Skulptura e Jezusit në kryq, e paraqitur në një mënyrë të veçantë me mjekër e mustaqe si de gjymtyrë të tejzgjatura është sipas studiuesve statuja më e vjetër prej druri në Europë.
Sipas datimeve të kryera me radiokarbon nga një grup ekspertësh, rezulton se skulptura e quajtur “Fytyra e Shenjtë e Lucca”-s, daton mes shekullit të 8 dhe 9-të.
Sipas legjendave mesjetare italiane, skulptura prej druri është realizuar nga Nicodemus që ndihmoi Josifin nga Arimathea në varrimin e Jezusit.
Sot statuja qëndron aty ku nga Palestina u transportua me anije mbi 1,000 vite më parë, në katedralen San Martino të qytetit Lucca në Itali.



You must be logged in to post a comment Login