Connect with us

Auto

Ka mbetur mbrapa në tregun e veturave elektrike, Mazda investon 11 miliardë dollarë për përshpejtimin e tranzicionit

Published

on

Mazda ka mbetur pas krahasuar me pjesën tjetër të grupit, ndërkohë që gara për fitim pjese tregu për automjete elektrike bëhet më e ethshme.

Pasi u kritikua për zhvillimin (ose mungesën) e automjeteve elektrike, Mazda synon të arrijë 40% të shitjeve të automjeteve elektrike brenda vitit 2030, me një strategji investimi prej thuajse 11 miliardë dollarësh për të përshpejtuar tranzicionin.

Ashtu si shtëpitë rivale automobilistike japoneze, Toyota dhe Honda, Mazda është një nga më të ngadaltat në sektor për të kaluar tek automjetet elektrike.

Mazda nisi prodhimin e makinës së parë 100% elektrike, MX-30, në vitin 2020 dhe prej atëherë nuk ka përparuar shumë. MX-30 doli fillimisht në shitje në tregun europian, ku rregullat më të ashpra ishin, me shumë gjasa, faktor vendimtar.

Pas debutimit në Shtetet e Bashkuara, shumë ishin entuziastë të shihnin se si makina elektrike e Mazda do të përballej me shtëpitë e tjera automobilistike tradicionale që kishin prezantuar makinat e tyre me emetime zero. Entuziazmi u shua shpejt, duke qenë se MX-30 kishte çmim duke nisur nga 33 mijë dollarë dhe autonomi vetëm 100 kilometra.

Mazda ka shitur në total 505 MX-30 deri në gusht, të gjitha në Kaliforni, ku shtëpitë automobilistike janë të detyruara të shesin një sasi të caktuar automjetesh me emetime zero.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Mazda konfirmoi se modeli i tyre i parë EV ishte shitur plotësisht në SHBA ndërkohë nuk pranoi të komentonte nëse një model i vitit 2023 ishte apo jo në program.

Pas një prezantimi zhgënjyes në tregun e automjeteve elektrike, Mazda po shton përpjekjet, pasi kërkesa për automjete plotësisht elektrike vazhdon të rritet globalisht.

Shtëpia automobilistike japoneze njoftoi synimin për të shpenzuar rreth 10.6 miliardë dollarë (1.5 trilionë jenë) deri në fund të vitit 2023 për të fuqizuar zinxhirin e vet të furnizimit për automjete elektrike dhe për të shpejtuar prodhimin.

Sipas Mazda, shtëpia automobilistike do të kërkojë partnerë që ta ndihmojnë të arrijë objektivat e saj, duke u mbështetur në idenë “të krijosh së bashku me të tjerët”.

Plani i ri i menaxhimit të Mazda, përfshin, për shembull, disa pika kyçe:

Neutraliteti i emetimeve të karbonit – Arritja e neutralitetit të emetimeve të karbonit brenda vitit 2050, me një objektiv të ri ndërmjetës për t’i bërë fabrikat Mazda neutrale nga pikëpamja e emetimeve të karbonit në nivel botëror brenda vitit 2035.

 Strategjia EV – Për të ndihmuar kompaninë për të fituar terren në garën e makinave elektrike, Mazda ka paraqitur një qasje në tri faza.

Faza e parë, Mazda do të përdorë teknologjinë ekzistuese për të “prodhuar produkte tërheqëse”.

Faza e dytë konsiston në prezantimin e një hibridi të ri në Kinë.

Faza e tretë dhe e fundit përfshin promovimin e “lançimit të plotë të makinave elektrike me bateri dhe mundësinë për të investuar në prodhimin e baterive”.

Si rezultat i përpjekjeve të reja, Mazda parashikon që kuota e automjeteve elektrike të jetë nga 25% deri në 40% deri në vitin 2030./Media Ndërtimi

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW ka ndërtuar disa automjete me tinguj fenomenal.

Published

on

Por, me sa duket vetura e garave M3 GTR e viteve të 2000 mund të marrë “çmimin” për BMW-në me tingullin më të mirë në planet, përcjell Telegrafi.

Ndryshe nga M3 e gjeneratës E46 e cila fuqizohej nga gjashtë motorë, GTR përmban një motor V8 4.9 litërsh i cili jo vetëm që i dha modelit më shumë fuqi, por e bëri atë edhe të tingëllojë shumë më mirë.

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali në YouTube NM2255 shfaq serinë M3 GTR që fillimisht u pa në Mugello të Italisë. Ky model ende e ka motorin origjinal me tetë cilindra dhe transmision automatik me gjashtë shpejtësi.

Dhe është e sigurt të thuhet se ka tingullin më të mirë që keni dëgjuar ndonjëherë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv

Published

on

Mercedes mund të ketë anuluar modelin e çuditshëm sedan Maybach, por me sa duket po dizajnon në një tjetër automjet të veçantë sportiv.

Raportohet se AMG po zhvillon një EV me katër shifra kuaj fuqi, model ky i cili do të prezantohet në vitin 2026, përcjell Telegrafi.

Supozohet se modeli i ri nuk lidhet me asnjë produkt ekzistues të Benzit, por do të mbështetet nga platforma e ardhshme AMG.EA.

Me madhësi sa Vision AMG, EV i ri do të jetë rival i Lotus Electre dhe modelit të ardhshëm elektrik të Porsche.

Është e paqartë se sa motorë do të ketë, mirëpo të paktën dy janë planifikuar pasi EV do të ketë sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Modeli ende i paemëruar me sa duket do të jetë pasardhësi elektrik i AMG GT me katër dyer Coupe.

Ndryshe, thuhet se Mercedes tashmë po bën ndryshime edhe në fabrikën gjermane në Sindelfingen për të akomoduar prodhimin e SUV-ve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending