Connect with us

Gjykim

Kërkohet nga Apeli ashpërsimi i dënimit ndaj të dënuarve për dallavere me prona në Fushë-Kosovë

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata e Apelit ashpërsimin të dënimit ndaj Arben Bashotës dhe vëllezërve Osman dhe Sylejman Bajrami, të dënuar për dallavere me prona në Fushë-Kosovë, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin e tyre nga akuza.

Ndryshe, në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 maj 2022 të akuzuarin Bashota dhe vëllezërit Bajrami i ka shpallur fajtorë për veprën penale “Detyrim”, duke i dënuar me 10 vite burgim,  raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kundër këtij aktgjykimi, brenda afatit ligjor kishin parashtruar ankesë palët gjyqësore, të cilat ankesa u shqyrtuan të premten nga kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, i përbërë nga gjykatësit Bashkim Hyseni, Vaton Durguti dhe Burim Ademi.

Në mungesë të përfaqësuesve të PSRK-së, gjykatësi Durguti ka thënë se kjo prokurori ka propozuar që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën si të bazuar, ta ndryshojë aktgjykimin dhe të akuzuarve t’iu shqiptojë dënim më të ashpër ose ta prish aktgjykimin dhe lëndën ta kthejë në rishqyrtim dhe rivendosje.

Avokati Faton Hyseni, i cili ka zëvendësuar me autorizim përfaqësuesin e palës së dëmtuar, avokatin Skender Musa, ka mbështetur në tërësi ankesën e PSRK-së, duke kërkuar që ndaj të dëmtuarve të bëhet kompensimi i tërësishëm i dëmit.

Në anën tjetër, mbrojtësit e të akuzuarve, Arben Bashota, Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami, avokatët Ilir Shala, Blerina Kurtaj dhe Agron Kuçi, kanë parashtruar ankesë për të gjitha bazat ankimore, duke kërkuar që ankesat e tyre të aprovohen, ndërsa aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe ndaj të mbrojturve të tyre të nxirret aktgjykim lirues.

Ndryshe, më 6 maj 2019, tre të akuzuarit ishin shpallur fajtorë, ku për veprën penale të detyrimit, lidhur me veprën penale të bashkimit kriminal, i akuzuari Bashota ishte dënuar me 6 vjet burgim, Osman Bajrami ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa Sylejman Bajrami ishte dënuar me 3 vjet burgim.

Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues i kryesuar atëherë nga gjykatësi Arben Hoti, kishte bërë të ditur së kanë rikualifikuar veprën penale të krimit të organizuar, për çka akuzoheshin të pandehurit nga PSRK-ja, në veprën penale “Detyrimi”, lidhur me veprën penale bashkim kriminal.

Mirëpo, ky aktgjykim është prishur nga Gjykata e Apelit, e cila kishte gjetur se dispozitivi i aktgjykimit është i paqartë dhe kontradiktor me vetveten, pasi që nga përshkrimi i veprimeve inkriminuese të të akuzuarve, nuk kuptohet me saktësi se për cilat veprime konkrete të akuzuarit janë shpallur fajtorë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 gusht 2016, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, tre të akuzuarit Arben Bashota, Osman dhe Sylejman Bajrami së bashku me tani të ndjerin Ruzhdi Shaqiri dhe me disa persona të tjerë të paidentifikuar, duke vepruar si grup kriminal në krye me të akuzuarin Bashota, gjatë periudhës kohore shumë vjeçare kishin kryer krime të rënda me qëllim të përfitimit financiar.

Në aktakuzë thuhet se të njëjtit që nga viti 2004 kishin bërë presione të vazhdueshme në të dëmtuarit Murat Tërnava, Hysen Shahini dhe Ismet Osmani, që ta lirojnë pronën kontestuese në sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh e cila gjendet në Fushë-Kosovë, të cilën pronë e kishte marrë në shfrytëzim i dëmtuari Tërnava për 10 vjet nga KBI Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia”.

Në këtë pronë, të dëmtuarit kishin ndërtuar objekte në vlerë prej më shumë se 5 milionë euro./Media Ndërtimi.

Gjykim

Ish-drejtoresha e Inspekcionit në Suharekë, e akuzuar për korrupsion thotë që objekti pa leje është rrënuar në tërësi

Published

on

Ish-drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit në Suharekë, Jehona Rrafshi- Lumi, e akuzuar për korrupsion, duke vazhduar dhënien e mbrojtjes, në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, deklaroi se objekti pa leje i investitorit Blerim Gashi është rrënuar në tërësi.

“Atë ditë unë kam qëndruar deri në fund të rrënimit të objektit ndërtimor me investitor Blerim Gashi. E kam parë që është rrënuar tërësisht”, ka thënë Rrafshi- Lumi.

Këtë deklaratë, Rrafshi-Lumi e ka dhënë në rastin ku e njëjta në cilësinë e Drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë, së bashku me inspektorin e ndërtimit, Hafir Maliqaj, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Genc Nixha, e akuzuara Rrafshi- Lumi ka thënë se qëndron në tërësi pranë deklaratës që ka dhënë në Prokurori më 22 shkurt 2021.

Ajo ka treguar se kompetent për hartimin e konkluzioneve është inspektori i ndërtimtarisë. E njëjta ka shtuar se si drejtoreshë e Inspekcionit, ka bërë nënshkrimin e konkluzioneve në bazë të praktikës së Komunës së Suharekës dhe se konkluzionet nga viti 2012 deri më 2018 ishin nënshkruar nga drejtorët.

Rrafshi- Lumi ka thënë se në bazë të Ligjit mbi Qeverisjen Lokale, kompetencë e drejtorit është të marrë vendimet përfundimtare.

Tutje, ajo ka thënë se ka bërë nënshkrimin e konkluzionit, të cilin e ka hartuar i akuzuari Hafir Maliqaj dhe ka treguar arsyet e nxjerrjes së konkluzionit për rrënim të objektit pa leje.

“Njëra prej pikëve është që në rastin konkret, investitori nuk i ka ndërprerë punimet pa u pajisë me leje ndërtimore, nuk e ka respektu aktvendimin për pajisje me leje ndërtimore dhe ka bërë heqjen e shiritave, e cila është vepër penale, i  cili objekt ka qenë i konservuar nga ana e objektit. Gjithashtu, edhe mosrespektimi i procesverbalit për ndërprerjen e punimeve deri sa të pajiset me leje ndërtimore, prandaj këto janë arsyet për të cilat është nxjerrë ky konkluzion”, ka thënë Rrafshi- Lumi.

Lidhur me rindërtimin e objektit pa leje nga investitori Gashi, Rrafshi- Lumi tha se nga inspektori i ndërtimit është informuar se i njëjti ka vazhduar punimet pa leje ndërtimore.

E pyetur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha, e akuzuara Rrafshi-Lumi ka mohuar se me këtë rast ka pasur ndonjë përfitim për vete apo personin tjetër.

Ndryshe, të panishëm në këtë seancë nuk ishin të dëmtuarit: Haziz Tafaj dhe përfaqësuesi i Komunës së Suharekës, për të cilët gjykatësja Krusha tha se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Në këto rrethana, seanca e sotme është ndërprerë, kurse ajo e radhës është caktuar më 3 korrik 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 19 prill 2021, e akuzuara Jehona Rrafshi-Lumi ngarkohet me veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i akuzuar Hafir Maliqaj, ngarkohet me dy vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se akuzuara Rrafshi-Luma, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e pastaj nuk e përmbush detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se në vend të inspektorit të ndërtimtarisë ne cilësinë e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës se Suharekës, nxjerr konkluzion 09 Nr.109, të datës 26 maj 2020, e pastaj më 29 maj 2020 në vendngjarje ne parcelat kadastrale nr.2667-0 dhe 2685-0 , pronë e të dëmtuarës “AgroKosova – Holding ” , në rrugën “Ukë Bytyqi” në lagjen Shirokë të Suharekës,  nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të ndërtuar pa leje, të investitorit Blerim Gashi dhe kësisoj i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat e të dëmtuarës.

Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 e lidhur me paragrafin 3 pika 3.6 të KPRK-së./Media Ndërtimi

Continue Reading

Gjykim

Dështon të mbahet seanca gjyqësore në rastin e 53-milionëshit

Published

on

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin e 53-milionëshit ku të akuzuar janë ish-ministri Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, nën akuzat se të njëjtit janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani njoftoi palët në procedurë se anëtari i trupit gjykues Vesel Ismaili nuk mund të jetë prezent në këtë gjykim për arsye shëndetësore.

“Siç e shihni edhe vet trupi gjykues nuk është në përbërje të plotë për shkak të mungesës së anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Vesel Ismaili. I njëjti nuk është mirë me shëndet, gjendet në trajtim mjekësor. Paraprakisht ka njoftuar edhe udhëheqësin e departamentit se për shkaqe shëndetësore nuk mund të prezantojë”- tha kryetarja e trupit gjykues Violeta Namani.

Përveç seancës së sotme, është anuluar edhe seanca e sila ishte paraparë të mbahej nesër.

Seancat e radhës për këtë rast u caktuan të mbahen më 12, 13, 14 dhe 17 korrik 2023.

Përndryshe sot ishte paraparë që të dëgjoheshin dy dëshmitarë, ish-ministri i Financave dhe tash kryetari i Komunës së Jugut, Bedri Hamza dhe Fitim Krasniqi, të cilët ishin prezentë në sallë.

Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Bedri Hamza pritet të dëshmojë sot në rastin e “53-milionëshit”

Published

on

Bedri Hamza, ish-ministër i Financave, aktualish kryetar i Komunës së Mitrovices pritet që sot të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “Rasti i 53 milionë eurove”, ku ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në seancën e fundit në këtë rast kishte dhënë dëshmin e tij edhe Bajram Hasani, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, i cili kishte deklaruar se nëse nuk do paguheshin këto 53 milion, më vonë Kosova do të duhej të paguante 200 deri në 300 milionë euro.

Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 19 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më 18 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending