Kohë më parë KAWA Group themeloi sektorin KAWA Construction, ku punësoi numër të madh të punëtorëve, që do të punojnë në kompleksin e ri Lord Residence.
Kur koha po afron për punimet e vrazhda, të punësuarit janë trajnuar për sigurinë dhe shëndetin në punë. Këta punëtorë u njoftuan nga profesionistë të fushave me legjislacionin në fuqi, sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe të drejtat dhe obligimet e tyre gjatë punës.
Pronari i KAWA Group, Valon Vataj theksoi se e gjithë kjo po bëhet me qëllim të rritjes së standardit të punës.
“Ju dëshirojë mirëseardhje në kompaninë KAWA, një kompani që do të ngrisë standardin, por njëkohësisht do të ngrisë edhe vetëdijen tek kompanitë tjera sa I përket obligimeve tonë ligjore, që dalin për juve si punëtorë. Vlen të theksohet se ne sot diskutojmë jo vetëm për obligimet tona ligjore ndaj punëtorëve, por edhe përgjegjësitë e juaja në raport me ligjin. Ne mund të marrin iniciativa, që të instalojmë standard, por nëse nuk aplikohen nga ju do të jetë problem që t’i evitojmë gjithë ato vdekje e probleme që ndodhin në ndërtim”, tha ai.
Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kjo që po bën KAËA Group është shembull për punëdhënësit e tjerë.
“Besoj që ky është një shembull i mirë edhe për kompanitë tjera. Sot mund të jeni këtu, nesër diku tjetër, por është me rëndësi që të gjithë ta ndjekin këtë shembull. Ne po e shohim që pa punëtorë të motivuar nuk mund të ketë as kompani të zhvilluar”, tha Rukiqi.
Në kuadër të rritjes së standardit, krahas kushteve më të mira të punës në sektorin e ndërtimit, këta punëtorë kanë fituar edhe sigurim shëndetësor dhe jetësor. E, këto sigurime për herë të parë po mbulohen 100% nga një kompani, gjë që nuk ndodh tek kompanitë tjera.
“Ne kemi 10 mijë të siguruar në fushën e sigurimeve shëndetësore, por kjo është e para kompani që bën sigurimin shëndetësor dhe jetësor të punësuarve të saj, duke ia mbuluar 100 % pagesën e këtij sigurimi”, deklaroi zëvendësdrejtoresha e Sigal Uniqa Group Austria, Anila Pishtari.
Nga ana e ekspertëve u konsiderua se KAWA Group ka bërë diferencën me kompanitë e tjera sa i përket kushteve të punës.
Nga punëtorët u kërkua të zbatojnë atë që ofrohet nga kompania, sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Edhe i punësuari ka përgjegjësi se si vepron, nëse e bën një veprim me qëllim. Këtu e kemi dispozitën që është në kundërshtim me ligjin, sepse ligji në një vend thotë që për lindje të fëmijës babai ka pushim 2 ditë dhe në vend tjetër thotë 3 ditë dhe punëdhënësi këtu ka shkuar me standardin më të lartë, në mënyrë që ju t’i keni të drejtat e garantuara”, u shpreh ligjëruesi i legjislacionit të punës, Lulzim Aliaj.
Profesori i sigurisë në punë, Izet Shehu potencoi se në Kosovë siguria në vendin e punës po trajtohet sikur të jetë e dorës së dytë.
“Deshëm apo nuk deshëm siguria në vendin e punës po trajtohet si të jetë e dorës së dytë, pa dashtë të kritikoj , por ky është realiteti deh si faktorë e të menduar të gabuar e kemi një situatë çfarë e kemi. Punëtorëve u duhet siguria, pastaj puna”, theksoi ai.
Ndërsa, punëtorë edhe u certifikuan për ndjekjen e këtij trajnimi, i cili do t’iu shërbej në punën praktike gjatë jetësimit të kompleksit LORD Residence dhe të tjerë.
Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.
Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).
PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.
Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.
Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.
Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.
Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi
Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.
“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.
Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.
“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:
Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.
Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha
Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.
Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!
Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.
Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.
Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.
Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi
Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.
Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).
Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.
Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.
P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al
Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.
Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.
Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.
Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.
Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.
Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login