Connect with us

Trashëgimia

Hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës, evokon rezistencën për liri

Published

on

Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës e cila mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze i cili paraqet narrativën dhe rezistencën popullore të të burgosurve politik në të gjitha burgjet e Kosovës.

Hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës me ekspozitën e përkohshme ”Burgu i Idealit” do të mbahet me, të martën më 12 korrik 2022 nga ora 17:00 në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë

Muzeu do të jetë i hapur për vizitorët në këtë orar: E martë – e diele 10:00 – 19:00./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Duke mbjellur pemë, zbulon mozaikun bizantin në Gaza

Published

on

Një mozaik i zbukuruar bizantin i dyshemesë që tregon një shumëllojshmëri zogjsh shumëngjyrësh dhe kafshë të tjera është zbuluar rastësisht në Gaza në Palestinë, pasi një fermer palestinez ishte duke mbjellur pemë të reja në tokën e tij.

Salman al- Nabahin e zbuloi reliken gjashtë muaj më parë, teksa punonte në kopshtin e tij të ullirit, rreth një kilometër nga kufiri me Izraelin.

Duke parë se disa pemë nuk kishin zënë rrënjë si duhet, Nabahin thotë se ai së bashku me djalin e tij filluan të gërmojnë, derisa sëpata e djalit goditi diçka të fortë në tokë.

“Kërkova në internet dhe mësuam se ishte një mozaik i epokës së bizantit. Unë e shoh atë si një thesar, më të shtrenjtë se një thesar. Nuk është personal por i përket çdo palestinezi” thotë babai i shtatë fëmijëve.

Ministria Palestineze e Turizmit dhe Antikiteteve tha se dyshemeja përfshinte disa panele mozaiku që përshkruanin kafshë dhe tipare të tjera të jetës shoqërore gjatë epokës bizantine.

“Zbulimi arkeologjik është ende në fazat e tij të hershme dhe ne presim të dimë më shumë për sekretet dhe vlerat e qytetërimit. Ekipet kombëtare kërkimore po punojnë në partneritet me ekspertë ndërkombëtarë dhe shkencëtarë nga Shkolla Franceze e Arkeologjisë” thuhet nga kjo ministri.

Gaza është e pasur me antika dhe vitet e fundit janë bërë disa zbulime, por për shkak të mungesës së fondeve dhe profesionistëve përkatës, Gaza zakonisht ka ftuar grupe ndërkombëtare për të ndihmuar në procesin e gërmimit dhe ruajtjes./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Në Bullgari zbulohet qyteti 7 mijë vjet i vjetër

Published

on

Qyteti i humbur i quajtur Perperikon me një vjetërsi prej 7 mijë vjetësh është zbuluar së fundmi në Bullgari nga arkeologët e këtij shteti.

Deri në fillim të shekullit 20-të, Bullgaria ishte pjesë e rajonit historik të quajtur Thrakia.

Thrakët shquheshin për luftëtarë të fortë dhe shpesh merreshin si mercenar nga grekët dhe romakët.

Tani, arkeologët bullgarë, po e vënë në dritë një nga qytetet e tyre më të mëdha që ka mbetur i fshehur për shekuj në një kodër të largët.

Elementet e para të ndërtimit të këtij qyteti u zbuluan rreth 20 vjet më parë nga arkeologu Nikolay Ovcharov.

Qyteti përfshin qeramika që datojnë në vitin 5000 para erës së re, pos qeramikave aty vërehet edhe një ndër tempujt më të hershëm të krishterëve, një pallat shumëkatësh dhe një fortesë romake me mure të trasha 2.8 metra.

Por Ovcharov beson se ky vend daton shumë më herët se periudha e romakëve, dhe provat e reja sugjerojnë se ky është vendi i orakullit përrallor të Dionisit, ku në një ritual zjarri, Aleksandri i Madh parashikohej të ngrihej në pushtet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, kantieri më i ri i restaurimit

Published

on

Muzeu Arkeologjik i Durrësit është kantieri më i ri i restaurimit, që do ta shndërrojë atë në qendrën më të rëndësishme dhe më të vizituar të trashëgimisë kulturore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ky kantier i ri është pjesë e programit EU4Culture Albania.

Muzeu Arkeologjik është një burim me rëndësi arkeologjike ndërkombëtare. Duke marrë parasysh kushtet ekzistuese, ndërtesa ka pësuar dëmtime në shumë lokacione për shkak të tërmetit, e në disa lokacione, struktura mbajtëse është prekur.

Fasada, dritaret dhe sipërfaqet e brendshme gjithashtu pësuan dëmtime të vogla. Mungesa e përgjithshme e mirëmbajtjes është gjithashtu e dukshme kudo, veçanërisht në katet e sipërme dhe zonat e pasme e të jashtme.

Rijetësimi i propozuar ofron mundësinë që siti të jetë në pararojë të muzeologjisë dhe konservimit, duke zbatuar gjithashtu një model të qëndrueshëm biznesi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending