Connect with us

Aktuale

Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë produkte të disa kompanive evropiane

Published

on

Anija gjigante “Ever Given” nuk po e mban më bllokuar kanalin e Suezit, por kriza që krijoi duket larg përfundimit.

Kompanitë janë të detyruara të durojnë një betejë të zgjatur ligjore me shpresën e rikuperimit të mallrave me vlerë qindra miliona dollarë që kanë mbetur në anijen e konfiskuar prej muajsh.

IKEA dhe Lenovo janë disa nga kompanitë me produkte të bllokuara në anijen në pronësi japoneze që bllokoi Kanalin e Suezit për gjashtë ditë në mars.

Firmat më të vogla si prodhuesi i biçikletave Pearson 1860, gjithashtu kanë produkte të rëndësishme për biznesin e tyre, të ngecura në anije.

“Ne nuk mbajmë shumë shpresë për të parë stokun tonë këtë vit dhe megjithëse është i siguruar në transit, duket se ka pak shanse për të parë një zgjidhje për muaj me radhë, apo më keq, me vite”, tha drejtori i Pearson 1860.

Biznesi e tij ka produkte me vlerë më shumë se 100 mijë dollarë në anije.

IKEA i tha CNN Business se ka një larmi produktesh në bordin e anijes, por nuk pranoi të jepte specifikime të mëtejshme në lidhje me dërgesën. Lenovo gjithashtu konfirmoi se ka ngarkesa në anije, ndërsa një zëdhënës tha se kompania “po mendon si të rikuperojë mallrat”.

Një gjykatë egjiptiane konfiskoi Ever Given dhe kontejnerët e saj të ngarkesave, pasi autoriteti i Kanalit të Suez paraqiti një kërkesë fillestare kompensimi prej 916 milionë dollarësh kundër pronarit të anijes japoneze, Shoei Kisen Kaisha për dëmet dhe humbjet e shkaktuara kur anija u përplas në një pjesë të ngushtë të kanalit, duke shkaktuar bllokimin e trafikut.

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending