Connect with us

Trashëgimia

Kalaja e Tepelenë do të rinovohet për 8 milionë euro

Published

on

Kalaja e Tepelenës do t’i nënshtrohet një projekti që synon të bëjë rrjetëzimin dhe përmirësimin e vlerave të Kalasë, pjesë e planit të FSHZH në tre vite.

Tashmë ky institucion ka nisur procedurën e prokurimit së bashku me projektin “Rigjenerimi Urban në zona periferike dhe informale dhe në fshatra me popullsi të dendur” dhe së bashku fondi limit është pak më shumë se 8 milionë euro, raporton Monitor.al.

Fondi nënvizon se Kalaja e Tepelenës, për shkak të historisë së krijimit të saj, paraqet një potencial të madh turistik, i cili duhet zhvilluar dhe shfrytëzuar, për rritjen e ofertës turistike të qytetit dhe nxitjen e ekonomisë lokale.

“Nga ana tjetër, pozicioni strategjik i Kalasë dhe qytetit të Tepelenës në përgjithësi, i ndodhur midis dy qyteteve që aktualisht janë treg turistik, si Gjirokastra dhe Përmeti, por edhe përgjatë rrugës nacionale që lidhet me Greqinë dhe më shumë destinacione të tjera në jug, favorizon futjen e këtij produkti turistik që do të krijohet, në zinxhirin e ofertës turistike të jugut.

Duke konsideruar se aktualisht, në Gjirokastër dhe Përmet, është duke u zbatuar nga FSHZH, me financim të BB, Programi i Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turistik, kjo ndërhyrje strategjike në Kalanë e Tepelenës, do të diversifikonte portofolin e turizmit të qarkut Gjirokastër në përgjithësi” thuhet në dokument.

Por cilat janë ndërhyrjet që parashikon në fakt projekti për Kalanë e Tepelenës? Së pari sistemimin e hapësirave publike ndërmjet objekteve dhe integrimi i tyre urban dhe funksional.

Së dyti përmirësimin e rrugëve lidhëse dhe komunikuese të objekteve të ndodhura në zonë, me qëllim plotësimin e rrjetit rrugor të brendshëm.

Së treti ndërhyrje rehabilituese dhe përmirësuese të fasadave, çative, mureve rrethuese, dyer, dritare, e të gjithë elementëve të “huaj” etj. duke synuar unifikimin dhe integrimin në kontekstin e ri urban.

Së katërti idejimi dhe ndërtimi i strukturave që mundësojnë krijimin e pikave të reja vrojtimi dhe panoramike të peizazhit përreth dhe përtej mureve të Kalasë.

Së pesti mobilim urban, ndriçim publik dhe estetik i Kalasë, rrugëve lidhëse, hapësirave publike, objekteve. Po kështu idejimi i sistemit të informimit dhe orientimit turistik, si dhe qarkullimit të këmbësoreve dhe automjeteve, sinjalistikë, tabela informuese./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Ministri Çeku viziton Ulpianën, vend ku po kryhen kërkime arkeologjike

Published

on

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit Hajrulla Çeku ka vizituar gjatë të premtes Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana për të parë nga afër punimet që po kryhen në kuadër të kërkimeve arkeologjike.

Gjatë vizitës në këtë lokalitet, Çeku u takua me përfaqësuesin e Universitetit të Parisit “Ecole Normale Superieure”, Christophe Goddard si dhe arkeologët Arben Hajdari dhe Milot Berisha.

Aty ai u njoftua nga afër për ecurinë e punës, gjetjet e deritanishme dhe fazat e ardhshme të punimeve.

Programi për gërmime në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana po realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Prishtinës, Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Shkollës së Lartë Normale pranë Universitetit të Parisit.

Përmes këtij programi është siguruar mbështetje teknike, shkencore dhe financiare me synim zhvillimin e Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana si aset me vlera të rëndësishme historike, artistike, shkencore e ekonomike./ Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

3.4 milionë euro do të investohen në rinovimin e 13 shtëpive në Janjevë  

Published

on

Me 1.4 milion euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 2 milion nga Bashkimi Evropian, projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” filloi zbatimin, me fokus në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike ku parashihen ndërhyrje restauruese dhe revitalizuese në 13 shtëpi të vjetra, hartimi i Strategjisë për Zhvillim të Turizmit Kulturor dhe Natyror, fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve lokale për zhvillim të qëndrueshëm lokal, e mbështetja e komunitetit përmes granteve.

Në vizitë në Janjevë ishin prezent kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të shoqëruar nga stafi i projektit të UNDP të cilët bënë një përditësim mbi gjendjen aktuale të projektit dhe punën që do të bëhet në vazhdim.

Si fshat multietnik, Janjeva ka rëndësi të madhe kulturore e historike, e puna në asetet e trashëgimisë kulturore në këtë vend ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mirëfilltë kulturor e promovimin sa më të mirë të potencialit të Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Janjeva destinacion unik dhe me kulturë të larmishme

Published

on

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Kryetarin e Komunës së Lipjanit vizituam objektet e trashëgimisë kulturore dhe u takuam me komunitetet lokale në Janjevë.

Janjeva është një fshat unik dhe me kulturë të larmishme që përballet me probleme socio-ekonomike, me popullsi në pakësim dhe humbje të trashëgimisë kulturore, e cila në të vërtetë është magjepsëse.

Për t’i adresuar këto sfida, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) u fut në partneritet me Bashkimin Evropian (BE)  dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Janjevës, përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve dhe promovimin e potencialit të saj turistik.

I shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku dhe me Kryetarin e Komunsë së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizituam disa shtëpi brenda qendrës historike të Janjevës, të cilat do t’i nënshtrohen restaurimit dhe adaptimit për ripërdorim.

Ne gjithashtu takuam përfaqësues të komuniteteve të saj dhe diskutuam për ndërhyrjet që do të realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së Janjevës dhe hapsirave publike të saj, rehabilitimit dhe restaurimit të vendbanimeve të vjetra, tregtisë dhe zejtarisë, duke treguar përkushtimin për zbutjen e papunësisë përmes angazhimit ekonomik. Ne gjithashtu u shoqëruam edhe nga stafi i projektit të UNDP, të cilët bënë përditësimin e gjendjes aktuale të projektit dhe punës në vazhdim.

Projekti i titulluar “Trashëgimia kulturore si nxitëse për ringjallje ekonomike të Janjevës”, fokusohet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Ai përfshin realizimin e punimeve për ruajtjen dhe forcimin e infrastrukturës turistike të objekteve të trashëgimisë, veçanërisht nëpërmjet investimeve në infrastrukturën turistike, asistencës për zhvillim institucional të turizmit dhe asistencës profesionale për investime që do ta rrisin ofertën e produkteve turistike.

Ndërhyrja e komunitetit dhe puna përgatitore për ndërhyrje në shtëpi, në infrastrukturën e ujësjellësit dhe të kanalizimit tashmë është duke u zhvilluar dhe rinovimi i shtëpive të përzgjedhura do të nisë në shtator./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending