrë me dallavere dhe dokumente të falsifikuara, për çka janë hapur hetime.

Së fundi, është urdhëruar sekuestrimi i përkohshëm i kësaj prone, por që sipas avokatëve kjo është bërë me vonese nga ana e gjyqtares në fjalë. Sipas tyre, kërkesa e Prokurorisë ishte paraqitur më 7 nëntor 2022, kurse gjyqtarja ka vendosur më 18 nëntor, ndërsa ekzekutimi i këtij urdhri ishte bërë më 25 dhe 26 nëntor.

Avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku, në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se kanë pritur që ky urdhër të ekzekutohet menjëherë por që kjo nuk ka ndodhur.

“Prokurorja e çështjes na ka njoftuar se urdhri për sekuestrim të përkohshëm i është deleguar policisë për ekzekutim, siç ndodhë në të gjitha rastet, mirëpo që tek hetuesi i rasti është krijuar konfuzitet nga ana e gjyqtares së çështjes e cila me rastin e konsultës me hetuese, e njëjta kishte kërkuar që urdhri për sekuestrim të përkohshëm të mos ekzekutohet derisa të kalojë afat i ankesës”, është shprehur ajo.

Keqekolla-Sadiku ka shtuar se afati i ankesës nuk e ndalon ekzekutimin. Ajo përmend edhe afatin prej 48-orësh për të bërë kundërshtimin palët e treta, ndërsa thotë se ky kundërshtim është bërë pas afatit.

Arsyet e tjera, sipas saj, janë edhe mosinformimi për kundërshtimin e palës së tretë, mospajisja me urdhrin për sekuestrim si dhe mosmarrja ende e një vendimi për plotësim-kërkesën për sekuestrim që Prokuroria Themelore e ka paraqitur më 9 dhjetor 2021.

“Edhe përkundër urgjencës së çështjes, ende nuk e ka marrë një vendim. Pas interesimit tonë javën e kaluar, më saktësisht ditën e enjte, për arsye se pse nuk është lëshuar urdhri, gjyqtarja e çështjes është arsyetuar me faktin që prokurorja e çështjes nuk gjendet në punë, gjendet në pushim”, ka thënë Keqekolla-Sadiku, duke shtuar se nuk është e rëndësishme nëse prokurorja e rastit është në pushim apo jo.

Burime të “Betimit për Drejtësi” brenda prokurorisë kishin bërë të ditur se personat e dyshuar për falsifikim janë arratisur dhe se tanimë gjykata ka lëshuar urdhër-arrest për ta.

Për këtë rast “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar dhe ka mbajtur një debat në emisionin Tempus. Përmes këtij hulumtimi tregohej se si Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, për të njëjtat parcela kishte zhvilluar disa procedura gjyqësore në të njëjtën kohë dhe për lëndën e Nexhat e Gursel Sadikut kishte vendosur pas 7 vjetësh ndërsa në rastin e Z.H vetëm për 9 muaj, duke e bërë edhe pronare të këtyre parcelave.

Familja Sadiku kishte thënë se kjo pronë është e tyre për gati një shekull dhe se përmes ekspertizave kanë gjetur se dokumentet me të cilat Z.H. i kishte kaluar në emër të saj janë të falsifikuara dhe se përmes vendimeve të kundërligjshme atyre u janë marrë rreth 3 hektarë tokë në Veternik,  vlera e të cilëve kap shifra të mëdha. Sipas tyre, të përfshirë në këto dallavere janë zyrtarë e persona me ndikim, duke përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë si dhe zyrtarë të tjerë./Media Ndërtimi.

Kontestet Pronësore

Ngritët aktakuzë ndaj noteres Valbona Murtezi-Bytyqi, ndërroi bashkë blerësit e lokalit në lagjen Ulpiana

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj noteres, Valbona Murtezi-Bytyqi, Bekim Malokut dhe Agim Spahiut.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Shqip.com, e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi më datë 15.02.2022, noterja kishte përpiluar në mënyrë të kundërligjshme, “Aneks Kontratën për shitblerjen e paluajtshmërisë – lokalit, në lagjen Ulpiana.

Nga provat e siguruara, Prokuroria ka vërtetuar se e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi, në cilësinë e noteres në zyrën e saj, e ka përpiluar një aneks kontratë të kundërligjshme, duke i ndërruar bashkë blerësit e lokalit.

Ky veprim ishte bërë pa pëlqimin dhe nënshkrimin e të dëmtuarit, Krenar Alidema, derisa lokalin e kishte bartur në emër të Bekim Maloku dhe Agim Spahiu.

Me këtë e veprim, noterja Murtezi-Bytyqi, dyshohet se ka kryer veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Themelorja ka konstatuar në aktakuzë se dy të pandehurit, Bekim Maloku dhe Agim Spahiu, në bashkëkryerje me dashje, e kanë ndihmuar të pandehurën Valbona Murtezi-Bytyqi, në kryerjen e veprës penale.

Në aktakuzë thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve në këtë Prokurori, janë siguruar prova të mjaftueshme, të cilat vërtetojnë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale.

Prokuroria ka shkruar në aktakuzë se nga faturat e pagesave, vërtetohet se i dëmtuari, Krenar Alidema e ka përmbush obligimin sipas kontratës ku ka paguar shumën e parave të paraparë në kontratë me çka e ka fituar edhe të drejtën e pronësisë së lokalit, i cili është objekt i dy kontratave e të cilin lokal me lidhjen e aneks kontratës nga e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi, në mënyrë të kundërligjshme e ka fituar personi i tretë, në këtë rast i pandehuri Agim Spahiu pa pëlqimin dhe nënshkrimin e të dëmtuarit Krenar Alidema.

Në korrikun e vitit të kaluar, Shqip.com kishte publikuar hulumtimin se si noterja kishte vërtetuar tjetërsimin e pronës në vlerë prej 250 mijë eurosh.

Në aneks kontratën e përpiluar nga noterja Murtezi-Bytyqi dhe nënshkruar nga palët e tjera, thuhet se palët deklarojnë se Alidema ishte pajtuar për shitjen. Megjithatë, në asnjërën pjesën nuk ka deklaratë të tij e as nënshkrim.

Kjo sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi përbën shkelje nga noterja. Eksperti Gzim Shala kishte deklaruar se kalimi i pronësisë së një personi pa nënshkrimin e tij përbën edhe vepër penale.

Vetëm dy muaj pas këtij hulumtimi, Prokuroria Themelore e Prishtinës, nisi hetimet rreth kësaj çështje, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka ndaluar edhe shitjen apo transferimin e lokalit tek personat të tjerë, pasi ka dyshim të bazuar se është përvetësuar me kryerjen e veprës penale.

Shqip.com ka provuar ta kontaktoj noteren Valbona Murtezaj-Bytyqi, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Ndërkaq, avokati i saj, Florim Shefqeti, ka thënë se nuk e ka pranuar ende aktakuzën.

Aktakuza e nxjerrë nga Prokuroria Themelore është mirëpritur nga pala e dëmtuar.

“Ne mendojmë që të njëjtit e kanë kryer veprën penale në bazë të provave që ka dorëzuar pala mbrojtëse dhe presim që gjatë akt zhvillimit të gjykimit, të njëjtit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, ka thënë për Shqip.com, Durim Osmani, avokat i të dëmtuarit Krenar Alidema./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Kontestet Pronësore

Si iu mohua Fexhrije Qitakut e drejta për trashëgimi pronësore?

Published

on

Pronën e tij Besim Qitaku mund ta shoh vetëm nga distanca e largët.

Ai dhe nënë e tij nuk mund ta shfrytëzojnë atë, pasi që kësaj të fundit i është mohuar për të qenë trashëgimtare pronësore.

I gjithë procesi u realizua kundërligjshëm duke kaluar nëpër filtra institucional.

Por, themeli i problemit nis nga Komuna e Prishtinës.

Si iu mohua Fexhrije Qitaku e drejta për trashëgimi?

Si është e mundshme që Komuna e Prishtinës lëshoi dy dëshmi për vdekjen për një person nga Komuna e Prishtinës?

Por, a ka mundur zyrtari të bëjë verifikimin e informacioneve të palëve?

A duhet të kishte dhënë përgjegjësi zyrtari i Komunës që ka bërë lëshim të tillë?

Pse sipas Arrita Rezniqit nga IKD-ja, zyrtari komunal mund të thirret para përgjegjësisë penale?

Sa është numri i rasteve të tilla nëpër gjykata?

Pse Kosova s’ka listë për trungun familjar?

Ndiqeni dokumentuarin e realizuar nga “Betimi për Drejtësi”.

Betimi për Drejtësi 303: Përjashtimi i trashëgimtarëve përmes sistemit

Continue Reading

Kontestet Pronësore

Kuvendi i kërkon qeverisë që ta definojë pronën e RTK-së

Published

on

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka pranuar disa rekomandime nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të cilat kanë ardhur pas seancës plenare të mbajtur me 24 dhe 27 tetor të këtij viti.

Rekomandimet kanë ardhur pasi që Kuvendi ka shqyrtuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për vitin 2021 dhe raportin e auditimit të përformancës për vitet 2019 – 2021.

Rekomandimet Kuvendit të Kosovës për Radio Televizionin e Kosovës:

  1. RTK të ndalojë kontraktimin e produksionit të jashtëm për lloje të emisioneve që mund t’i mbulojë me staf të brendshëm.
  2. Bordi i RTK-së të definojë qartë në rregullore avancimin, shpërblimin e punëtorëve, duke u bazuar në kritere të qarta të vlerësimit të përformancës.
  3. Bordi i RTK-së dhe drejtori duhet të forcojnë mekanizmin ligjor dhe financiar, sepse në mungesë të zyrtarëve ligjorë, RTK-ja rrezikon që si palë e paditur të humbë miliona euro.

Rekomandimet për Qeverinë e Republikës së Kosovës:

  1. Qeveria në bashkëpunim me AKP-në, të definojë pronësinë e objektit të ish-Radio Televizionit të Prishtinës dhe statusi e asaj prone.
  2. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Këshilli Kosovar për Raportim Financiar të kontrollojë kualitetin e raportimeve dhe standardeve të kompanive private të auditimit.

Bordi i RTK-së i mirëpret këto rekomandime dhe po angazhohet në zbatimin e tyre. Duke marrë parasysh se gjetjet e ZKA-së i përkasin periudhës kur Bordi aktual nuk ka qenë në detyrë, disa nga rekomandimet tashmë janë adresuar dhe po adresohen.

Bordi aktual me të marrë mandatin ka marrë vendim për ndalimin e blerjes së emisioneve me karakter informativ. Ndërsa lidhur me rregulloren e avancimeve, është kërkuar interpretim  nga Inspektorati i Punës dhe menaxhmenti është në pritje të përgjigjes nga ky institucion. Lidhur me këtë çështje do të aplikohet forma më e mirë për rregullimin e avancimeve. Sa i përket zyrës ligjore, po shqyrtohen të gjitha mundësitë e një qasje sa më të mirë, dhe sa më profesionale të mbrojtjes së rasteve, në të cilat RTK-ja është palë e paditur, por është edhe paditëse. Ndërkaq, lidhur me forcimin e mekanizmit financiar, tashmë janë ndërmarrë veprime konkrete. Është emëruar zyrtari kryesor financiar i RTK-së, pozicion që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kontrollimin dhe menaxhimin financiar si dhe javë më parë përmes një procesi transparent, është përzgjedhur dhe emëruar udhëheqësi i shërbimeve të përbashkëta, i cili ka rol të rëndësishëm në funksionimin e departamentit të financave, zyrës ligjore dhe burimeve njerëzore.

Bordi dhe menaxhmenti aktual gjithashtu kanë përgatitur plane të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së. Rikujtojmë që bordi dhe menaxhmenti aktual janë pajtuar me të gjitha gjetjet e ZKA-së të evidentuara me dy raporte, e të cilat tregojnë se RTK-ja është keqmenaxhuar në vitet paraprake.

Bordi i RTK-së, mirëpret rekomandimin e Kuvendit të Kosovës për Qeverinë, lidhur me definimin e pronësisë dhe statusin e pronës së RTK-së.

Rikujtojmë që RTK-ja vazhdon të funksionojë në objekte të cilat nuk i plotësojnë kushtet për punë. Punëtorët e RTK-së, sidomos ata të televizionit, aktivitetin ditor të punës po e kryejnë në kushte shumë të vështira. Prandaj, zgjidhja e çështjes së pronës është e domosdoshme./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending