Aktuale
Katarina Palushaj, urbanistja që po magjeps me portrete të skicuara në kohë karantine
Published
5 years agoon
Një “notification” nga rrjeti social “Instagram” i kishte ardhë Katarinës në telefon në një ditë nga ditët e shumta karantinoze. Ajo kishte marrë një nominim që të skiconte ndonjë karrige të dizajnervë të famshëm botëror. Këtu filloi gjithçka, që ekrani i vogël i telefonit të vezhgatet nga gishti i saj për të krijuar portrete të skicuara.
Rrëfim nga Uran Haxha
Katarina Palushaj është arkitekte që punon si zyrtare urbane në UN-Habitat. Ajo ka përfunduar fakulteti në Prishtinë dhe gjithmonë përkrah pjesës së detyrueshme akademike, i është bashkuar aktiviteteve, projekteve e shkollave verore. Në kohën kur u vendos që të mbahej distanca sociale dhe gjithë rregullat tjera që do të ndihmonin në parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit COVID-19, ajo filloi edhe të punojë nga shtëpia, e bindur që ky është kontributi më i mirë për shoqërinë.
“Fillimisht ishte një ndjenjë shumë e cuditshme, me dukej si kohë lufte me supermarket e zbrazura prej produkteve, dezinfektimi mostakimi me shoqërinë, e me ndejtë larg prindërve për dy javët e para. Edhepse në ditët e para ka qenë më vështirë, mbyllja brenda murëve të shtëpisë, ka qenë e vetmja mënyrë që une e kam jap kontributin tim në shoqëri”, thotë Katarina.
Mirëpo, ditën brenda karantinës ajo e ka bërë atraktive me portretet e skicuara, që gjithçka e realizon me “MarkUp” të iPhone-t të saj. Kur nisi t’i postonte këto portrete, kërkesat e mbuluan dhe tash nuk i zë as një faqe A4 e mbushur me ta. Secili kishte dëshirë ta ketë një portret të tillë. Edhe unë po që po shkruaj këtë rrëfim, s’mund ta fsheh dëshirën për një të tillë. Janë portretë tërheqës, janë ndryshe.
“Idea për portrete të personalizume ka ardhë prej shoqnisë time të ngushtë që kanë kërku me i skicu portretet e tyre. Mandej ka pasë kërkesa prej shoqnisë, e edhe prej personave të tjerë që më kanë shkru nëse mundem me ja u realizu portretet e tyre. Pasi portretet i realizoj në kohën time të lirë, ende i kam dy faqe me emra të personave që më kanë kërku me i skicu, e në atë listë kam edhe familjar dhe shoqni të ngushtë që më kanë thanë kam prit që ma bon ma herët”, rrëfen Kati, si e thërrasin shoqëria apo ai rreth që tashmë ka një portret të saj.
Dita në karantinë ka qenë një sfidë për të gjithë. Shumë psikologë e sociologë kanë bërë punime tashmë për të treguar si janë adaptuar njerëzit. Gjithçka ndodhi shpejtë. Si arkitekte urbaniste, ajo punë ka planifikimin. Kështu veproi edhe më kohën e saj.
“Mua personalisht më ka ndihmu mbajtja e rutinës time të zakonshme, me u zgju herët, me i kry punët sipas orarit të punës dhe prapë në fund të ditës me pi kafen me shoqet ose motrat e mia, vetëm se tash virtualisht. Me mbylljen në shtëpi kam pasë kohë ma shumë me e jep dorën e fundit disa projekteve që nuk i kam përfundu plotësisht, me përgatitë ushqim, me i përfundu disa libra dhe disa seriave në Netflix haha”, tregon e qeshet sepse ndoshta kaq shumë seri nuk kishte menduar t’i shihte për kaq kohë, e aq më pak në këtë kohë.
Ajo po shfrytëzon këtë kohë edhe për ngritje profesionale duke ndjek kurse online, e duke mësuar edhe gjuhën serbo-kroate, zatën të jep përshtypjen se hulumtimin e do. Me një gjuhë të tillë gjithë dokumentet e vjetra të planifikimit do të mund t’i lexojë e në rajon do të mund të hulumtojë gjithashtu.
Kur e pytet për planet profesionale e artistike, për atë se sa ka reflektuar, ajo nuk dha thjeshtë një përgjigje. Dha diçka që tingëllon më shumë se kaq, pa çka po e shkoqisim të plotë si citat.
“Të gjitha aktivitetet dhe planet që i kam planifiku për këtë periudhë më janë postpone ose anuluar, si cdo njeriu tjetër po supozoj. Ka qenë kohë e mirë me reflektu për të përkohshmen, që cdo gjë është e përkohëshme edhe ne duhet me u adaptu sipas rrethanave, qofshin në profesionale apo personalen. Ne po jetojmë në një të ardhme “pa të ardhme”, afatshkurtë po mendoj, deri në lajmërimin e rradhës. Në këtë periudhë e kemi mundësinë me i bo gjërat në mënyrën që i shijojmë, me punu prej 8 të natës e jo prej 8 të mengjesit, me ushtru në mengjes e jo kur kthehesh prej punës, e me kalu kohë e me u ndëgju me ma të dashturit tonë që shpesh jeta dinamike nuk na mundëson. Tendenca me krahasu veten para, në dhe pas periudhës historike të COVID-19, si periudhë reflektimi dhe vetkritike me një pasiguri se cka sjellë dita e nesërmen, ka ndiku që me i rimendu vendimet e planet e bëra e me ju jep prioritet atyre që kanë më shumë rëndësi. E këto skica portretesh kanë qenë reflektim i kësaj periudhe, pasionit tem me vizatu/skicu dhe dashninë ndaj njerëzve që i skicoj. Një ide që më ka ardhë në këto momente reflektimi është me i ekspozu të gjitha punimet gjatë kësaj faze”, thotë Katarina, që na bën që edhe ne ta shohim ndryshe kohën e kaluar.
Kur shohim punën e Katarinës, e e shohim pak profilin e saj digjital në rrjete sociale, shohim që ajo dhe arti bashkjetojnë gjatë. Ajo ka shpërthyer më parë edhe më pasionin e saj për fotografinë, ku në platformën “EyeEm” ka shitur fotografitë e saj edhe për revista me nam botëror, si Vouge, edicioni i Britanisë së Madhe.
Ndoshta keni mundur të e mendoni këtë mbiemër si të njohur, Palushaj. Po, është Katarina motra e Leonidit, piktorit që ka bërë një ashensor të Lakrishtës, më të bukurin në vend. Duket se arti qysh herët në kohë është ulur këmbëkryq në pragun e Palushajve./ndertimi.info/
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login